Dilema e historisë

 

Ka kohë tashma që kryeministri Berisha vijon me i mësue shqiptarët se si duhet ta konceptojnë dhe ta shkruejnë historinë, se cilat figura duhet të vlerësojnë, cilat t’i relativizojnë dhe cilat t’i harrojnë. Asht krejt e kotë me shtue se Berisha në këtë lamije ka po aq kompetenca sa ka nji historian në fushën e kardiokirurgjisë, por prap se prap atij s’i mbushet mendja dhe vijon pafundsisht me tentativat e tija me zhvendosë vemendjen prej problemeve tragjike që kanë mbërthye Shqipninë tek disa detaje të cilat, nemos i pastë zgjidhë, ka për t’i zgjidhë vetëm koha.

Rreth historisë ka dy përqasje: e para asht ajo e historishkruesit, për t’u kuptue ma mirë ajo e Herodotit dhe e Tukididit, e dyta asht e ajo e filozofit të historisë, e Herder-it, Kant-it, Hegel-it, Dilthey-t etj.

Në të dyja rastet rreziqet dhe tundimet e dy kategorive të studjuesve që merren me historinë janë të pafundme. Ato nisin prej te metoda e përfundojnë tek subjektiviteti dhe partishmëria politike. E megjithatë ka raste kur edhe politikanë të impenjuem konkretisht na kanë lanë vepra historike me vlera të padiskutueshme, si shembull bashkëkohës vlen rasti i Churchill-it.

Dihet që historiografia dhe “filozofia” enveriste në Shqipni ka prodhue për disa dekada nji histori të politizueme deri në palc. Deliri shkonte deri atje sa me trajtue historinë e PPSh si nji histori në vedi në raport me historinë e Shqipnisë! Historianët e regjimit, tue nisë prej tek Enver Hoxha, nuk kanë ngurrue me shtrembnue rranjësisht faktet dhe ngjarjet për t’ia përshtatë teorisë politike të nji sistemi thellësisht rrenacak dhe mburravec. Raporti mes historiografisë së mirëfilltë dhe asaj enveriane që lulzoi dhe ende gjallon në Shqipni, asht si raporti mes artit të fotografisë dhe pornografisë, të dyja përdorin pothuejse të njejtat mjete por rezultati dhe qëllimi janë krejt të ndryshme.

Historiografia komuniste e trajtonte gjithë historinë para-enveriste si nji përgatitje ideale për “ngjarjen themelore” të jetës së kombit: ardhjen në skenë të Enver Hoxhës. Përpara këtij edhe vetë Gjergj Kastrioti zbehej, ndërsa figurat e ndrituna të Rilindjes trajtoheshin si rishtarë naivë që s’dinin se çka kërkonin. Po në ketë linjë naltsohej e ashtuquejtuna “luftë nacional-çlirimtare” e cila në të vërtetë s’qe tjetër veçse nji luftë vllavrasëse për me i sigurue pushtetin nji partie politike që ishte vegla e bindun e jugosllavëve dhe tradhtare e interesave kombtare në lidhje me Kosovën dhe me shumë çështje tjera. Edhe pse krimet, pabesia, intrigat, dhuna, vjedhjet, terrori e shumë dukuni tjera negative shoqnuen në mënyrë të njitrajtshme “luftën nacional-çlirimtare”, nuk mungojnë në gjinin e saj figura ndryshe prej shumicës së kriminelëve dhe banditëve që e udhëhoqën, madje nuk mungojnë as figura idealistash si Ramize Gjebreja, e cila e pësoi pa pasë asnji faj prej vetë bashkëluftëtarëve të saj.

Nji çeshtje tjetër asht edhe numri tejet i frymë i dëshmorëvë të shpallun prej regjimit komunist. Ajo shifër asht krejt e pangjashme, në të janë përfshi partizanë të vdekun prej tifos së morrit, prej etheve të malarjes, prej lëndimeve të ndryshme dhe prej vrasjeve aksidentale, sikurse janë përfshi civila që kanë humbë jetën prej plumbave qorra, prej bombave të mbetuna prej kohës së luftës italo-greke e deri edhe njerëz të vramë prej vetë komunistave. Pakkush ka hetue rreth 28 mijë emnave të shpallun si dëshmorë dhe surprizat përpara të cilave asht gjetë kanë qenë të shumta e të pabesueshme.

