A është feja e shqiptarit, Shqiptaria?!

E kemi të ngulitur, të kthyer në klishe, na është thënë e stërthënë se ‘eja e shqiptarit është shqiptaria’. Ç’domethënë në fakt kjo, brenda një konteksti të ri, a e ka dhe a duhet ta ketë kuptimin e kahershëm të 1900-ës, dhe pse vazhdon të qarkullojë me forcë dhe e patrazuar brenda ligjërimit shqiptar? A është më shumë Rilindase, apo na mbeti, në derë e në mendje, si rudiment i dogmës komuniste që kërkonte zëvendësimin e një Zoti me një zot tjetër? A është feja në fakt, diçka që shqiptarët duhet ta rimarrin, për t’u kthyer te e përshpirtshmja apo vakuumi me shqiptarizmin jo vetëm si atdhe, por edhe si fe, do mund të na kthehet në humnerë morale e shpirtërore?

 

 

Shqiptaria nuk është feja ime

Dom Gjergj Meta

Shqiptaria nuk është feja ime dhe shqiptaria nuk mund të jetë një fe. Fjala fe ka të bëjë ndoshta etimologjikisht me fjalën fides nga latinishtja apo edhe italishte fede. Tregon një marrëdhënie me një realitet të përtejmë, me hyjnoren, pra me një realitet absolut. Ngritja e patriotizmit në fe e kthen këtë të fundit në ideologji madje në idhujtari. Prandaj unë për veten time them se jam shqiptar, atdheu im është Shqipëria, por besimi (feja) im është krishtërimi. Të dyja nuk përjashtojnë njëra-tjetrën madje e integrojnë mirë dhe nuk ngatërrohen.

Duke u kthyer edhe një herë te vargu pashkovasjan mendoj se duhet të shikojmë tekstin dhe kontekstin e këtij vargu. Ishim një popull pa atdhe, pa identitet, pa gjuhë e pa bari. Një thirrje e tillë reflekton nevojën e kohës. Ka brenda pathos emocional dhe poetik, por asesi nuk është një thirrje e tipi: mos shkoni në kisha e xhamia, por një thirrje që besimi im fetar mos të bëhet shkak përjashtues i tjetrit për një jetesë të përbashkët dhe harmonike. Kur besimi fetar bëhet pengesë për takimin me tjetrin i cili është përballë e pranë meje, atëherë kemi të bëjmë me fondamentalizëm, një barrierë arkitektonike e shpirtit që nuk i bën nder njeriut e as besimit të tij e kundërshton frymën hyjnore që gjendet brenda çdo njeriu si i krijuar nga i njëjti Hyj. E rimarrë në kohë maksima pashkovasjane është përdorur nga komunizmi sigurisht, por edhe nga një lloj iluminizmi patriotik i cili në emër gjoja të patriotizmit dëshiron të largojë Hyjin nga sferat publike të jetës. Në Shqipëri kjo ndodh aty-këtu në emër të nacionalizmit, kurse në Europë ndodh edhe në emër p.sh. të të drejtave të njeriut, të cilat jo rrallëherë kthehen në një alternativë ndaj hyjnores duke dashur të krijojnë një themel që themel nuk mund të jetë.

Në realitetin aktual unë e shikoj disi të tejkaluar tezën sipas së cilës shqiptarizma është një vlerë për të cilën duhet të luftohet me mish e me thonj. Sot ne kemi kufij ndërkombëtarisht të njohur, kemi marrëdhënie të mira me fqinjët tanë dhe me vendet e tjera pavarësisht keqkuptimeve dhe tensioneve që nganjëherë lulëzojnë aty këtu. Por përveç kësaj shqiptarët duket se kanë zgjedhur Europën dhe integrimin në familjen europiane. Ky është një element më shumë për ta shikuar atdheun në një perspektivë dhe këndvështrim tjetër, më të gjerë dhe më mendjehapur se sa ai i kufijve nacionalë. Me shkrirjen e kufijve në një të ardhme europiane gjithë përpjekja jonë duhet të jetë te ruajtja e identitetit kulturor dhe tradicional. Unë mendoj se sot atdhedashuri do të thotë punë për të mirën e përbashkët, për integrimin e vendit, për promovimin kulturor të tij e mbi të gjitha sot atdhedashuri do të thotë dashuri për familjen. Ne shpesh harrojmë se dy fjalët me të cilat cilësojmë atdheun, sikurse kanë saktësuar edhe ipeshkvijtë katolikë në letrën e tyre me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë Fides et Patria, janë atdhe dhe mëmëdhe, dheu i atit dhe dheu i nanës. Një dashuri për atdheun që nuk kalon nga dashuria për familjen dhe të afërmit nuk është atdhedashuri, por thjesht një propagandë boshe e cila fsheh interesa elektorale ose ekonomike.

