visi baner 5

Eksportet “Made in Albania”, 12 % më shumë se një vit më parë

Eksportet e produkteve bujqësore, blegtorale dhe agro-ushqimore kanë rezultuar me një rritje prej 12 % në 6-mujorin e parë të këtij viti, krahasuar të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat paraprake që vijnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se për periudhën janar – qershor të këtij viti eksporte më të mëdha ka pasur për produktet blegtorale dhe për perimet. Ekspertë të bujqësisë shpjegojnë se rritja e prodhimit vendas dhe cilësisë, si dhe modernizimi i teknologjive në fermat blegtorale, bujqësore dhe agro-përpunim janë faktorët kryesorë që sollën rritje të eksporteve dhe ulje të pjesshme të importeve. Më konkretisht në total për eksportet e produkteve bujqësore, blegtorale dhe agro-ushqimore ka rritje në vlerë prej 12 %, krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit 2011. Në kategori të veçanta, nga janar – qershori 2011, eksportet e produkteve blegtorale kanë rritje në vlerë me 54 % në janar-qershorin 2012. Për të njëjtën periudhë krahasimore, nga janar – qershori 2011, eksportet e produkteve bujqësore janë rritur në vlerë me 1% në janar-qershorin 2012, ndërsa eksportet e produkteve agro-industriale janë rritur në vlerë me 12% në janar-qershorin 2012. Në zëra të veçantë, sipas produkteve, të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave tregojnë se zëri ‘perime’ paraqitet me rritje prej 28% në sasi dhe 24% në vlerë. Për sa i përket importeve, në total paraqiten me rritje prej 5 % në vlerë krahasuar me janar-qershorin e këtij viti. Importet e prodhimeve bujqësore janë ulur me 5 % në vlerë, ndërsa ato agro-ushqimore janë rritur vetëm 8 % në vlerë.

 

Reklama-Eagle

Komentet janë mbyllur