Në simbolizmin komunist numri i dëshmorëve duhet të përkonte me kilometrat katrorë të vendit, por nuk asht problem numri i të ramëve, pse edhe po të kishin qenë vetëm dy vetë do të kishin meritue nderim e respekt. Çeshtja qëndron tek primja me falsifikue faktet, me hesht për disa të vërteta dhe me nënvizue qëllimshëm disa të tjera. Jam thellësisht i bindun se historishkruesat e djeshëm, pleq e gjysëm të tillë, të rritun me parimet e metodologjisë marksiste të markës ma skadente enveriane nuk janë të zotët sot me na ndihmue me e ripërçansue historinë tonë kombtare.

Gjithashtu jam i bindun se edhe kryeministri ynë me aradhën e sejmenëve të tij që me keqeshkrojat e tyne mundohen me e shti minaren në thes apo me e banalizue/relativizue të kaluemen për me ba që të ndihemi ma pak të neveritun prej së tashmes, nuk i bajnë nji shërbim të mirë historiografisë sonë.

Historinë do ta shkruejnë historianët e mirëfilltë, e që këta të ekzistojnë nuk ka nevojë që të kemi as akademi dhe as institute që s’kanë asnji funksion real, s’kemi nevojë për komisione parlamentare që lindin si dështime të suksesshme, s’kemi nevojë për relativizime dhe as për himnizime e madje as për buste dhe shtatore.

Nji sistem i korruptuem deri në palc nuk ka forcë morale me nderue askënd dhe nuk ka tagër me e rishkrue historinë.

Ata që do ta shkruejnë nesër historinë nuk do ta kenë të vështirë dhe nuk do të kenë mëdyshje përpara figurave mediokre e meskine që tashma i kanë shkatrrue shqiptarëve nji andërr të madhe e edhe nji të ardhme shpreset. Madje nuk do të kursejnë edhe nji aradhë intelektualësh që si me heshtjen si me fjalën e tyne janë vu në shërbim të së keqes absolute që e kapërthye Shqipninë.

 

� � ge�� �� rin për t’i rënë tjetrit, apo sapo kanë mbaruar së lidhuri nyjen e litarit për të varur veten, se nga del një mizë që vjen e i pickon rrëzë veshit duke i bërë të merren me ‘të, domethënë me mizën, dhe harrojnë vrasjen.

 

Kronika e varfër e vrasjeve në Dumre, në Gramsh, në Kavajë, në malësinë e Rrogozhinës, në Pukë, në Malësinë e Madhe dhe disa vende të tjera, shpjegohen me tjetër gjë. Në këto vende, në momentin kritik, sapo dikush bëhet gati të vrasë apo të vritet, e kap një lemzë që s’i shqitet deri sa qejfi për të vrarë i avullon atypëraty, i ikën si me magji.

Pa u futur në rastet relativisht të ndërlikuara kur për arsye nga më të ndryshmet në momentin e fundit vrasja kthehet në vetvrasje dhe vetvrasja në vrasje, është me rëndësi të theksohet se faktorët me rëndësi ta pa diskutueshme vrastare, si distanca me detin, marrëdhëniet me qiellin, klima, presioni atmosferik, temperatura, lagështia e ajrit, begatia e arave, gjarpërimi i lumit, kriprat minerale të ujrave, relievi i vendit, ndikimi si i fushave magnetike të mineraleve të nëntokës dhe i rrezeve kozmike etj. nuk janë të vetmit faktorë që e bëjnë shqiptarin të rrëmbejë sëpatën kazmën a sqeparin, të nxjerri nga brezi koburen a Kallashnikovin nga qilari. Ka arsye edhe më të thella, të cilat pyetjen pse shqiptarët po vrasin dhe po vriten e bëjnë një ekuacion të çuditshëm, zgjidhjes së të cilit sa më tepër i afrohesh ajo zgjidhje aq më tepër largohet.

Prandaj një shpjegim i pranueshëm i asaj që po ndodh duhet kërkuar përmes arsyetimesh më të thjeshta, më bazike.