Konteksti historik aktual na kërkon dhe na imponon rizgjimin dhe forcimin e disa vlerave sikurse janë familja, jeta, mikpritja, besa të cilat mund dhe duhet t’i importojmë në familjen e madhe europiane ku duam të integrohemi.

Dua ta përmbyll me një citim nga një dokument shumë i lashtë i krishtërimit që quhet Letra e Diognetit. Ndër të tjera aty shpjegohet edhe marrëdhënia që të krishterët kanë me atdheun e tyre: të krishterët “…jetojnë në atdheun e tyre, por si të huaj; marrin pjesë në gjithçka si qytetarë, por janë të shkëputur nga gjithçka si të ishin të huaj. Çdo atdhe i huaj është atdheu i tyre dhe çdo atdhe është i huaj për ta…Banojnë në tokë, por janë qytetas të qiellit”.

 

 

 

Karriera e palavdishme e një formule

Gilman Bakalli

“Feja e shqiptarit është shqiptaria!” Çfarë është kjo fjali, e cila, prej më shumë se një shekulli, mësohet nga çdo fëmijë shqiptar në shkollë dhe vazhdon të bëjë karrierë, me variacione dhe derivate të ndryshme, duke i mbijetuar të gjitha sistemeve politike shqiptare? Ç’është kjo formulë me forcë të tillë mbijetuese, që shfaqet kohë pas kohe, me intensitet të ndryshëm në skenë, duke dominuar diskursin publik shqiptar? E lindur si një apel që i drejtohej jo vetëm shqiptarëve, por kryesisht popujve fqinj dhe Evropës, për t’i treguar se shqiptarët qëndronin përtej feve të tyre si një komb kompakt, e konceptuar si një urë lidhëse midis feve, shumë shpejt “shqiptaria si fe” fitoi statusin e një miti, një prej atyre miteve me forcë konservuese që i duhej në fakt një populli, i cili arriti të kishte një shtet dhe një alfabet të vetin vetëm në fillim të shekullit të 20-të.

Nën regjimin e diktatorit Hoxha, shqiptaria si urë lidhëse midis feve do të zëvendësohej me atdheun, i cili iu ndërkall dhunshëm shqiptarëve si vlera superiore, për të cilën, përballë armiqve të shumtë që na rrethonin, duhej dhënë edhe jeta….

Të lodhur nga atdhedashurizmat dhe patriotizmat e imponuara (dhe të tradhtuara) nga regjimi komunist, i cili kishte shkatërruar jo vetëm vendin, por edhe njeriun, shqiptarët iu rikthyen, pas viteve ’90 fesë. Ose gjetën strehë tek partitë, të cilat sot, me intensitet të ndryshëm, herë direkt e herë indirekt, herë për të mbushur një boshllëk ideologjik e herë programor, kanë filluar t’i emocionojnë turmat me krenarinë që buron nga të qenit shqiptar.

Paralelisht me aspiratën e sinqertë (?) të politikanëve për integrimin e Shqipërisë në BE, përvidhet tinëzisht edhe tendenca e rigjallërimit të formulës arkaike “feja e shqiptarit është shqiptaria” apo të derivateve të saj foshnjore deri folklorike të tipit “jam krenar që jam shqiptar”, apo “oh sa mirë me qenë shqiptar, ou hej!”

•••

Shqiptaria si fe është një koncept mbrojtës dhe sulmues njëkohësisht. Perceptohet dhe përjetohet nga shqiptarët pasivisht dhe me indiferencë, por nxit njëkohësisht reagime tejet agresive.

