visi baner 5

Vendimi, pagat e reja për bordet dhe anëtarët e tyre

Me një vendim të posaçëm qeveria ka racionalizuar pagesat e anëtarëve të bordeve për drejtimin e disa institucioneve që operojnë me fonde publike. Përveç masës së shpërblimit, qeveria ka limitizuar pjesëmarrjen e një personi në më shumë se dy borde drejtuese. Numri i anëtarëve në një bord varion nga 4 deri në 27 anëtarë dhe pagesat nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë. Por qeveria ka miratuar përcaktime të posaçme për komisione të veçanta. Për komisionin e posaçëm për miratimin e materialeve të përkthyera të legjislacionit të Bashkimit Europian në shqip, pranë Ministrisë së Integrimit, masa e shpërblimit të nëpunësve në përbërje të tij përcaktohet sipas kritereve të udhëzimit të përbashkët të ministrit të Integrimit dhe të ministrit të Financave. Për komisionet e posaçme të shpronësimit, në varësi të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, masa e shpërblimit të nëpunësve në përbërje të tyre është 10 000 lekë për çdo vendim shpronësimi të miratuar. Për Komisionin Rajonal Mjekësor për Caktimin e Aftësisë për Punë, në varësi të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, masa e shpërblimit është 20 000 lekë në muaj për kryetarin dhe 15 000 lekë në muaj për anëtarin, pavarësisht nga numri i mbledhjeve të kryera në një muaj. Për Komisionin Epror Mjekësor për Caktimin e Aftësisë për Punë, në varësi të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, masa e shpërblimit është 25 000  lekë në muaj për kryetarin dhe 20 000 lekë në muaj për anëtarin, pavarësisht nga numri i mbledhjeve të kryera në një muaj. Për Komisionin Mjekësor Qendror për Përcaktimin e Verbërisë, në varësi të Shërbimit Social Shtetëror, masa e shpërblimit është 25 000  lekë në muaj për kryetarin dhe 20 000 lekë në muaj për anëtarin, pavarësisht nga numri i mbledhjeve të kryera në një muaj.

Qeveria ka përcaktuar se shpenzimet për kryerjen e pagesës së punonjësve në përbërje të këshillave, bordeve apo komisioneve të ndryshme të njësive të qeverisjes qendrore, të cilat vërtetohen kundrejt dokumentit të pjesëmarrjes në mbledhje, si dhe çdo shpenzim tjetër i natyrës operative (jo shpërblim), të kryer për realizimin e detyrave të këshillave, bordeve apo komisioneve, përballohen nga institucionet përgjegjëse për krijimin e këshillit, bordit apo komisionit, brenda buxhetit vjetor, të miratuar për këtë institucion. Çdo përcaktim i masës së shpërblimit apo pagesës për pjesëmarrje në një

këshill, bord, komision apo grup pune në njësitë e qeverisjes qendrore, e parashikuar me akte të tjera nënligjore, shfuqizohet.

=’back�b n:0′@I Përmirësimi i trajtimit të të drejtave të të ndaluarve në rajonet e policisë.

 

6. Zbatimi rigoroz i rregullave procedurale mbi afatet e hetimit paraprak..

7. Respektimi rigoroz i të drejtave themelore të subjekteve të procedimit penal dhe në veçanti, të të ndaluarve dhe të arrestuarve në çdo fazë të procedimit penal.

8. Respektimi i detyrimeve ligjore për kryerjen e veprimeve hetimore.

9 . Respektimi i detyrimit kushtetues dhe ligjor për fillimin e ndjekjes penale nga Prokuroria.

10- Respektimi i detyrimit ligjor për ndjekjen e një politike të drejtë penale.

11 Respektimi i rregullshmërisë së mbajtjes dhe administrimit të statistikave dhe regjistrimit të veprave penale.
12. Ngritja e seksioneve në prokurori për hetimin e krimeve kompjuterike.

 

 

Reklama-Eagle

Komentet janë mbyllur