Shqiptarët e vranë veten për gjysmë shekulli pa pyetur aspak për male e minerale e rrezatime e më the e të thashë. Fakt ky që vetvetiu të bën të nxjerrësh konkluzionin se te shqiptarët vërehen dy lloje vrasjesh dhe vetvrasjesh:

E para, ajo e gjysmë shekullit të kaluar, kur u vranë e u vetvranë komunistikisht, dhe, e dyta, kjo e tanishmja, kur po vrasin dhe po vriten demokratikisht. Me një dallim kolosal në mes: Vetvrasja e parë u bë për shkak të mungesës, boshllëkut. Vetvrasja e dytë, selektive dhe pakrahasimisht më e vogël se e para, po bëhet për shkak të tepricës, bollëkut.

Mund të supozohet se vrasjet si ato të ’97-ës, shpërthimi i Gërdecit etj. janë një shpagim apo hakmarrje hyjnore në shenjë kujtimi dhe respekti ndaj pakicës së arsyeshme që vuajti internime dhe burgje për shkak të zellit të tepruar viktimizues të shumicës së xhindosur për ta bërë diktaturën të përsosur. Pra vrasjet e tanishme sporadike janë rrjedhojë e vrasjes së paramenduar komuniste.

Dikur Shqipëria kishte shtet totalitar dhe polici që shqiptarin e frikësonte, e internonte, e burgoste, e vriste. Sado të pa përsosur, sot Shqipëria ka shtet demokratik pluralist, ka rend, që shqiptarin e ruajnë, e mbrojnë. Klyshat e kurvit që thonë se Shqipëria sot nuk është shtet por regjim, thonë një gënjeshtër tepër të trashë që i identifikon edhe më si dishepuj të së kaluarës kriminale.

Ashtu si të sëmurit të helmatisur, të cilit i duhet gjakun ta zëvendësojë, mes turbullimit të mendjes dhe trazimit të shpirtit, duke vrarë e duke u vrarë në këtë kapërcyell stinësh të Historisë së tyre, shqiptarët po ndërrojnë gjakun. Në mënyrë të vrazhdë, por të pa evitueshme, Shqiptarët do vazhdojnë të vrasin dhe të vriten derisa Shqipërisë pafundësisht të begatë dhe llaftarisht të bukur gjaku t’i ndërrohet i tëri. Si një vetflijim i vullnetshëm për të mirën e përgjithshme, si një Harakiri.

 

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

25 Responses to "Dilema e historisë"

  1. drini  19/08/2012 at 6:00 pm

    e ku je o ndrec qe mezi te ka partia e rucit.

  2. tifo-z  19/08/2012 at 6:41 pm

    z.Ndreca,

    partizanet qe paskan vdekur ne mal nga tifoja, nuk qenkan deshmore keshtu? Nga cfare duhet te vdese per te qene deshmor dikush qe ka lene shtepine per malin, me qellimin e vetem qe te luftoje pushtuesin? Po te qendronte ne shtepi te vet ky qe vdiq ne mal nga tifoja, a do kishte vdekur nga tifoja? Po kur i bie infarkt ne istikam, a quhet deshmor? PO nese vdes nga uria ne mal? PO nese ne marrshim e siper bie ne ndonje bombe te paplasur te dy-tri lufterave me pare, a llogaritet deshmor i luftes per te cilen ka dale ne marrshim?

    Me antikomuniste si ju, enverizmi vetem sa merr peshe me teper, z. Ndreca

  3. Baca  19/08/2012 at 6:46 pm

    Historin duhet t’a shkruaj populli.Ai eshte i vetmi qe duhet t’a dhe te vendos per historin dhe per figurat historike . Po te degjosh sa shkruajn per Skenderbeun,disa thone eshte tradhetar dhe nipi i tij (djali I vllait te tij) Hamzai qe bashkepunoi me turqit kunder SHQIPERIS -eshte patriot.Disa pseudo patriot ndoshta dhe agjentura te huaja flasin per patriotizmat e e zogut,qe e prun Jugosllavet ne pushtet duke dhuruar toka nga preset e shqiperis,njelloj sic Ben sot ndonje politikan qe fall pjese te SHQIPERIS per te zgjatur sundimin.Kerkon ta ver satrapin me bust ne qender te Tiranes si vrasesit e patrotve te medhenje si Luigj Gurakuqi,Hasan Prishtina,Avni Rustemi Barjam Currit etj.etj.Zogut qe e la Shqiperin ne mjerim gjat sundimit te tij dhe ja shiti Italis,qe mbushi Valixhet me flori dhe jetonte salloneve te EVROPES.qe sic thon TRADHETARET e sotme ndertoi shtetin “modern”te kandilit.dhe pishes.
    Historin dhe vleresimin e figurave hitorike ti vendosij populli me referendum mbar popullor dhe Jo disa politician qe japan orjentime se si duhet shkruar Historia.

