Berisha: Referendum për imunitetet. Dështon seanca në kuvend

Seanca e posaçme parlamentare, për votimin e draftit të ndryshimeve kushtetuese për heqjen e imunitetit u mbyll pa votuar edhe pas orësh të gjata debati ku palët akuzuan njëra tjetrën për korrupsion.  Deputetët e opozitës deklaruan votën e tyre kundër, prandaj drafti nuk u votua. Ndërsa kryeministri Berisha pas debateve e replikave deklaroi se do ta çojë çështjen në referendum popullor. Data 6 gusht ka qenë pika e ndarjes mes maxhorancës dhe opozitës teksa këta të fundit kanë kërkuar që ndryshimet kushtetuese të votohen në muajin shtator dhe së bashku me heqjen e imunitetit të votohen edhe disa ndryshime që kanë të bëjnë me zgjedhjen e gjyqtarëve të lartë.  Sipas opozitës, e cila ishte e pranishme në sallën e Kuvendit, “6 gushti është një datë e përcaktuar në mënyrë arbitrare nga shumica”. Opozita ka këmbëngulur që votimi për imunitetin duhet të kryhet në shtator, së bashku me një paketë tjetër ndryshimesh kushtetuese që lidhen me sistemin e Drejtësisë.

Këtë qëndrim të opozitës mazhoranca e ka cilësuar bllokues për Shqipërinë që në vjeshtë pritet të marrë statusin e vendit kandidatit në BE. “6 gushti është përcaktuar në bazë të rregullores parlamentare”, ka argumentuar mazhoranca, duke ftuar opozitën të votojë në interes të qytetarëve shqiptarë dhe integrimit të vendit në BE.

Pasi u pa se heqja e imuniteteve nuk do të votohej në parlament kryeministri Berisha u zotua se do ta çojë çështjen në referendum popullor.  “Besimi im i palëkundur është tek qytetarët e këtij vendi, socialistët e thjeshtë, demokratët e përfaqësuesit e LSI, të gjithë do votojnë së bashku heqjen e murit të turpit të korrupsionit. Kjo seancë finalizohet me zotimin tim solemn se do ecim në mënyrë të pandalshme në referendumin popullor drejt heqjes së imunitetit”, tha ai.

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

One Response to "Berisha: Referendum për imunitetet. Dështon seanca në kuvend"

  1. Niko  07/08/2012 at 10:55 am

    Nuk duhet te mbetet nje fjale e thene per inerci referendumi, por duhet te behet sa me shpejt, dhe jo te hidhet ne referendum kufizimi, por heqja e plote e tij, dhe te shohim si do te jete thirrja e Rames per votim apo mosvotim… Megjithese ai tashme ka dale i zbuluar para popullit dhe nderkomtareve si personi i marre peng nga iteresa mafioze te tijat apo klanesh te caktuara brenda PS, te cilet shkojne kundra rrymes dhe rruges se zhvillimit europian te vendit, dhe votimit te reformave integruese, duke vene kushte mbi kushte, e duke rremuar neper procedura absurde per te mbushur mendjen Shqiptareve e nderkomtareve..
    Z Rama i gjendur nen presionin e Shqiptareve dhe nderkomtareve ne njeren ane, dhe nen presionin e klaneve dhe te krimineleve me imunitet e pa imunitet, zgjodhi keta te fundit duke i bere bllokade interesit te Shqiptareve, kerkesave te nderkomtareve, dhe kushteve te BE ju futi si pyka ca kushte te tijat tasme te dala boja, ku nuk ka Shqiptar as nderkomtar qe nuk i kupton perrallat me mbret te Rames se ky nuk dashka te preke kushtetuten edhe ne gusht edhe ne shtator, ku e djathta po ja thote cartazi se kushtet e tij jane tejet te papranueshme per tu miratuar, kurse ligji i imuniteteve eshte miratuar nga te gjithe deputetet sociliste ne komisinin e ligjeve…. Atehere kush i ka thene keti Rames qe do ndryshohet ne shtator? Dhe nese dashka konsesusin e kerkesave te tij ne shtator, perse nuk e votoj kete tani qe te kishte nje mundesi me shume pe ti kerkuar llogari shumices se une jua dhashe konsensusin, tani ma jepni edhe ju… Por ky njeri vetem konsesus nuk don, ai ka ardhur ne politike si bllomen, ka vazhduar si bllokues, po ecen si pengmarres, per te ikur si anti-shqiptar, dhe anti-europian….

You must be logged in to post a comment Login