visi baner 5

Zbardhet misteri i universit, CERN thotë se ka kapur grimcën Zot

Ka shumë gjasa, që fizikantët e qendrës kërkimore CERN kanë gjetur grimcën elementare misterioze. Një sensacion i madh shkencor. Dhe shkencëtarët janë si të dehur nga gëzimi. Për Peter Higgs bëhet realitet ëndrra e jetës së tij. Fizikani britanik, ndërkohë 83 vjeç, zhvilloi në vitin 1964 teorinë, se duhet të ekzistojë ndonjë grimcë, që e le materien të bëhet materie. Kjo grimcë elementare u quajt së fundi me emrin e tij. Peter Higgs është ftuar si mysafir nderi në konferencën e madhe në CERN pranë Gjenevës, ku fizikanët prej kohësh janë në kërkim të grimcës misterioze.

Prezantimet u transmetuan drejtpërdrejt në internet, përveç kësaj edhe në konferencën e nobelistëve, që zhvillohej në Lindau në liqenin e Konstancës, dhe në Melburn, Australi, ku mbahej në të njëjtën kohë konferenca më e rëndësishme e fizikës së grimcave (ICHEP). E gjithë kjo të linte paraprakisht të kuptoje, se do të bëhej e ditur diçka shumë e rëndësishme, Pra, asgjë më pak sesa zbulimi i grimcës misterioze elementare.

Ajo që prisnim doli: “Ne kemi një zbulim,” tha drejtori i CERN-it, Rolf Heuer. “Ne kemi konstatuar një grimcë të re, që është në përputhje me Higgs-Boson”. Shumë duartrokitje dhe të qeshura, ndërsa Rolf Heuer flet për “një hap historik”. Atmosfera në CERN është e çtendosur, gati euforike, edhe pse shefi i qetëson duke thënë: “Këto janë vetëm fillimet. Kemi një punë të madhe para nesh.”

Studiuesit  e CERN-it janë pothuajse, por jo njëqind për qind të sigurtë. “Ne kemi nevojë për më shumë të dhëna”, thuhet, por të dhënat aktuale tregojnë shenja të qarta, se ekziston një grimcë. Për Joachim Mnich, drejtor i studimeve të sinkotronit gjerman të elektroneve Desy, “ajo që po nis këtu, është zbulimi i shekullit” dhe ministrja e Shkencës, Annette Schawan, i përgëzoi studiuesit e CERN-it për “sensacionin shkencor”.

A është me të vërtetë një sensacion? Me siguri që po. Rezultatet janë një sukses i madh për fizikanët në Qendrën Kërkimore Evropiane të Grimcave, CERN, të cilin ata e kanë pritur gjatë, pas dështimeve, incidenteve e avarive të shumta të sinkrotronit më të madh të grimcave në botë. Ata ishin gjithashtu nën presionin e madh të konkurrencës. Sepse një grup kërkimor amerikan në Fermilab pranë Çikagos kërkon prej disa vitesh grimcën e Higgs. Kohët e fundit ka qenë një garë kokë me kokë, të cilën CERN-i nuk donte ta humbiste në asnjë mënyrë.

 

Tani duket sikur CERN-i e ka fituar garën. Të paktën me një probabilitet të madh grimca e Higgs-it është kapur. Apo e thënë më saktë, po i afrohet nga ana statistikore. Sepse ajo nuk mund të shihet. Higgs Boson është thjesht teori. E shpikur nga Peter Higgs, në letër, e dëshmuar në formula të pafundme fizike dhe matematike. Hipoteza e tij: diçka duhet t’u japë masë grimcave të tjera të shumta të materies. Sepse kuarket, elektronet dhe neutronet sipas përkufizimit të njohur matematikor nuk kanë masë e si rrjedhojë ato do të duhej të qarkullonin ngado dhe pa pushim me shpejtësinë e dritës, por nuk e bëjnë këtë: Pra, ka diçka që i frenon dhe u jep atyre masë e peshë. Eshtë pikërisht kjo ajo që duhet të bëjnë grimcat e Higgs-it. Dhe këto grimcat e Higgs-it, kështu thotë teoria, duhet të krijojnë kudo në univers një rrjet të dendur, në të cilin varen pjesët përbërëse të materies. Grimcat e Higgs-it janë diçka e tillë si zam, që mban së bashku grimcat e ndryshme elementare, nga të cilat përbëhet materia, pra edhe njeriu.

Ishte një ditë e madhe për Peter Higgs si i ftuar nderi në CERN. Një plak me shkëlqim, një studiues i madh, të cilit iu përmbush ëndrra e madhe. “Për mua është me të vërtetë një gjë e pabesueshme, që kjo ka ndodhur në kohën, që jam ende gjallë”, gëzohet ai dhe elita e fizikantëve duartroket. Në CERN, në Lindau dhe në Melbourne. Të gjithë ishin së bashku. Momenti për shpalljen e zbulimit Higgs, të paktën për sa i përket publicitetit, ishte zgjedhur në kohën e duhur. (DW)

Reklama-Eagle

6 Përgjigjet për "Zbardhet misteri i universit, CERN thotë se ka kapur grimcën Zot"

  1. davidi  05/07/2012 në 10:25 pm

    Nje perkthim i keq dhe nje gjuhe e shkruar shqipe edhe me e keqe.
    Gabim themelor qe ne titull: grimcen Zot, eshte gjithsesi fjala per nje pjese elementare te lendes te mbiquajtur rendom “grimca e Zotit” e jo grimca zot, qe sherben ne teori si zamke apo ngjites e jo zam qe eshte fjale pa kuptim. Gjithsesi Higgs qe e ka kerkuar me shume ngulm e mundim shpesh e shante ne anglisht “the goddamn particle” thermia e mallkuar nga zoti e jo hajvanlleqet qe keni shkuar ju.

  2. bbb  07/07/2012 në 11:13 am

    Nuk mund ta besojme kete teori nuk ka mundesi ,gjithsesi shkenctaret per fame cfare nuk nxjerrin ,besoj ne shkencen e mjeksise dhe ne disa shkenca te tjera por ne astronomi nuk kam fare besim ,sidomos lidhur me planetet .

  3. G.Rapi  07/07/2012 në 2:00 pm

    davidi duket qe eshte myslimano-materialist fanatik.

  4. LULI56  11/07/2012 në 8:35 pm

    NE CDO TEME QE DISKUTOHET ZOTERINJ ALBANEZE E GJENI MUNDESINE QE TE SHANI DHE TE OFENDONI NJERI TJETRIN
    KJO ESHTE SHUME INTERESANT DHE NUK KA CERN QE TI JAPI NJE SPJEGIM

  5. arber lata  14/07/2012 në 2:51 pm

    Nese informacioni eshte merite dhenia e informacinit per te tjeret eshte fisnikeri ndaj shkrimet e pa argumentuara me fakte kunder artikullit dhe autorit te tij jane thjesht nje smire dashakeqe.TUNG AL.

  6. Nikonestea  23/07/2012 në 1:08 pm

    Ka te drejte LULI56,pavaresisht gabimeve pak me dashamiresi nuk do prishte pune……apo ka te beje gjaku…ndoshta ka tjeter shpejtesi..!

Komentet janë mbyllur