  4. drini  19/08/2012 at 10:40 pm

    bac, vazhdo shiko filma te xhaxhit enver.

  5. Marku  20/08/2012 at 3:55 am

    Shifren 28 mije (sipas A.Plasarit) nuk e kane percaktuar komunistet shqiptare por kuislinget ne gazeten e tyre “Bashkimi i Kombit”.E dyta kushdo qe vdiq ne mal ku kishte dale per te luftuar,eshte deshmor pavaresisht se nga se i ka ardhur vdekja.E treta qe desha te them z.Ndreca,eshte se nuk eshte faji i atyre qe mburrin historine e tyre,faji eshte i atyre qe vetem shajne e nuk shkruajne asgje historike.Ne te njejten linje me ju ankohej dhe dom GJ.Meta,por nuk eshte faji im qe nuk di asgje per pater A.Harapin (pervecse ishte anetar i qeverise kuislinge)por eshte faji i atyre qe dine dhe nuk shkruajne per te.

  6. ernes  20/08/2012 at 2:12 pm

    I merzitshem…!

  7. Kolin, çun tirone dje - shtetas europjan sot  21/08/2012 at 11:58 am

    Nrec,
    tema që trajton është e thjeshtë: shifra fiktive e 28 mij “dëshmorëve”. Dakort me ty, por e nis keq (si zakonisht) duke cituar dhe kryeministrin për sygjerimet e tij në lidhje me historinë. Tani, un kam arsye duke të lexuar deri në fund të dal në konkluzjonin se: me ç’të drejtë ti ja heq ekskluzivitetin kryeministrit të vendit të sygjerojë mbi historinë dhe ja jep ktë të drejtë vetes=një anonimi? E kanë rrëmbyer me pahir ktë të drejtë dhe ish-sigurimsat si A. Stefani apo M. Nanaj por ata dihet tashmë se kujt qarqeve apo personi i shërbejnë. Ti si pinjoll i familjeve të nderuara katolike, i pozicjonuar në krah të personave të lart-përmendur dhe asaj çka ata përfaqsojnë, përbën vërtet një rast ekzotik në ktë Shqipërinë tonë o Nrec.

    • Princ Enri  03/09/2012 at 4:42 am

      O Koli, cun tirone dje-shtetas europian sot, po katnar ke ngel, sic ke qene denbabaden.
      Shate pale lkure me ndrru, dhjete pasaporta europiane me fute n’xhep, dymbedhjete deshmi te persekutuarish me ble, nese je pinjoll tradhetaresh dhe kolaboracionistesh, bisht qeni ke me ngele, me damke e me njolla, ne Shqiperi po se po, por edhe aty ne Europe ku je strukur. Provo dhe thuaji komunitetit apo pushtetit vendor aty ku jeton, provo dhe shkruaji shtypit lokal apo qendror te atij vendi demokratik e antikomunist europian shtetas i te cilit na qenke bo, pra provo dhe trego se paraardhesit e tu u bashkuan me fashistat dhe me nazistat, se ishin patriot te medhenj, se ishin antikomuniste te medhenj, se ishin largpames te medhenj dhe prandaj komunistat i qerruan, i pastruan dhe i dekoruan me nga nje plumb pas koke dhe se ty, o Kol katnari, si pinjoll i denje i tyre te persekutuan dhe te detyruan te perserisje shtate here ne dite: Te rroje partia qe cfarosi gjithe bashkpuntoret e pushtuesve dhe qe cliroi atdheun. Provoje se, kushedi, ishallah dhe hejvalla, te njohin te drejten e demshperblimit, me dekorata dhe para, me resme neper muzerat e antikomunizmit dhe me ndonje shtatore ne Shqiperi.
      Ty mer Kol Katnari, tka ardh zoni dhe vakti me ju bashku holle-holle davetit qi po knohet sot n’Tirone nga banda e horrave, hajduteve dhe atdheshitesve, qi per t’mbajte pushtetin dhe celsat e hazinese te mbushur nga puna, gjaku dhe kockat e popullit fukara, kane thirrur prane vehtes gjithe llumin e Shqiperise, perfshire dhe pinjollet e tradhetareve te damkosur nga historia.
      Kot e kane mer Kol Katnari, vitet shkojne dhe Avni Rustemi ndrin si yll, ndersa nxin si bajge Esat Toptan Tradhetari, ylli partizan shkelqen si diell ne qiellin e atdheut, ndersa kudermojne te pegere fytyrat e kuislingeve qe u kapardisen ne kolltuqe kryeministrash e ministrash nen bajonetat dhe cizmet e pushtuesve, qe ngriten doren dhe armet kunder bijve te lirise. Mund te sjell dhjetra emra dhe shembuj per te te thene shkurt: Qepeni, bisht qeni dhe kulish tradhetari! Historia mund te rishkruhet, por nuk mund te ribehet!

