visi baner 5

Genta Ismajli: Koha e duhur për të krijuar familje

Këngëtarja energjike Genta Ismajli sapo ka lançuar klipin e saj më të ri “Ole Ole”, një bashkëpunim ky me DJ Blunt dhe Real 1, e cila është pritur mirë deri tani nga fansat e Gentës. Si gjithmonë, Genta di të godasë duke u shfaqur më energjike se kurrë. Në këtë intervistë Genta, edhe pse tepër e angazhuar me koncerte (këto ditë ka qenë në Durrës dhe Vlorë), ka ndarë pak nga puna dhe jeta private me fansat e saj. Ajo thotë se pavarësisht lodhjes përherë gjen energji dhe gjithmonë përpiqet të ketë një pamje të freskët. Ndërsa sa i përket jetës private, këngëtarja ende nuk e ka gjetur dashurinë e jetës. Gjithsesi, ajo mendon se për çdo gjë ka një kohë të duhur, edhe pse koha e Gentës duket se nuk ka ardhur ende.

Genta sapo keni lançuar këngën tuaj më të re, ku sërish jeni mjaft ekspresive, si gjithmonë. Çfarë ju bën të jeni gjithmonë kaq shpërthyese?

Ju falenderoj shumë për komplimentin dhe sinqerisht ndihem shumë mirë pas publikimit të klipit dhe të këngës sime më të re. Më vjen shumë mirë që është pëlqyer shumë nga publiku. Si gjithmonë, puna e bën të vetën në çdo aspekt.

Ku e gjen burimin e energjisë?

Energjinë time e gjej gjithmonë teg publiku, fansat e mi të pandashëm, ndaj jam kjo që jam.

Është e vështirë të jesh përherë “fresh”, sidomos në këtë kohë ku datat e koncerteve janë plot?

Vullneti dhe dashuria për muzikën më bëjnë gjithmonë të jem “fresh”, sidomos kur shoh fansat e mi të cilët kënaqen me atë që e bëj.  Ndihem shumë mirë nga kjo.

Sa e lodhur çohesh në mëngjes, sidomos fundjavave?

Kam energji, edhe pse ndodh që të jem e lodhur. Është shumë normale, por përgatitem mirë për gjëra të caktuara.

Ju këtë herë vini në një bashkëpunim me DJ Blunt dhe Real 1. Si ju lindi ideja e këtij bashkëpunimi?

Ideja për të bërë një bashkëpunim të tillë ka kohë që na vërtitej në mendje. Menduam se tani ishte moment i duhur dhe deri tani ka rezultuar një sukses.

Një këngë ritmike, beson se e ka përherë të siguruar suksesin?

Suksesi varet gjithmonë nga puna që bën, pa marrë parasysh se çfarë kënge është.

Ke ndonjë këngën tënden, e cila lidhet me diçka konkrete nga jeta jote dhe që të emocionon më shumë?

Të gjitha këngët kanë një domethënie dhe secila prej tyre ka emocione specifike.

Duket se ke munguar pak në festivalet shqiptare. Ke ndonjë projekt konkret për këtë vit?

Po është e vërtetë, por ende nuk kam diçka konkrete për në ndonjë festival.

Si i ke marrëdhëniet me fansat?

Siç dhe po shihet, çdo ditë e më mirë. I falenderoj shumë për përkrahjen e tyre.

A ke adhurues të fiksuar mbas teje, që ndoshta të bezdisin?

Jo. Përkundrazi.

Genta, pak kohë më parë ishit në listën e 100 femrave më të bukura të botës, sipas një sondazhi. Çfarë keni menduar kur e morët vesh lajmin?

Më erdhi mirë për këtë gjë sigurisht. Nuk kam menduar ndonjë gjë tjetër, veçse kësaj ndjesie.

A shkuat direkt te pasqyra për të parë veten?

Nuk kisha pasqyrë në ato moment. Isha duke ecur në një nga rrugët e Tiranës, me sa kujtoj (qesh).

E bukur, e suksesshme, tepër energjike, por single. A mund të jetë kjo e vërtetë për një femër si ju?

Po, pse jo?!

E ndien nevojën të kesh dikë pranë, apo më mirë single?

Çdo gjë ka nevojën e vet, kohën e vet.

Është karriera një pengesë për të ndjekur dashurinë?

Jo. Nuk e mendoj kështu.

Ku e sheh kohën ideale, për të krijuar familje?

Në momentin dhe kohën e duhur.

Mendon se krijimi i familjes dhe fëmijët mund të të shkëpusin nga muzika disi?

Jo. Nuk e mendoj këtë. Përkundrazi mendoj se mund të jetë e kundërta.

Ndër koleget, ke më shumë mike apo rivale?

Mundohem të jem me të gjithë mirë. Nuk kam asgjë me askënd.

Tregu i huaj, një realitet i prekshëm apo një ëndërr?

I prekshëm. Vetëm duhet durim.

Reklama-Eagle

NJë përgjigje për "Genta Ismajli: Koha e duhur për të krijuar familje"

  1. marigona  17/07/2012 në 7:51 pm

    Genta Ismajli the best foreever <3<3love youuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu

Komentet janë mbyllur