Është mbrojtëse, sepse ithtarët e saj e konceptojnë atë si diçka ekzistuese, aktuale, në një farë mënyre si një pronë që duhet mbrojtur nga sulmet e disa fuqive kulte djallëzore dhe organizatave anonime. Si diçka e rënë nga qielli dikur dhe e futur tinëzisht tek shqiptarët, duke formuar substancën e tyre të brendshme, kjo formulë konsiderohet si shenjtëri, të cilën është sakrilegj ta vësh në pikëpyetje apo, larg qoftë, ta ndryshosh. Sot, pas më shumë se 100 vitesh, ithtarët dhe propaganduesit e kësaj klisheje e kanë të vështirë ta pranojnë se kjo formulë nuk mund të jetë kurrën e kurrës një pronë, por tek e fundja një koncept hipotetik, kurrsesi një enë prej balte, ku fshihet mistershëm esenca e shqiptarit apo e një bashkësie shqiptarësh, porse thjesht një nga shumë mundësitë që ka një njeri apo një grup njerëzish për të bashkërenditur traditat apo risitë, për të konservuar diçka apo për të provuar diçka të re. Ky fakt humbet plotësisht në konceptin statik të formulës 100 vjeçare “feja e shqiptarit është shqiptaria”.

Aq sa konceptohet dhe përjetohet si entitet mbrojtës, po aq sulmues dhe agresiv është reagimi i tij. I tërhequr në vetvete, ky entitet vepron si fuqi inerte që premton stabilitet pikërisht aty ku gjërat kanë dalë jashtë kontrollit, ndërsa e drejtuar jashtë vetes, kjo formulë shndërrohet në një forcë, e cila gjurmon kudo të huajën dhe e regjistron atë si kërcënim. Si e tillë, funksioni i kësaj formule është kufizimi. Sipas atij politikanit tipik që e përdor këtë formulë, realiteti është thjesht një tokë anonime, në të cilën ai ngul gardhiqet. Vetëm duke kufizuar, duke përjashtuar dhe larguar ai arrin të transmetojë siguri për ato shqiptarë, të cilët, të pasigurt, të frikësuar, të trazuar nga rrjedha e jetës, nga të papriturat e ekzistencës, ndryshimet e kohës, e kanë të nevojshme “shqiptarinë” si fe, si një garante të qëndrueshmërisë.

“Feja e shqiptarit është shqiptaria” është një formulë, me të cilën mund të kundërshtosh çdo census, një formulë me të cilën mund të argumentosh çdo apel popullor, çdo çmenduri nacionale, çdo projekt politik, pasi është në natyrën e kësaj formule që të ndjehet e kërcënuar vazhdimisht, të merret vazhdimisht në mbrojtje prej armiqve të shumtë fiktivë që e rrethojnë. Thuajse arbitrarisht, kjo formulë mund ta përligjë faktin se pse një formacion politik a social kërkon të mbyllet kundrejt frymës së mendimit të lirë, kundrejt një mentaliteti civilizues e modern, pasi shtetit iu dashka të bëjë luftë mbrojtëse në mbrojtje të identitetit të tij kulturor apo kombëtar; ndërkohë që një formacion tjetër politik, mund të sulmojë retorikisht një shtet fqinj, sepse, vetëm nëpërmjet një beteje retorike preventive, ai mund ta mbrojë identitetin medemek të kërcënuar të të tijve, të kërcënuar nga komplotet e armiqve përreth.

Shkurt, nuk ka ekspansion apo vetëizolim që të mos mund të përligjet nëpërmjet formulës “feja e shqiptarit është shqiptaria” dhe statusit të saj logjikisht të kërcënuar. Kjo formulë, me të gjitha derivatet e saj fëmijërore, është një armë e partive të vogla politike, të cilat, të etura për pushtet dhe të zbrazura nga çdo program, e ushqejnë në mënyrë histerike kultin e diferencës. Dhe në të njëjtën kohë, kjo formulë i shërben edhe partive në pushtet, të cilat synojnë ta mbajnë të nënshtruar popullsinë e varfër edhe pa ia siguruar asaj mirëqenien e duhur. Pra, formula “feja e shqiptarit është shqiptaria” ka qenë, është dhe mbetet gjithmonë në modë dhe, sa më fiktive të jetë, aq më shumë adhurohet ajo!