  8. ardian shamku  21/08/2012 at 2:15 pm

    hallall ndreca, ne sherbim te edi rames si asnjehere tjeter. mos te rreje mendja se do behesh minister or qyq.

  9. Reformer  21/08/2012 at 3:12 pm

    ardian shamkut: me te vertete beson se eshte me mire te jesh minister ne shqiperi, se sa profesor ne Belgjike?

    me sa duket nuk e ke fare te qarte se kush eshte shkruesi i artikullit.

  10. ibrahim  21/08/2012 at 4:17 pm

    Ky shoku ndreca me siguri punon ne tv e negjmijes dhe rames qe ter diten shfaqin filma komuniste ku edhe femijet luftojne gjermanet dhe italjanet.me siguri ndreca eshte ne keto tv edhe kryeredaktor si ne tring shqip ,chanel one,kanalin t ose(top)ku ter diten enveri eshte kryesori,e tash ndreca po na meson se nuk duhet ta degjojme kryeministrin por duhet negjmijen dhe shokun rama me shokun topi.ka ehe shum shok e shoqe tjera shoku ndreca,psh shoku,gjufi,shoku milo,shuku stefani,shoku nano gazetari,keta ti ndegjojm ndrec po na thua.

  11. studenti  23/08/2012 at 4:00 pm

    Po i nis reflektimet e mia me nje lloj rime qe te mund te kuptohen edhe nga dikush qe s’ka haber,por qe e di se ç’thote partia e tij dere me dere.
    Jemi siç nuk jemi/nuk kemi as ate qe kemi/se sillemi ne nje humebetire/ pa bere ndonje gje te mire.Dikush qe eshte shkolluar/ ben nje shkrim te ngaterruer/ me ca persiatje ideologjike/ per interesa politike/ mbi nje dileme historike.Ta shohim pakez ne nje ndjenje, ose menyre kritike.
    Mekati komunist nuk eshte Historie e PPSH sepse çdo gje ne kete bote ka historine e vet,por eshte mbisundimi historik i saj qe ne nje kontekst tjeter behen perpjekje per ta perseritur.Fotografia dhe pornografia nuk jane te njevlefshme; e para ka vetem qellim te pergjithshem: riprodhimin sa me mire te realitetit,ndersa e dyta ka vetem qellim specifik; riprodhimin anatomik-fiziologjik-psikologjik te seksit.Lufta nacional-çlirimtare shqiptare si e te gjithe vendeve antifashiste, quhet nje faqe lavdie nga te gjitha demokracite dhe demokratet e botes. Vellezerit qe dolen te vriten per vellezerit kunder pushtuesve fituan sepse i bashkoi kauza e drejte. Ata qe dolen te vriten per pushtuesit kunder vellezerve humben se kauza e tyre i çoi tatpjete. Ndryshe nga bota e qyteteruar ketu punet vajten perrua;pala e humbur,e perdhosur dhe e turperur don nderin e pamerituar, pala qe fitoi, e krekosur e lavderuar nxiti urrejtjen dhe hakmarrjen e tepruar.Injoranca poilitike,mediatike, akademike ngrohet ne zjarrin qe s’ka te shuar,prandaj kalvari yne nuk ka kurre te mabaruar.Numri i te reneve ne Luften e Dyte boterore nuk eshte per t’u mburrur,as per t’u tekurruer.Ai gjinedet ne arkivat e te gjitha paleve nderluftuese te te gjithe botes, qytetaret mund ta shohin ne muzete e kryeqyteteve te Evropes,siç me ka rene rasti edhe mua:Ndersa per ngaterrestaret eshte fare thjeshte,te lexojne njoftimin e qeverise kuislinge ne organin e saj “Baskimi i Kombit”, ne editorialin e dates 21 tetor 1944, qe ben thirrjen “Mjaft më!”,te mos luftohet sepse nga 7 prilli 1939 e gjer ne kete dite jane vrare prej kesaj lufte me te huajte 28 mije shqiptare.Shkrimi qe komentojme eshte i konsumuar, me 18 gusht 2012 po ketu eshte botuar.Midis “dilemes” dhe “harakirit” plagjiatura i perket fakirit, por e gjejne vete autoret e shkrimit.

