Përplasja me armë për një pallat në Vlorë, gjykata liron badigardët e biznesmenit

Tiranë Përplasja me armë në Vlorë, pas një konflikti mes ortakëve në biznesin e ndërtimit, mbyllet me lirimin nga qelia të të gjithë të dyshuarve. Gjatë ditës së djeshme gjykata e Vlorës ka lënë të lirë katër personat e tjerë që mbaheshin në qeli pas lirimit të biznesmenit të ndërtimit Alban Xhillari, edhe pse gjatë konfliktit mbetën të plagosur 4 persona. Madje, për arrestimin e tyre gjatë operacionit përkatës, u rrezikua edhe jeta shumë efektivëve të Policisë, pasi personat e liruar dje nga gjykata nuk iu ndaluan postblloqeve të Policisë. Lajmi i lirimit të personave u bë i ditur për MAPO-n nga burime të gjykatës së Vlorës si dhe nga policia lokale. Edmond Berisha, 36 vjeç; Gentian Kola, 32 vjeç; Artan Kola, 38 vjeç;dhe Ardian Rexhepi, 31 vjeç; banues në Tiranë u lanë të lirë me vendim të Gjykatës së Vlorës, për shkak se ngjarja në të cilën ata ishin përfshirë është cilësuar si ngjarje me pasoja të lehta. Kjo, pasi në këtë ngjarje nuk ka pasur persona të dëmtuar rëndë, ndërsa provat e ofruara nga prokuroria dhe policia janë cilësuar si të pamjaftueshme. Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur Krenar Cena, Hiqmet Çobaj, të dy banues në Vlorë si dhe Përparim Molla dhe Qemal Dedja, banues në Tiranë. Ngjarja ndodhi me 3 gusht të këtij viti, në afërsi të stadiumit dhe pallatit të sportit në Vlorë, pas një konflikti për një shesh ndërtimi. Një nga ortakët pretendonte se Xhillari i detyrohej një shumë të madhe parash. Burime të policisë së Vlorës dhe Prokurorisë thanë se Gjykata nuk ka pritur mbërritjen e akteve të ekspertimit, të cilat kanë konfirmuar disa prej dyshimeve të policisë. Sipas hetuesve, mësohet se armët e bllokuara kanë rezultuar të kenë kryer pikërisht qitjen në vendin e ngjarjes, fakt që sipas tyre është konfirmuar nga krahasimi i gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes. Po kështu, policia tha se njërit prej të arrestuarve i ishin gjetur faktorë plotësues në dorë (mbetje baruti nga qitja e armës). Po ashtu, burime të Drejtorisë së Policisë së Vlorës thanë se edhe gjurmët e gjetura në armën e bllokuar i përkasin njeriut që dyshohet se shoqëronte biznesmenin Xhillari, por edhe ky është liruar bashkë me të tjerët. Burime nga policia thanë se përplasja ka qenë mes dy ndërtuesve ortakë, Alban Xhillari dhe Krenar Cena, pas konfliktit  për një pallat që po ngrihej jo shumë larg vendit ku ndodhi plagosja. Menjëherë pas krimit në vendngjarje kanë shkuar të gjitha shërbimet e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë dhe u vunë në vënë në ndjekje të autorëve, të cilët ishin larguar me dy automjete pas ngjarjes. 50 forca të policisë u angazhuan për të bllokuar automjetet në të cilat udhëtonin autori i dyshuar i krimit dhe ata që e kishin shoqëruar. Sipas policisë, në km e 6-të të autostradës Levan-Tepelenë është kapur një prej automjeteve tip “Ford” model amerikan, me 4 persona, ndërsa një postbllok policie u “ça” nga makina e dytë, e ndaluar më pas. Policia arrestoi biznesmenin Xhillari dhe 5 persona të tjerë, por prokuroria i liroi ata, në mungesë të provave.

 

Alarmi: 40 persona të kapur me armë u liruan nga gjykata

 

Burimet e policisë thanë se vetëm gjatë dy muajve të fundit janë arrestuar më tepër se 40 persona të kapur me armë dhe të gjithë këta të fundit janë liruar me argumente të ndryshme, pavarësisht se janë kapur me armë në kushtet e flagrancës dhe në rrethana rënduese ndaj tyre. Një fakt i tillë është pohuar për MAPO-n nga burime të policisë së Vlorës, të cilët thanë se në më tepër se 90 për qind të rasteve personat janë lënë të lirë.

 

4 Përgjigjet për "Përplasja me armë për një pallat në Vlorë, gjykata liron badigardët e biznesmenit"

  1. hapur  17/08/2012 në 10:21 am

    Keto jane gjykatat tona te kurruptuara,keto jane pasojat qe la Topi me shoke me emerimet kush paguan me shume e pastaj gjykatesit bejne tenderin e tyre ne kurriz te popullit.Rrezikojne koken policet e shkrete per ti ndaluar,plagosen kater veta me arme dhe gjykata e quan plagosje te lehte dhe i le te lire.Pastaj keta mbas disa ditesh i vrasin ata qe i plagosin dhe fillon refreni i perditshem fajin e ka policia dhe qeveria. Ne Shqiperi do marin fund keto gjera diten qe do vritet nje gjykates pikerisht per keto lirime me ere euro.

  2. bobi  17/08/2012 në 3:06 pm

    o popull kta gjgjtar duhet te vriten ma mir te vrasim nja 10 gjygjtar sesa trrihet pa shtet dhe ligje se anarkia na pret

  3. Ndoc Sukaj  17/08/2012 në 7:03 pm

    Keto jane Gjykata te nje niveli te ,,larte,,dhe dine te vendosin drejtesi duke liruar bodigardet nga akuza pasi ata jane te pa faj qe ,,mbrojten me cdo mjet,, kapon e tyre.Kjo eshte sikur te jetosh ne ,,Republiken e Bananeve,, pa mbjellur e mbledhur ndonjehere Banane.

  4. niko  18/08/2012 në 2:50 am

    Keta gjyqtare duhet te futen ne burg neqoftese ky shtet kerkon drejtesi.

Komentet janë mbyllur