visi baner 5

Sonila Meço:Pushtuesi që rikthehet me telenovela…

 

Ajo është një nga ‘gratë e forta’ të televizionit. (Ndoshta e vetmja grua e fortë e televizionit!) E tillë sepse i përket një race tjetër: vjen nga bota akademike dhe arrin të bëhet televizive. Dhe, ky është pothuajse një kalim ylberi: përgjatë tij mund të zhbëhesh, shndërrohesh ose zhdukesh. Sonila Meço ia ka dalë që thelbit dhe kryeneçësisë akademike t’i veshë shpejtësinë dhe formën televizive. Është një lidhje e lumtur, siç e dëshmon edhe intervista më poshtë.

 

1- Dita e Çlirimit: 28 apo 29 Nëntori?

Dy  dekada në kërkim të një date që prodhon konsensus, dy dekada për t’u dhënë ngjyrë fituesve të luftës, dy dekada për ta degjeneruar debatin në dy të vërteta e në fund të ditës bilanci: bojë e letër harxhuar për të dëshmuar se kur u largua i fundmi gjerman. Rrekja për të politizuar një datë, që, megjithëse produkt i një dekreti,  është simbol, ka harxhuar kaq shumë energji sa më shumë ngjan se po siglojmë ndarjen përtej bashkimit. Çdo shtet ka nevojë për datat, sado sforcueshëm e imponueshëm vendosur, nuk duhet humbur rasti që për përplasje identitetesh ideologjike t’i mësyjmë historisë për t’u pozicionuar secili në istikamin e vet. Në ditët kur përmendet më shumë se ‘buka’ fjala ‘kompromis’ ne e kemi të pamundur ta gjejmë atë edhe për festat. Me apo pa ‘apo’, le ta gjejmë kurajën të biem dakord për një akt formal, pa harruar kthimin e Gjergj Kastriotit në atdhe, pavarësinë, çlirimin pavarësisht ç’solli ai më pas. Qofshin këto në një datë a dy, do të mbeten aty si shenja të forta të historisë së përbashkët të shqiptarëve.

2- Shenjat e cilit pushtues duken më qartë në fizionominë sociale shqiptare?

Pushtimet në shekuj të shqiptarëve, sundimet e gjata, lufta e qëndresa përgjatë tyre kanë ngjizur ndër ne nevojën e formimit të një identiteti të ndryshëm nga ai i pushtuesit. Ngjan se një enzimë e fortë ka ndikuar në unifikimin e kulturës identitare. Nga luftërat ballkanike tek ato botërore kemi dëshmuar se nuk kemi ndenjur urtë, se kemi ditur të bëjmë rezistencë. Edhe në amullinë e kaosin pesëshekullor, në periudhën e zymtë e të errët pas vdekjes së Skënderbeut, kur jetuam gjatë nën perandori, megjithëse në periferi të saj, gjithherë jemi përpjekur t’u rezistojmë pasioneve të fqinjëve për territoret tona. Shumë sjellje tona kushtëzohen nga rezistenca e gjatë kundrejt pushtimit, por kur ky i fundit është i gjatë, shumë i gjatë, për shekuj me radhë, nuk na lë dhuratë veç toponime, emra, ndërtesa e fjalë, por edhe dëshirë për të parë në masë telenovelat në gjuhën e tij (qesh).

3- Kur themi ‘qytet’ në kuptimin ‘polis’, cili prej vendbanimeve shqiptare e meriton këtë emërtim?

Nëse niveli i urbanizimit do të konsiderohej si tregues i mjaftueshëm për zhvillimin e një polisi, Tirana është ende me një draft plani rregullues, e paqartë, e turbullt, e shfrenuar. Por ende me shanset për ta merituar përcaktimin.

4- WikiLeaks, mirë apo keq?

Wikileaks është i sikletshëm për diplomacinë, bezdisës për politikën, shqetësues në termat e sigurisë, fotosintezë për spekulatorët mediatikë, motiv për gazetarinë investigative, me efekt 0 për politikën e jashtme. Megjithatë, zelli për të zhvendosur gjykimin dhe verdiktin përfundimtar te një entitet jashtë nesh nuk qenkërka karakteristikë veç e shqiptarëve.

5- Gegnishtja apo standardi?

Dy hapësira të ndërlidhura, po japin e marrin me më shumë guxim tani. Konvencion i shpirtit, gjuha, shtresëzon shekuj historie e kulture, çdo huamarrje kësisoj duhet bërë me shumë kujdes se të dyja mund të lëndohen, standardi prej një çekuilibrimi nga dyndja e beftë e gegnishtes, por edhe gegnishtja nga fyerja e gjatë akumuluar prej një vendimi deri diku të dhunshëm. Duam apo nuk duam, ashtu si edhe në këto radhë shkruar nga një përmetare, në media, art e kulturë bujtja e gegnishtes po bëhet e pashmangshme, por jo kërcënuese për standardin, që gjithsesi mbetet përbashkues.

