Një bankë nga Azebajxhan ka kërkuar ngrirjen e pasurive të manjatit shqiptarë të Naftës Rezar Taçi, ndërsa vendimi është vënë në jetë nga
autoritetet shqiptare tre ditë më parë. Sekuestrimi paraprak i pasurive është bërë menjëherë sapo është paraqitur kerkesa nga banka Azerbajxhanase e cila i ka dhënë një kredi 75 milion euro Taçit. (Në përditësim)
KERKUES : Banka Nderkombetare e Azerbaixhanit (International Bank of Azerbajixhan, I.B.A), person juridik i huaj, i rregjistruar sipas ligjeve te Shtetit te Azerbajxhanit perfaqesuar ne gjykim me prokure te posacme nga Av.Erinda Ballanca.
OBJEKTI : Marrje e mases se sigurimit te padise.
V E N D O S I
- Pranimin e kerkeses.
- Vendosjen e sekuestros konservative prane Z.Rr.P.P. Tirane dhe ne
- Vendosjen e sekuestros konservative mbi 85% te aksioneve te shoqerise “ARMO” sh.a. te zoteruara nga shoqeria AMRA Oil sh.a. (vlera e tyre nominale eshte 5.126.461.000 leke)
- Vendosjen e sekuestros konservative mbi llogarite bankare te shoqerise “AMRA OIL” sh.a.
- Vendsojen e sekuestros konservative mbi llogarite bankare te shoqerise “Armo” Sh.a.
- Vendosjen e sekuestros konservative mbi pasurite e paluajtshme te shoqerise “ARMO” sh.a. dhe vendosjen e sekuestros konservative mbi gjendjen e stokut te kesaj shoqerie deri ne perfundim te gjykimit.
- Sekuestroja te vendoset per nje shume jo me te madhe se 75,000,000 (shtatedhjete e pese milion) euro.
- Urdherimin e kerkuesit te depozitoje padine e themelit sipas objektit te pretenduar, brenda 15 diteve, perndryshe kjo mase sigurimi e humbet fuqine e saj pa qene nevoja qe gjykata te shprehet me vendim tjeter
- Kunder ketij vendimi lejohet ankimi veçante ne Gjykaten e Apelit Tirane.
- U shpall ne Tirane sot me date 03.08.2012.
SEKRETARE GJYQTAR
Ornela DODAJ Ilir ÇELIKU
Sali Lela
09/08/2012 at 5:17 am
O Sali a ka Taci imunitet?