Murinjo i tregon derën turkut Nuri Shahin

Zhoze Murinjo i shtron rrugën Nuri Sahin drejt Arsenalit. Në të vërtetë trajneri i Real Madridit, shpjegon se tek Los Blancos janë të shumtë lojtarët që kanë më shumë përparësi se sa turku, ndaj për të mirën e tij nëse dëshiron të jetë protagonist dhe aktivë në karrierë është më mirë që të transferohet: “Është një djalë i ri që kërkon të luajë 90 minutat e çdo sfide, por Xabi Alonso, Sami Khedira, Lasana Diarra dhe Mesut Ozil qëndrojnë para tij në garë. Gjërat nuk janë të lehta në ekipin tonë pasi ne kërkojmë shumë nga çdo lojtar. Kemi në ekip lojtarë të mëdhenj, ndaj kur dikush fillon dhe lëshon, është shumë e vështirë të ruaj hapësirën e tij në këtë skuadër”. Mësohet se Arsenali ka nisur tratativat me madrilenët për të arritur transferimin e Sahin.

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

You must be logged in to post a comment Login