6- Shqipëri etnike, apo kështu si jemi mjafton?

Bashkimi ekonomik e kulturor ngjajnë të mundur karshi një teze pretenduese deri në delir si kjo e Shqipërisë etnike. Në këtë vendin tim kam miq edhe nga minoritetet që e duan Shqipërinë, e për këtë jam e bindur që kjo e fundit nuk u përket vetëm shqiptarëve. Ndërsa politikanët gjithnjë e më shumë flasin për bashkimin fizik me hyrjen në Europë, pres ende të bindem e jo thjesht frymëzohem për një kryeministër, një president e një qeveri mbarëshqiptare.

7- A ka një rrezik neo-otoman për Shqipërinë?

Neo-otomanizmi si slogan propagandistik i rri mirë kohërave të krizave, kur të mëdhenjtë humbasin vëmendjen ndaj rajoneve të vogla si Ballkani, për t’u marrë pak më shumë me veten. Në këtë pluhur dhe re paqartësie e pasigurie, nostalgjia formëzon krijesa deri diku garantuese si Fuqitë e Reja Rajonale. Nëse nënkuptohet Turqia si një prej tyre, më ngjan keqkuptim i madh përcaktimi ‘neo-otomanizëm’. Otomanizmi më shpie te perandoria, gjasat e së cilës nuk i shoh kurrkund. Shqipëria, konceptuar historikisht mes Lindjes e Perëndimit, nuk vuan as rënie entuziazmi për t’iu bashkuar Europës e as paragjykim për të bashkëpunuar me miqtë nga lind dielli. Le t’i gjejmë diku tjetër motivet e perspektivës së zhvillimit në Ballkan.

8- A ka pasur një rrezik anglo-amerikan për Shqipërinë?

‘Rreziqet’ e shpallura publikisht janë më shumë pjella të propagandës së pushtetit. Aq më tepër kur ky pushtet është edhe diktatorial. Në ndryshim nga rreziku i mësipërm që i mësyhet Europës për ta shantazhuar në dobësi e sipër, ai anglo-amerikan u injektua për të justifikuar vetizolimin. Ishim shumë të vegjël për të pretenduar pushtimin nga më të mëdhenjtë.

9- Si do i përshkruanit gjurmët në histori të Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, Sali Berishës?

Materia ku shkel gjykimi im është ende e nxehtë dhe gjurmët nuk dallohen dot lehtë pa u ftohur ajo. Përshkrimi im personal është i parëndësishëm, sepse nxënëse kam mësuar me librat e historisë së fillim viteve ’90, ku ideologjia komuniste e kish ende bojën e freskët mbi to; u bëra gazetare me perceptimet mbi historinë në vitet 2000, ku persekutuesit konfondoheshin pa problem me të persekutuarit  dhe ende nuk kam guxim të besoj atë që shkruhet prej atyre që gjykimin e kanë artikuluar në të nxehtë. Në këtë ‘përvëlim’ shqisash e lënde historia të paktën ka rënë dakord të pagëzojë mbret të parin dhe diktator të dytin. Teksa për Berishën, ende nuk kanë nisur të flasin historianët, por vetëm kundërshtarët apo mbështetësit e tij politikë. Çfarë doze objektiviteti mund të kenë bashkëkohësit, që më së shumti njihen për dellin kryqëzues? Kjo vlen për çdo politikan të tranzicionit, pak më shumë për më jetëgjatin e periudhës së pluralizmit

10- Ballist, i/e Legalitetit, partizan apo asnjanës?

Gjyshi im u aktivizua me Ballin, për këtë hoqën keq tre breza deri në vitet ’90. Xhaxhai im doli shumë i ri partizan, për këtë mundën të shpëtojnë diçka tre breza për të njëjtën periudhë. Teksa i pari vuajti për diçka që besonte, të dytit iu shpërblye besimi. At e bir sot nuk jetojnë, u ndanë nga jeta pa ardhur demokracia. Jam e bindur që nuk do habiteshin po të mësonin se një prej nipërve është anëtar i Partisë Lëvizja e Legalitetit. Për këtë nuk di nëse beson, apo e bën sepse të jesh asnjanës nuk është as në modë e as shpërblyese. Në kohët e sotme të merr malli për një kauzë të denjë, paragjykohesh keqas  t’i japësh zë një opinioni, por gjithsesi ia vlen të ‘digjesh’ edhe sepse deklarimi është mbrojtja më e mirë. Andaj me këdo, veç jo asnjanëse.

11- A ishte Partia Komuniste Shqiptare vepër e jugosllavëve?

