Foto Strakosha pa uniformë

Pa uniformën e portierit, me të cilën ende e shoqërizojmë. Pa uniformën e kapitenit të kombëtares. Apo atë të një personazhi të tërhequr. Sepse në këtë intervistë ka rrëfyer disa detaje nga jeta private… edhe atë që kur fle nuk mban uniformë

 

Cili është mëngjesi yt rutinë?

Fillon me kafen e parë në shtëpi me bashkëshorten dhe cigaren.

Cili do të ishte mëngjesi yt ideal?

Të jem buzë detit në Dhërmi e të pi kafen duke parë detin.

Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit?

Varet edhe nga fakti se sa shpejt duhet të jem në punë, por më pëlqen ta pi kafen me miqtë te bar Capriçio ose te hotel Grand.

Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje, mëngjesi?

Dhe pse nuk ndodh shpesh, më pëlqen që të jem me miqtë, me shokët e mi.

A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke?

Po, shumë.

A u devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke?

Edhe mund të ndodhë, por jo zakonisht, jo.

Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh?

Justifikimi i parë është mungesa e kohës.

A je dembel? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm?

Nuk kam qenë dembel. Vitet e fundit, i vetmi dembelizëm që po më kushton është që nuk po praktikoj shumë sport. Dhe kam nisur të shëndoshem një çikë. Dhe kam zili veten kur isha në aktivitet, kur isha shumë më energjik.

Ku të zë dreka zakonisht?

Ose në punë, ose drekë familjare, ose me shoqërinë.

Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde?

Janë disa. Varet nëse do jetë drekë shoqërore apo me familjen, nëse do jemi për peshk, apo për mish… Më pëlqen “Padam”, një restorant peshku “Oktapodi” i nunit tim,… ka shumë.

Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka?

E barabartë.

A je kursimtar?

Jo.

A ke në rit gjumin, apo pushimin e drekës?

E kam ëndërr. Nuk më është bërë zakon për vite të tëra, por është e kundërta e dëshirës.

Kur ke qenë e vogël a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar?

Shumë, por mundohesha t’i shmangesha. Ndoshta pushoja, por gjumi ishte e vështirë të më zinte.

Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria?

Kujtimet janë shumë, por më vjen keq që nuk kam ruajtur ndonjë send.

Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura?

Çdo etapë e jetës sime ka të bukurat e saj, por më të bukurat janë vitet e vështira të fëmijërisë, por janë të lidhura edhe me futbollin, janë vitet që luaja me ekipin kombëtar.

Po kujtimet e hidhura?

Kam dhe kujtime të hidhura, disa dhe nga koha me ekipin kombëtar. Ndonjëherë nga ato del dhe më i fortë.

Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete…?

Jam tip shumë i mbyllur për sekretet e mia, por ka njerëz shumë të afërt që në disa momente dua t’ua rrëfej.

Çfarë ka në portofolin tënd?

Lekë për të konsumuar gjatë ditës.

Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave?

Ndoshta për këtë jam njeriu më i vështirë. Jam mësuar shumë keq që në fëmijëri me nënën dhe më pas shumë vite me bashkëshorten. M’i gjen ajo.

Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde?

Shtëpia jonë është me bezhë dhe kafe.

Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine?

Po them aromën time, një parfum që e përdor prej shumë vitesh dhe vështirë se e ndërroj: Ultraviolet e Paco Rabbane.

Çfarë CD ke në makinë?

Kam të ndryshme.

Çfarë muzike ke zile telefoni?

Një muzikë e thjeshtë. Shpesh e lë dhe pa zë.

A ke miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta?

Po, edhe i takoj. Do doja të takohesha edhe më shpesh.

A je i hapur për miqësi të reja apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti?

Si tip jam i hapur. Por duhet kohë për t’u bërë mik me dikë

Ku rri zakonisht me miqtë?

Në bare, ose në restorante

Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra, kur mbaron zakonisht dita jote?

Mbaron një çikë si vonë. Ja, po e rregulloj pak, po them 10-11 e mbrëmjes.

Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde?

Në qoftë se më është dhënë mundësia të kem ngrënë drekën në shtëpi dhe të kem pushuar pak, është duke biseduar me bashkëshorten, Adelinën.

Po idealja, cila do të ishte?

Duke u larguar nga Tirana, me shoqërinë, ose me familjen, me çunat, që është e vështirë, për të pirë një kafe diku larg Tiranës

Kur shkon për të fjetur?

Pas orës 1.00

Cila është uniforma jote e gjumit?

Nuk kam uniformë J.

Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”?

Bashkëshortja J.

 

Kujtimet

Çdo etapë e jetës sime ka të bukurat e saj, por më të bukurat janë vitet e vështira të fëmijërisë, por janë të lidhura edhe me futbollin, janë vitet që luaja me ekipin kombëtar.

 

Aroma

Një parfum që e përdor prej shumë vitesh dhe vështirë se e ndërroj: Ultraviolet e Paco Rabbane.

 

 

Veshjet

Ndoshta për këtë jam njeriu më i vështirë. Jam mësuar shumë keq që në fëmijëri me nënën dhe më pas shumë vite me bashkëshorten. M’i gjen ajo.

 

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

You must be logged in to post a comment Login