visi baner 5

Rozana Radi: “Më lodhët, e dua Kreshën”

Këto kanë qenë fjalët me të cilat këngëtarja Rozana Radi u është drejtuar disa portaleve që kanë shkruar 2 ditë më parë për një ndarje të saj me reperin MC. Kresha. Rozi i ka mohuar të gjitha këto, duke shprehur edhe pakënaqësinë e saj për këto thashetheme dhe njerëzit që i sajojnë, ku nuk kupton se përse duan “ta ndajnë” patjetër nga Kresha.Pa u lidhur na bëjnë me të dashur, kur jemi në lidhje, na ndajnë. A kanë familje këta njerëz? Si ka mundësi që duan të na shkatërrojnë jetën me gjëra të pavërteta?! O gazetarë, po si ju zë gjumi, kur e dini që familjarët tanë e gdhijnë duke menduar sa keq na keni bërë me lajme të rreme! Pse doni të na ndani!!!”, – ka shkruar e irrituar Rozana, ndërkohë që për të hedhur poshtë gjithë thashethemet ka postuar edhe një foto të momentit me të dashurin e saj Kreshën. “Kjo është hera e fundit që unë flas për privatësinë time. Mjaft më, se më lodhët! Njerëz, dëgjoni këngët e reja të Kreshës dhe të miat e na mbështesni se kjo është ajo që dimë të bëjmë më mirë. I love you Kresha”, e ka mbyllur prononcimin e saj Rozi. Kjo nuk është hera e parë që shkruhet për krisje të raportit të saj me Kreshën, por deri tani të gjitha kanë qenë thjesht hamendësime, pasi nuk ka pasur asgjë të vërtetë.

Reklama-Eagle

Komentet janë mbyllur