Lëvizjet komuniste në rajon e patën këtë ndikim. Nuk di të them a qe vepër plotësisht e tyre, por di se ai që e gëzoi bëri shpejt të vetën.

12- Në rrafsh simbolik, si do e shpjegonit Hamza Kastriotin?

Të çdokohshëm. Hamza historia ka plot, madje nuk di nëse do kishte histori pa Hamza. Me lindjen e Gjonit, djalit të Skënderbeut, Hamzai, nipi i tij, humbi çdo shpresë për trashëgimin e principatës së Kastriotëve. Nisi gjithçka nga frika, për të marrë formën e zemëratës dhe frustrimit. Kështu ndodh më së shumti. Të paktë janë ata që ia kanë dalë të kenë sukses pa një akt tradhtie.

13- Po mbretëreshën Geraldinë?

Një histori e trishtë e fisnikes së bukur, viktimë e një eksperimenti të dështuar monarkik, mbretërim vetëm për 354 ditë, dashuri e besnikëri për gjithë jetën. Hollywood-i nuk e bindi dot, pavarësisht tundimit të saj, të bënte një romancë frymëzuar prej historisë së Geraldinës. Bekim për çdo krijues fati i saj.

14- Partizani, Tirana, Dinamo, Vllaznia apo Besa?

Zhgënjyese me dhimbje, nuk e ndjek sot Superligën apo Kategorinë e parë. Por më kujtohet kur me një radio të vogël, dhuratë nga kushërinjtë prej Shkupi në vitet ’80, të shtunat dhe të dielat buçisnin nga zëri i Ahmet Shqarrit dhe Ismet Bellovës për të shoqëruar rrjetën e Shehut, Kolës, Demollarit. Me zemër Partizani, me arsye Dinamo, për spektakël Tirona. Kur im atë më tregon se ç’bënte pasioni i Demnerit të dikurshëm me një top llastiku, zerot pas shifrës së trajnerëve nuk i bëjnë drejtësi futbollit, por basteve.

15- A është frymëzuese figura e Krishtit?

Krishti për një muslimane si unë nuk provokon dilemën profet apo bir i Zotit, por më frymëzon përtej çdo besimtari që kam njohur. Jo për mrekullitë, se ato ndodhin e lindin edhe prej nesh, mjafton të shoh Amarisin çdo ditë. Besimi ynë sfidohet çdo herë nga të paudhët, por urtia e Krishtit, si edhe e profetëve të tjerë, të ndihmon të gjesh ekuilibrin e çmuar mes besimit, familjes dhe punës.

16- Nëse do i përballnit si simbole fetare, historike, sociale, por edhe kulturore, cili ka ndikuar më shumë historinë e njerëzimit, Krishti apo Muhameti?

Pyetje enciklopedike, të bësh një krahasim relativ të influencës së tyre është proces subjektiv. Zoti e di më mirë se përse ka zgjedhur t’i sjellë të dy mesazherët e tij, secili në pjesë të ndryshme, secili në kohë të ndryshme, secili i adhuruar e paragjykuar njëkohësisht. Në një perceptim të shpejtë Muhamedi qe themelues i një besimi të madh botëror e lider politik e ushtarak. Krishti themelues i Krishterimit, figurë qendrore e tij. Por sot influenca e tyre ndihet pak atje ku shtrihet pushteti i vërtetë (tokësor të kuptohemi).

17- Besëtytnitë: i njihni, i sundoni apo ju sundojnë?

Të paarsyeshme në ekzistencën e tyre, shkenca nuk ka mundur t’i sundojë. Unë rrekem t’i njoh, pranoj e jetoj me to. Në një mënyrë a tjetër janë tharm i përjetimit dhe komunikimit social.

18- Si do e përkufizonit Haxhi Qamilin?

Kopuk, finok, megjithëse analfabet, ngritur mbi bashkëfshatarët e pagdhendur, mishërim i mentalitetit tipik të kohës, shaka e historisë, ironi e sistemit komunist, krah i armatosur i injorancës, prodhim mediokër i çdo kohe.

19- A është Gjergj Kastrioti mishërimi i pragmatizmit dhe njëkohësisht indiferencës fetare të shqiptarëve?