 

 

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

10 Responses to "A është feja e shqiptarit, Shqiptaria?!"

  1. ermal  04/08/2012 at 5:57 pm

    Me duket me realist trajtimi qe i ben dom Gjergji idese se Pashko Vases lidhur me qendrimin e shqiptareve te asaj kohe ndaj feve, kur Shqiperia akoma nuk ishte krijuar si shtet. Vecanerisht vleresoj idene se baza e patriotizmit e ka domethenjen te bulza e shoqerise, familja, dheu i nenes e babait.
    U abuzua vertete ne komunizem me vargjet e Pashko Vases, por tendenca nuk ishte miratimi e harmonia fetare, por zevendesimi i feve, besimit tek Zoti, me “fene” e diktatatorit, komunizmin.
    Megjithate, ne rugen e shqiptareve drejte integrimit evropian, nuk duhet asesi qe te nisemi me faktin e Evropes se krishtere. Ndihet si tek shkrimi i dom Gjergjit, edhe tek shkrimi i z.Bakalli njefar tendence per ti dhene integrimit evropian, edhe drejtimin fetar.
    Per arsye historike qe mund te kene trajtim te vecante shkencor, eshte nje fakt se sot ne 100 vjetorin e pamvaresise se Shqiperise, shqiptaret, ndonese i perkasin tre religjioneve te ndryshme, me se pari e ndjejne veten shqiptare e se dyti edhe evropiane. Eshte disi iluzive me duket, qe ta parafytyrojme bashkimin e ardhshem te te gjithe popujve te Evropes, si nje bashkim fetar apo kulturor. Bashkimi i popujve te Evropes ne nje bashkesi shteterore, duhet te konsiderohet si nje bashkim politik e ekonomik e kursesi nje shkrirje e traditave kulturore e fetare, e shkrirje te kombeve. Pa mohuar vlerat hyjnore e njerzore te religjioneve te ndryshme, duhet te pranojme edhe faktin historik, se shpesh ndasite fetare kane sherbyer edhe si shkaqe lufterash te pergjakeshme deri ne mizori. Predikimi i epersise se nje feje ndaj nje tjetre, vecanerisht per kombin shqiptar perben nje rrezik konfliktesh te panevojeshme.Boll e patem percarjen klasore qe i solli gjithe ato fatkeqesi popullit shqiptar ne diktaturen komuniste.

  2. arben  04/08/2012 at 8:20 pm

    Vete komenti qe ju o te” lavdishem” klerike i beni thenies se famshme te rilindasve se feja e shqiptarit eshte shqiptaria verteton se sa aktuale eshte edhe sot nevoja qe te bashkohemi rreth idealit per komb atdhe pastaj feja le te jete ne deshiren e vete njerezve ashtu sic ka qene ne shekuj deri sot.Te gjithe popujt e tjere qe dolen nga pushtimi osman me dhune njehsuan kombin me fene dhe keshtu bene te mundur ekzistencen e tyre si kombe te unifikuara dhe pa percarje.Por cmund te ndodhe me ne kur kemi nje larmi te madhe fesh te cilat ne nje forme ose tjeter jane perpjekur te konkurojne njera tjetren dhe i kane krijuar probleme te medha unitetit si komb.A mundet shqiptaret te ekzistojne ne qofte se para kombit do vene fene.Kete pyetje ja bej cdo shqiptari te ndershem per ta komentuar .Sot ne qe jetojme ne nje ambient me fe te ndryshme ,kur dhe lidhje martese bejme me njeri tjetrin pa pasur problem a do te jetonim njelloj kur fene ta kishim primare ashtu sic ndodh ne shtete te tjera ku feja lot nje rol predominus.Ruana o zot nga cmenduria e fanatikeve te cfare do lloji qe te jene.Jepini Zotit ate qe i takon zotit ,dhe Cezarit ate qe i takon Cezarit.