Debati për Skënderbeun është ndezur kaq shumë sa çdo ashkël që mund të hedh unë në pak radhë mund të përfshijë edhe të tjera përcaktime në këtë zjarr të madh nga i cili nuk privojmë as heronjtë tanë. Për disa është shpikje e shqiptarëve në kohë të ndryshme në emër të kombit, mit në mbrojtje të Europës për të ankoruar shpresat te kjo e fundit për mbështetje në pavarësi, mit i krishterimit, huazuar nga nacionalistët, e kanë përdorur komunistë e fetarë. Në betejën për t’i vënë sfond mitik a historik, mënyra e gjykimit të tij  në kohë të ndryshme është mishërim i pragmatizmit dhe indiferencës fetare të shqiptarëve. Ai është marrë e rimarrë për të paqtuar interesat e veta çdo sistem, rrymë, përkatësi a individ pa u shqetësuar se me kalimin e shekujve, kohëve dhe epokave ai po zhvishet nga konteksti çdo herë, për t’i veshur fenomenit atë që shqiptarët dinë të bëjnë më mirë, harresën

20- ‘Mbahu nëno mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë’…premtim romantik apo përshkruese e rolit të Diasporës në jetën e Shqipërisë?

Patriotizëm folklorik për disa, ëndrra e diasporës së dikurshme tretur metropoleve amerikane për të tjerë, premtim i dilutuar me shumëfishimin e numrit te diasporës. Ekzistenca e saj para dhe gjatë komunizmit artikulohej në terma të tjerë nga ata që sot mishëron një grupim më i madh, por më pak i organizuar, madje i ndarë sipas orekseve politike në mëmëdhe.

21- Feja e shqiptarit është shqiptaria! A është një kredo e tejkaluar?

Nga koha e artikulimit të Pashko Vashës ka rrjedhur shumë lëng historik, nuk ka më pushtues perandorakë apo komunistë në pushtet. Por një soj rilindjeje mbi këtë katrahurë vlerash e bjerrjeje morali po e lusim të gjithë (të paktën publikisht). Droja që kam në shprehje të ngjashme është se kodoshët populistë përfitojnë nga situatat kaotike, të krizës së besimit e vlerave, për të rimarrë kredo të së shkuarës e për të përligjur kësisoj pushtetin e së nesërmes. A nuk po përmenden ca si shumë sulltanët e portat e larta?????

22- Për këtë diell! Për ideal të Partisë! Për nder të familjes! Për Shqipëri apo, për Zotin?

Për Zotin, nuk po di si të të gjegjem (qesh)!

23- Tradita dhe folklori shqiptar njohin pritën dhe jo duelin. Pse?

Vetëm ai shqiptar, thua? Për më tepër që nuk gjej bazë krahasimore të rasteve të shprehura në traditë e folklor për pritën kundrejt duelit. Prita është një formë zgjedhjeje për të realizuar hakmarrjen, që në kushtet e mungesës së një autoriteti të lartë ndëshkues të gjithëpranuar i lihet në dorë palëve të përfshira. Një formë ekzekutimi që shmang përballjen. Dueli është kalorësiak, më shumë ndër fisnikët apo aristokratët që e zgjodhën si formë përballje në mejdan, siç i thonë fjalës, fiton më i forti e jo ai i zënë në pusi. Të ndikuar nga kanunet, ligjet  zakonore,  folklori dhe tradita njohin këto parime dyluftimi. Tjetër gjë se çfarë kanë bërë shqiptarët në kohë të ndryshme për të mbijetuar, për të vënë nderin në vend, për t’i shpëtuar rrezikut, herë kanë zgjedhur befasinë e pusisë e herë përballjen në duel. Kjo nuk se ndryshon gjë në pasojë, qëllimi është ekzekutimi.

24- A është Kanuni libri më pak i lexuar dhe më shumë i interpretuar ndër shqiptarë?

Përçudnim me kosto të frikshme edhe në shek. XXI. Në vend që të ruhej si një relikte e rregullave të pashkruara që normuan sjelljen shoqërore në breza të tërë, si një trashëgimi kulturore për muze e aq, ai keqinterpretohet, keqpërdoret. Përmbledhja e ligjeve, rregullave, normave e zakoneve mbi nderin, mikpritjen, sjelljen e fisin dhe trashëgimi i tyre dëshmojnë urtinë e brezave, ndërsa fytyra e tij sot, përtej frëngjive të ngujimit dëshmon injorancën dhe paburrërinë e atyre që nuk njohin shtet dhe ligj.

25- A keni menduar ndonjëherë ‘ky vend nuk bëhet’?

Shpirti nuk kontrollohet nga gjeografia, por unë këtu kam prindërit, miqtë, punën, shtëpinë. Gjithsesi këto arsye nuk kanë mjaftuar të mos pëshpëris qoftë një herë të vetme ‘ky vend s’bëhet’. Por, qëkurse kam sjellë në jetë Amarisin, energjia është orientuar pozitivisht drejt idesë si ta bëjmë nga pak këtë vend. Kushdo që vendos të rrisë fëmijë në Shqipëri, i bën nga pak mirë vendit dhe vetes.

26- Kur dëgjoni ‘o sa mirë me qenë shqiptar!’ sikletoseni apo rrëqetheni?

Kam një ndërgjegjësim kozmik që shkon përtej flamurit: ‘o sa mirë me qenë njeri!’. Ta nisim nga parimet bazë, se tek e fundit vijmë në jetë pa të drejtë zgjedhjeje shqiptarë, gjermanë, britanikë…

27- Poet Kombëtar: Fishta apo Naimi? Pse?

Nuk di pse kjo zgjedhje e kufizuar, o njëri o tjetri. Që nga gjuha e përdorur, në gjallimin e mrekullueshëm të dialekteve, metaforave e figurave të tjera letrare, për atë pasuri të shprehuri, por edhe  dëshirë për të mos shterur lëngu i poezive të tyre, do t’i pagëzoja poetë kombëtarë, pa qenë shumë e sigurt nëse kemi të dy të njëjtin koncept për këtë përcaktim.

28- Ç’do të thotë për ju ‘e djathtë’ dhe a ekziston e djathta shqiptare?

E djathta shqiptare është ajo që ulet në krahun e djathte në Parlament (qesh). Ndërtuar prej dy dekadash, pluralizmi shqiptar ende nuk është vetëdijesuar për identitete të qarta politike. Qeveri të majta kanë aplikuar politika të djathta e vice versa në funksion të interesave të pushtetit. Nuk ia vlen të bëjmë teori për të djathtën dhe format e saj, por një raport i drejtë me periudhën e komunizmit, me pronën, iniciativën e lirë orientojnë disa prej qëndrimeve programore që do të ishin përcaktuese për votën majtas a djathtas të shqiptarëve. Modeli qeverisës është më shumë traditë e këtu merr vlerë ai 45-vjeçar që krijoi hendekun nga i cili ende nuk kemi bërë shkëputjen e plotë.

29- A shihni vazhdimësi të PPSH në PSSH?

Shoh gjurmë mentaliteti kudo, në çdo organizim të madh a të vogël, vullnetar a të detyruar, majtas e djathtas, në qendër e në ekstrem. ADN-ja jonë do ende breza për t’u shpëtuar aleleve dominantë e atyre të fshehur të asaj trashëgimie.

30- 1913, 1939, 1944, 1997…cilin do konsideronit ‘Vit të mbrapshtë’?

Vitin, kur pasojat erdhën kryekëput për fajin tonë.

31- Ka një alarm rreth ekzistencës së shtypit të shkruar. A do dhe si mund të mbijetojë?

Alarm i justifikuar që në vitet ’90, kur interneti nisi të përdorej. Por edhe kur lindi tv të gjithë menduan se radio mori fund, nuk ndodhi kështu. Kostot e medias on line janë jashtëzakonisht të ulëta, ato të prodhimit dhe shpërndarjes, konkurrenca në këtë pikë është nonsens. Teknologjia e ndërlidhja avancojnë shpejt, mundësia e rifreskimit të informacionit, shpejtësia e publikimit, mundësia për të kërkuar, interaktiviteti favorizojnë median on line. E megjithatë, asgjë nuk zhduket, siç ndodhi me radion. Përmbajtja do të mbetet arsyeja për të cilën shtypi do të konkurrojë. Dhe nëse ka një alarm thelbësor për të cilin mediat duhet të shqetësohen, ai nis te produkti dhe jo thjesht forma e shfaqjes së tij. Edhe për ca kohë, për shkak të aksesit të vështirë në internet, shqiptarët do të favorizojnë shtypin e shkruar, por a jemi të sigurt se ai blihet edhe tani gjithsesi???

32- Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur të bëni dhe kujt?

Mbi lindjen, misterin e ardhjes në jetë, krijimin. Ia kam bërë këtë pyetje Halim Kosovës e më ka rekomanduar Zotin.

33- Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur t’ju bëjnë?

Për çfarë ia vlen të jetosh?

 

 