  3. Kroni i Mbretit  05/08/2012 at 10:28 am

    Isha ne nje vizit ne Brezin kufitar Xhermano-Franzes, isha me Auto Xherm.sepse jetoj e punoj qe 20vite atje. U ndala dhe e pyeta nje Kalimtar Rruge per nje Rrug:Une ne Xhuhen Xherm. kerkova falje e ai Zoteria ma ktheu:No,No kinse spo kuptoj,e pyeta edhe ne anglisht:e njejta.
    Ne shekullin e 21 ne mes te Civilizimit Europian po e pate xhuhen e huaj.je i huaj.

    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptarija,

    per mendimin tim ishte,eshte dhe duhet te jete
    Premisa e jetes .

  4. habibi  05/08/2012 at 1:17 pm

    Feja e shqiptarit nuk është shqiptaria por është feja që ai e ka zgjedhë dhe që e do.Dhe kjo është krejt normale. Shqiptaria ka të bëjë me identitetin kombëtar dhe jo fetar. Paso Vasha i ndritur në konstalacionin e kohës kur shkruan këto vargje, ishte në shërbim me tërë qenien e tij në favor tëë formimit të kombit shqiptar dhe të luftës së tij për çlirimin e trojeve shqiptare nga perandoria Turke dhe nga shtetet grabitçare fqinje.
    Feja ka të bëjë me besimin në zot, në besimin e botës së amshueshme, në besimin në Krijuesin e botës dhe gjithësisë, kurse ai që s’ka fe, nuk beson në këtë gjera.Aspak nuk është problemi te feja kur është fjala te shqiptarët. Ata kanë jetuar me shekuj si vëllezër pa marrë parasysh se u takojnë tri reigjineve, muslimane, ortodokse dhe katolike. Problemi qëndron te disa trutharë që paraqiten në miedia duke theksuar se shqiptarët duhet t’i kthehen orogjinës dmth. fesë së të parëve, sepse Evropa nuk na pranon kështu si jemi. Këta nuk e dinë se çështje e besimit dhe e feve është një çështje evolutive, është çështje e dialektikës dhe nuk di që sot diku në botë të ndodhë që muslimanët të kalojnë në ndonjë fe tjetër.Ndodhin çdo ditë që katolikë, budistë, ortodoks, indus, të kalojnë në fenë muslimane, por jo e kundërta.Një gjë duhet ditur, Evropa ose na pranon kështu si jemi, ose nuk na pranon fare. Neve nuk mund të shitemi për diçka tjetër nga ajo që jemi, kot neve bëjmë katedrale midis Prishtinës apo midis Tiranës (në Prishtinë për qindra besimtarë katolikë, bëhet katedralë dhe shembet shkolla) dhe unë çuditem dhe çuditet çdo kush se çfarë jemi duke bërë. Vetë kleri katolik është dashur të reagojë dhe të kundërshtojë këtë sepse faltoret ngriten aty ku ka besimtarë, faltoret nuk ngriten për reklamë, nuk ngriten për salltanet, nuk ngriten për rrahje gjoks.Megjithatë tolerancën fetare të shqiptarëve nuk do ta zhbëjnë aspak as ata politikanë e as ata klerikë që i vardisën Evropës duke u munduar të falsifikojnë historinë, mentalitetin, kulturën, etnitetin, traditën e popullit ton.

  5. Joni TR  05/08/2012 at 5:09 pm

    Sikur te mos mjaftonte sulmi frontal i priftit dhe Bakallit, qe te dy bashke perfaqesojne Shkodren, ku ndarja fetare eshte si askund tjeter ne Republiken e Shqiperise, dhe ku mund te pyesesh veten nese je ne Shqiperi, apo ne perandorine osmane (ku shkodres i ka ngelur ora), na del habibi ketu lart e na heq cdo dyshim pse Vaso pasha (ish pasha ne ate qe sot quhet Siri) bertet me te madhe ‘Con’ju Shqiptare prej gjumit, con’ju’!!
    Sa here ne jemi ne udhekryq, feja na ndan, na poshteron e na fyt ne udhe pa krye, nacionalizmi eshte nje ideologji vetshkaterruese, por patriotizmi eshte vlere, te cilen pergjithesisht ne shqiptaret, nuk e kemi, dhe as nuk e kemi pasur. Prandaj dhe jemi kaq te pazhvilluar, kaq te lodhur, te pacivilizuar, servile e bukeshkale, e mbi te gjitha, urryes ndaj njeri tjetrit.