Reklama-Eagle

24 Përgjigjet për "Sonila Meço:Pushtuesi që rikthehet me telenovela…"

  1. Hamit TAKA  07/07/2012 në 6:41 pm

    Kam respekt dhe simpati per inteligjencen, elokuencen, imazhin televiziv dhe aktrimin e znj. Sonila Meço…Por ne intervisten e gjate mbeta pa pergjigje per ëd pyetje. Konformiteti, fshehja e telbit me nje vello fjalesh te buta dhe zgjatja e frazes per ta hutuar lexuesin perbejne nje mjeshteri feministe per t’i dredhuar asaj qe kerkon bashkebiseduesi. Por sado elegante te duket shprehja dhe intervista ne teresi, ketu duket haptas se dekomunistizimi nuk eshte realizuar edhe te mendjet me te shendosha(s’mund te them te hapura ne kete rast), me gjithese znj. Sonila Meço pranon vete se ADN-ja jone do kohe te ndryshoje(kupto indoktrinimi komunist)e ben mire qe e pranon se vete intervista tregon gjakun e turbullt te saj. Sigurisht qe une shpreh vetem konsideratat personale, por do te quaja intelektual gjakkthjellet dhe mendjeçelur ate qe do t’u pergjigjej pyetjeve me nje shprehje lakonike, thelbi i se ciles do te ishte PO ose JO. Per çdo pyetje ka vetem dy alternativa te kunderta, te mesme nuk ka. Phs. te pyetja1: Dita e Çlirimit: 28 apo 29 Nëntori? Do te preferoja te thoshte prere 29 ose 28. Te dya nuk pranohen sot nga shumica e shqiptareve, ne mos nga te gjithe. Faleminderit per mirekuptimin.

  2. Ramy  08/07/2012 në 10:22 am

    thote shume llafe por jo ate qe kerkon pyetja
    narciziste
    thote me vehte /sa mire po flas/ kur eshte duke folur

    • ntrgfrvcszm  09/07/2012 në 1:49 pm

      ahahahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhaaaaaaaaaaaaa
      hahahhahhahahahahahahahahahahahahahahh
      a-hhaaaaaaaaaaaaahahhahahahhahahahahahah

  3. Lissus i vjetër  08/07/2012 në 6:57 pm

    Një sahanlëpirëse e pushtetit.
    Nerva-ngritëse.

  4. liri  09/07/2012 në 12:37 am

    ambicioze + lodhese

  5. Petro  09/07/2012 në 9:59 am

    Pse e viktimizoni kot znj. Sonila, ajo është thjesht një komentatore ndërkohë që këto pyetje me spec djegës janë test “xhevahir” për nivelin e mendësisë së Akademisë së Shkencave me Prof. Dok(rash) që ka dekada që e rrotullon gjuhën e sjell vëdallë mendjen e shqiptarit kureshtar.
    Intervistën e znj. Sonila e vlerësoj si “politikbërje” vetiake.

  6. CJ  09/07/2012 në 12:39 pm

    C’fare ironie,Sonila Meco,nje prototipe e gazetares ne sherbim te regjimit.Turp!

  7. arjani  09/07/2012 në 3:37 pm

    “Pushtuesi që rikthehet me telenovela…”,
    NA PASKESH QENE AJO QE I RA NE SY NE GJITHE INTERVISTEN,
    SHERBETORIT TE VATIKANIT,
    TURKO-FOBIT…!

  8. Met  10/07/2012 në 6:24 am

    çudi!!!!!
    dhe ju gazetaret kur merreni me keto fytyra qe vetegudulisen……
    Sonila akademike (!), ajo nuk eshte as gazetare, as analiste, as opinioniste, as….,as…..,as…..,
    me falni, nuk e lexova kush e ka inrevistuar???
    ndoshta dikush prap qe veteguduliset…………..
    eh, media jone e gjore dhe e mjere njekohesisht………

  9. k  10/07/2012 në 6:00 pm

    bukur e the vetgudulitese

  10. Çimi, shoku i Melamin  11/07/2012 në 1:29 pm

    Aloooooo Sonila, Çimi jam…kam qene ne klase me motren tende Rezarten, ne shkolle fillore ne Fier. Nisa ta lexoj intervisten per te njohur edhe ty, por qe me mos pergjigjen e dates se Çlirimit 29 apo 28 (ndoshta nuk ka faj, se nuk kishe lindur atehere)por mora vesh pergjigjen duke mos u pergjigjur. Ske faj, jane bere burrat si gra para Berishes, e veshtire per ty jesh burrnesh para tij. Po edhe grua e forte e TV nuk me dukesh, ndoshta nga qendrimi “alla Lilli Gruber” por nuk je nje Lilli Gruber. Perpiqu te jepni vertet qendrime te drejta, dhe njerezit e bejne vete vleresimin per cdo njeri, jo vetem kunder Berishes per ideologji por se ai e meriton, po ashtu njelloj edhe per te majtet.
    Aloooooo Sonila, Çimi jam…shok klase i Rezartes, prandaj ti thashe keto, ndryshe nuk do kisha marre mundimin te shkruaja… mos thuaj qe nuk te thashe…

  11. tata  11/07/2012 në 5:13 pm

    ju komunistet jeni fara e keqe si puna e gromit qe sado ta shkulesh nga rrenjet ajo prap del po pse merni me sonilen qe po shkruan nje realitet per luften nacional clirimtare qe vetem clirimtare nuk ishte gjermania iku se humbi luften me aleatet e medhenjanglo amerikanet dhe sovjetiket se ne shqiperi hyri vetem me 10 matocikleta pra keta partizanet tane trima kur gjermanet benin mesumjen te gjithe shkonin ne shtepi kete e kam degjuar nga ish partizane partizanet kane luftu me njeri tjetrin dhe jo me gjermanin keto jane perrala