  6. tefta  06/08/2012 at 12:29 pm

    VASO PASHA KA QENE SHUME I QARTE DHE I PALEKUNDUR KUR I SHKROI KETO VARGJE ;SE AI ISHTE NJERI I KENDUAR DHE E DINTE MIRE QE FETE DHE SHQIPETARI NUK KANE PATUR ASNJEHERE LIDHJE ;SE ATO I KA HUAJTUR KJO BOTE PERENDIMORE NGA LINDJA DHE JO EUROPIOANE PER INTERESA LEKU

  7. Bali Matrakciu  06/08/2012 at 5:11 pm

    I forte si shkrim nese vertet nuk do te behej nga mediativist katolik te kualifikuar,apo dhe e perkrahur dhe nga HA-bibi,apo dhe nga disa te tjere me mbiemer zajmi qe i fryn anes muhamedane shume.Pra ka qene dhe mbetet Fe per mbi FE thenia Lapidare Feja SHqiptarit eshte SHQIPTARIA.Kjo per faktin se Shqiptaret akoma jane te ndare dhe te jesh patriot eshte e shendetshme,po aq civile ne koshience grupi,sa dhe e kunderta e saj qe mbeshtetet tek njeres te nivelit TENEQEjo vetem nga formimi por dhe koshienca per te perbashketen qe na bashkon qe eshte 95 perqind.Per hire te ideve apo supersticioneve individuale apo kolektive,primitive apo te perpunuara me shekuj per te ngulur rranje e duke bere qejf e kerdi ne tru te thara te fanatikeve fetare te vene ne arradhe permas bythes se parise fetare te Islamit dhe te Kristjaneve. KJO sterthenie te gdhendet ne KUSHTETUT dhe te marrim pjese per te ndertuar ne dheun ton te te pareve pa dallim feje krahine dhe ideje jo si thenie e perdorur ne Peze dhe qe eshte e vjedhur nga revolucioni Freng.VALVITU SHQIPONJA ime DY KRENASHE per inat te toqeve e katoqeve.

  8. Ervjon Cara  10/08/2012 at 3:54 am

    RREAGIM NDAJ SULMEVE TE FESE NE VITIN 2012 MBI FIGURAT E KOMBIT SHQIPETAR.