    • ARBRI  12/07/2012 në 11:02 am

      Ti do na thuash qe nuk kane luftuar as Rezistenca Franceze,Greke,Polake,Norvegjeze e tje?
      Do te na thaush qe mijra djem e vajza te rinj,kockat e tyre jane ne vare bosh?Do te na thuash qe nuk paska kuislinge dhe balliste?
      Do te na thuash qe lufta NC=eshte nje mit?
      Tata,fare te keqe ka edhe “nacionalizmi” i ringjallur,kane edhe “hajdutet” demokrate!
      Fara e keqe ,do te duket me kapllimin e krizes kur shumica e njerezve do jene nen nivelin e varferise,dhe do nostalgjoje komunizmin,per kete te jesh i bindur..Gezoji edhe ca vite “pseodemokracise.Dhe mos ofendo Sonilen,..ke nje te qinden e intelektit te saj!
      Sa per lufte,nuk beme aspak ne Luftrat Ballkanike,se po te benim do mirnim edhe ne teritore,por u fshehem pas Perandorise-vellazerore dhe morrem copetim..Partizanet bene lufte,aq sa edhe levizjet partizane te vendeve te tjera.

  12. Preng Prendi  12/07/2012 në 6:54 am

    “Në këtë vendin tim kam miq edhe nga minoritetet që e duan Shqipërinë, e për këtë jam e bindur që kjo e fundit nuk u përket vetëm shqiptarëve.”
    What?????? Shqiperia nuk ju perket vetem shqiptareve?

    Haha.., ne e dime te gjithe se ky vend eshte i pushtuar nga imperialistet fqinje, por ta pranojme publikisht kete…. eshte kulmi?

    C’ma prishe diten mor dreq!

    • ARBRI  13/07/2012 në 10:14 am

      0 Preng,shume egoist je!
      Demokrat eshte ai qe ndihmon edhe nje minoritar te vetem!
      Si mund te jete i pushtuar nje vend qe eshte “miku” me i madh i fuqise me te madhe boterore:USA?
      Kohet e fundit jemi bere me mburracaket e Ballkanit!
      Komentuesi qe mallkon “prishjen e dites” nga nje publicistike,eshte me se pakten snoob!

  13. Dardan  13/07/2012 në 7:59 pm

    kjo vlleho-grekja ka met mej qa hallet e shqiptarve

    • ARBRI  16/07/2012 në 11:33 am

      Dardan,etiketuesi i Soniles..sa i vogel dhe shpirtngushte je!Cfare maci ke ne barke qe vjell vrere per ata qe thone te verteta,per ata qe jane per prosperitet,per ata qe janen mbi egoizmat nacionaliste te njerezve qe maten me hijen e mengjezit dhe iu duket raca tyre me e mire se gjithe te tjerat..per ata qe nuk dine ku shkojne,per ata qe fshehin vogelsine e tyre me jorganin e “patriotit te flakte”!

  14. Ibrahim  15/07/2012 në 9:07 am

    Po mir moj sonila meqka po si ste penguan telenovelat spanjolle te pa vlera fare,qe ka sa vite na tmerroni duke pare ndarje nga burri grash,dashuriqka meshkuj meshkuj,grua grua öpor te pengoka nje apo dy telenovela turke gjithsesi te pa vlera.kur ndodhi gerdeci sonila gati qohej ne kemb kur raportohej se u gjet edhe nje i vrare jo nga dhimbja por nga nxitimi tA rrezonin berishen.ket e thot dhe kryeministri ne nje interviste ku thot se gati sonila kercente nga tavolina ne vizion plua qe te nga gezimi te dilnin sa ma shum te vrare.pasi qe sonilas po i pelqejkan serialet gej dhendyrsirat spanjolle te shkoi te rama se atje i ka te gjithe antishqiptaret.fate ke qe ke kemb te bukura dhe disi fytyre te bukur dhe nderron tv perndryshe do te perfundoje e trafikuar se nga koka je bosh.por ja qe sandri ju perkul sharmit tend me siguri sandri eshte shperblyer .ama berisha pati te drejte kur tha se gati u cullakos.

  15. Mehmet Metaj  15/07/2012 në 12:26 pm

    Oj ti Meco-antipatike na u hiq sysh se je bere e peshtire me ato pyetje-anaizat qe i ben dhe pergjigjesh vete ne gjoja ABC-News TV!!!!!!!!!!!!!!

  16. Arber Lata  15/07/2012 në 8:33 pm

    Nese telenovelat kercenojne nje ekzistence ajo kryesisht mund te arrihet permes mjetesh a formash te ndryshme e kur behet fjale per ekzistencen kombetare zemra e tij eshte morali e sulmi me efikas ndaj saj eshte imoraliteti.Nuk ka dyshim qe ne kete rast qe eshte trajtuar me lart eshte e vertet qe telenovelat jane nje kercenim e kampion ne kete fushe jane telenovelat spanjolle apo latine qe per nga imoraliteti nuk kan te krahasuar.E sikur te mos mjaftonte kjo ne nje proces te imoralitetit dhe shplarjes se trurit kulmi arrin kur japin leksione per moralin femra te vetveshura me emertime e tituj si analiste,opioniste,psikologe etj. por te zhveshura deri ne kufinjt e intimitetit ose gjysem meshkuj qe ne thelb nuk kane gjini.Ne kete fushe tashme te rrahur jo pa qellim,pa plan e pa synim nuk ka dyshim qe telenovelizmi aktual eshte i demshem per Shqiptaret aq sa marksizmi e komunizmi.Nuk ka dem me te madh se demi ndaj moralit se ai qe nuk ka moral dhe nder ai nuk ka as Atdhe.E nese keto jane deme te pa mohueshme edhe rreziku i tyre ka nje shkallezim ku telenovelat kane nje renditje per nga rrezikshmeria e ne kete logjik nje arsyetim normal mund ti rendit ato ne max.te demshme dhe me pak te demshme ku kampion jane telenovelat spanjolle apo latine te cilat depertuan ne televizione ne heshtje dhe tani telenovelat turke qe kane shqetesuar autoren e ku pas per nga imoraliteti nuk kane ngelur edhe telenovelat e tjera qofte dhe ato shqiptare.Si perfundim duke analizuar kete problem nuk mund te jesh kritik ndaj njerit lloj telenovele kur ke heshtur dhe hesht ndaj te tjerave,nuk mund te jete problem nacionalist nje qasje selektive e pa drejt morale ku heshtet per ariun dhe alarmohen per miun.Faleminderit Institucioni Kombetar Mapo qe jeni nje shprese per Atdhedashuri qofte dhe duke dhene alternativa e mendime per keto probleme delikate.TUNG AL.TROPOJE.

  17. Kastraveci Alpin  15/07/2012 në 9:47 pm

    Bravo Sonila qe shkruan kunder telenovelave turke ato jane te demshme.Vetem qe te jem i sinqert ka nje problem pasi ju si autore e ketij shkrimi me ngjani ca si aktore e telenovelave spanjolle.

  18. ARBRI  16/07/2012 në 6:08 pm

    Sonila je ne rruge re drejte!Vete reagimi i ketyre “haxhiqamilitesve te rinj”,tregon se sa i ka prekur intervista tende,teper demokratike,e ekuilibruar dhe kulturdashese!Mos u tut,nga kakarisjet!Pershendetje!

  19. ermal  19/07/2012 në 3:09 pm

    Per pergjigjet e z.Sonila ne kete interviste, mund te them se persa i perket formes, qofte ne aspektin e bukurise se saj fizike, qofte ne bukurine e elegances se shprehjes, meriton notat maksimale. Persa i perket permbajtjes, le disi per te dyshuar me manieren per t’ju pergjigjur direkt pyetjeve.
    Eshte nje realitet tashme i prekshem ne shoqerine shqiptare te cliruar nga dhuna diktatoriale komuniste, qe nje pjese e madhe e kesaj shoqerie, mbajne dy flamure. Flamurin e gjyshit ballist e flamurin e xhaxhait partizan.
    Sipas rastit, here nxiret njeri flamur e here tjetri. Nese do ti hynim strukturave te perberjeve te familjeve shqiptare, jo vetem nga lidhjet e gjakut, por edhe lidhjet e krushqive, na dalin shume, shume pak shqiptare qe jane safi komuniste, e safi antikomuniste.
    Dihet se politika eshte gjithmone ne sherbim te interesave.Tradicionalisht politikanve te majte ju digjet shpirti per te varferit, kurse te djathtet thone se duhen perkrahur te aftet, te pasurit, duhet perkrahur konkurenca qe te kete zhvillim te pergjithshem e me kete fitojne edhe te varferit.
    Po cili eshte realiteti i politikes shqiptare ?
    Pikerisht te majtet jane sot njerezit me te pasur e pas tyre vijne edhe te djathtet.
    Te gjoret “te varfer” per interesat e tyre nuk dijne se ke te zgjedhin per te qeverisur. Te zgjedhin multimilioneret e majte apo milioneret e djathte.

  20. Tan  24/07/2012 në 9:01 pm

    As mish as peshk je me kete interviste pseudointelektuale !

Komentet janë mbyllur