    Kleriku “per mendimin tim jashtzakonisht prestigjioz” ne fushen e tij, At Dom Gjergj Meta, nje nder personazhet me simpatike te lemit te fese ne trojet shqipetare, ne nje shkrim te revistes MAPO shpalos disa prej pikepamjeve te tija ne te cilat spikatin tendencat filozofike fetare te erresimit te se vertetes se sigurte me ane te lartesimit te “te vertetave” te pa konfirmuara kurre si te tilla fetare sic eshte edhe vet egzistenca e zotit dhe te tjera brockulla “paleontologjike” si keto: “Ngritja e patriotizmit , thote at dom Gjergj Meta, në fe, e kthen këtë të fundit në ideologji madje në idhujtari. Eshte mese e dukshme qe Dom Gjergji duke mos dashur te godasi drejtperdrejt figurat e pa zevendesueshme te kombit tone qe kane lene mbresa pergjate historise duke nxjerre edhe citate te madherishme e me fuqi te jashtzakonshme filozofike dhe vepruese e psikologjike si kjo ne fjale, me sa duket ka vendosur te perdori nje metode te terthorte per ta bere kete gje sic duket “me spond” duke i hedhur topin figurave te kombit tone per ti lene atyre kopiln ne dere e duke thene me stil jashtzakonisht finok se jane pikerisht ata qe kane bere nje krim kur u perpoqen te erresojne figuren dhe vepren e fese “per mendimin tim, lehtesisht te kontestueshme me argumenta madje teper te thjeshta per tu formuluar e konceptuar si edhe per tu perceptuar” dhe jo kjo e fundit kunder vlerave te pa mohueshme te kombit i cili per mendimin tim eshte po ashtu i pa mohueshem e i pa kontestueshem edhe si koncept. Un them se njerezit e ndritur te kombit tone, qe krijuan kete formula psikologjike sic jane citatet e tilla teper te spikatura filozofike, te cilat per mendimin tim jane nje vaksine shum e forte gjithashtu filozofike e dizenjuar apostafat kunder viruseve mendore fetare, pa dyshim dhe ne menyre te pa kontestueshme e me ligje dhe dekrete te posatshme qeveritare, njerez si At Dom Gjergj Meta duhet te obligohen me ligje te shtetit shqipetar ti rrespektojne ne maksimum duke mos lejuar askend ne kete shtet e jo me nje njeri te rendesishem strategjik te klerit me ndikim ne masat e gjera si figura te tilla si ajo e at Dom Gjergj Metes qe te mos tentojne kurre te hedhin poshte vepren e filozofeve te medhenj te kombit tone per asnje aresye ne bote, pasi koha ka treguar se edhe njerez qe propagandojne dhe mbeshtesin kauza si ajo e fese ne fakt, rrealisht, nuk kane asnje ndryshim nga ata per te cilet keta te fundit hedhin balte ne nje lloj forme apo ne nje tjeter. E thene me pak shkoqur se kaq dhe me lehtesisht kuptueshem per ata qe pertojne te lexojne fjali te gjata e te mire detajuara FEJA ESHTE NJE VIRUS PSIKOLOGJIK i cili tenton te largoje popullin dhe kombin nga vlerat e vetme qe e kane mbajtur ate ne integritet e sovranitet rreal e te pa kontestueshem ne jete te jeteve nderkohe qe vet feja edhe si koncept nuk i ka rrezistuar ne kohe rruges se lavdishme e me shum sakrifica pergjate egzistences se kombit tone. Koha e ka treguar se feja jo vetem qe nuk eshte ne gjendje te qendroje e pa lekundur si filozofi ne bindjet e individit por edhe e ka luftuar ne menyra te nendheshme ne mendjet e pa formuara sic duhet te masave te gjera e te pa shkolluara , ate qe un do ta quaja vlere mbi vlera. Vleren kombetare. Patriotizmin. Mendoj se ka ardhur koha qe te shkundemi nga anestetezia virale e aplikimeve psikologjike malinje mbi masat e gjera sic jane edhe keto truke qe zedhenesit e fese transmetojne fuqishem ne ndergjegjen e popullates. Ky, per mendimin tim, eshte nje krim filozofik i paramenduar i cili duhet parandaluar per te mos pritur me ankth diten kur fara e mbjellur te jape frytet e veta. Ne Shqiperine e vitit 2012 feja eshte kthyer nga nje ” I AKUZUAR” ne “AKUZUES” dhe here here edhe ndershkues per kedo qe guxon ti kundervihet duke mos kursyer as figurat e kombit tone.

    Nga Ervjon Cara
    Kreu i Vellazerise Iluminati

  9. Errnesti  10/08/2012 at 2:37 pm

    Te lumt Prift tani po e flitni te verteten Se feja Shqiptarit nuk eshte shqiptaria por besimi sinqert. Edhe perse nuk i pelqen ca komonistave Ateist “Shqipfolsave”enverist qe jan nje ideologi e izolume qe nga koha baces enver… ata jon nje minoritet ne ket shoqeri kombetare.Ju pershendes 96.9%Musliman Kosova .84.4%Musliman Shqiperia .33.2%Musliman madedonia shqiptarmusliman. Gjithsej 92.4%Musliman Shqiptaria.07.1%Krishter.0.6%Ateista shqipfolesa qe lejn si qen…!Oo Ateista te Karit po bota nonen jav qift qe boni me KOmbetar se vet shumica e besimtarve…!Tregoni dhe ju rrenat nese futemi ne BE.do behemi NDERKOMBETAR e do ju mbetet vetem fjal o ateista te karit…! KOMBI ESHTE I GJITHVE PO SHUMICA E TRASHIGON JU JENI SHQIPFOLESA ATEISTA QE DINI TI SULMONI BESIMTART.FEJA SHQIPES BESIMTARIZMI.te lumt PRIFT

  10. Ervjon Cara  10/08/2012 at 9:48 pm

You must be logged in to post a comment Login