    • Kolin, çun tirone dje - shtetas europjan sot  24/08/2012 at 2:25 pm

      O “student”,
      po të nisesh nga njoftimi në “shtypin kuisling” të dt. 21 tetor 1944 për 28 mijë të vrarë, na del një problem i vogël: Thuhet se Shqipëria u çlirua me 29 nëntor 1944, pra kemi ende 39 ditë luftë finale deri në çlirim. Tani unë kam të drejtën legjitime të pyes ty o “student” e sëbashku me ty dhe shokët mugoshista me pasaportë shqiptare:
      Për 39 ditë luftë llogore më llogore, qoshe më qoshe, mal më mal, fushë më fushë e jo me italjanët as me ballistat por me ushtrinë më të fuqishme të kohës-hitlerianët, si nuk u vra për më shumë se 1 muaj luftë asnjë partizan?. INTERESANT si mbeti për 39 ditë kjo shifër e pandryshuar!!! TË SHKRUASH ËSHTË NJË NEVOJË, TË HESHTËSH ËSHTË NJË ART.

      • Novy  09/11/2012 at 7:40 am

        Pershendetje,,,,shume informim i mire,,,, kam dhe nje pyjete nese mundeni ta gjeni Memorandumin e serbis te vitit 1986/ASHAS,, dhe ta postoni..,,,Me t’mira

  12. lexuesi  24/08/2012 at 7:42 pm

    “Dilemat e historise” me ngjajne me ca mbeturina qe hidhen ne kazanin buze rruges, qe te vijne t’i marrin autokontenieret per t’i çuar me tutje, ne vendgrumbullimin e madh.Nje shkrues, qe mbahet si i kualifikuar, thote gjera qe mijera here jane thene dhe jane shkruar. Nepermjet abstraktit na percillet raporti midis shkrimit te historise e filozofimit, harrimit dhe rivleresimit a relativizimit te figurave,historise se mirrefillte e asaj enveriane. Ndersa nepermjet shtjellimit autori perpiqet ta shkruaj vete ate,duke vene guret e themelit te saj siç artikulohen ne kafenete qe frekuentohen nga lideret e politikes se re,te abrashit dhe humbesve qe kane qene dikur ne balle duke vrapuar si dhelpra pas atyre qe i varen, nder shale,dashit.Shkruan se Lufta nacional-çlirimtare ishte vellavrasese.Por ppavaresisht se disa vellezer u bashkuan me pushtuesin dhe disa te tjere luftuan kunder tij, gjithe bota demokratike,OKB, OSBE,BE,e ka quajtur çlirimdashese.Shkruan se PKSH qe vegel jugosllave kur gjithe bota e di se ishte simoter e nje partie ilegale,nuk ishte vegel e mbreterise se shkiave, e çetnikeve, ushtasheve dhe SS-ve te Deves qe i prine pushtuesit te hapte mijera varre.Shkruan se ishte fryre numri i te vrareve shqiptare me ndonjerin qe e kish goditur ndonje plumb qorr.Por pa u lodhur cilido ngaterrestare mund te lexoje njoftimin e bere nga qeveria kuislinge me 1944, me 21 tetor.Aty thote ne “Balli i Kombit” ne editorialin e saj; “Mjaft më!” se nga 7 prilli 1939 jane vrare ne lufte me te huajte 28 mije shqiptare.LNÇL zhvishet nga te gjitha vlerat e qenesishme te saj, thuhet se “kryeministri don me e banalizue te kaluemen per t’u neverite ma pak prej se tashmes”!? Sidoqofte ky lidership eshte kunder se kalures se ishin kalores besnike te saj,eshte kunder se tashmes sepse u be shkaterues heretik i saj,eshte kunder se ardhmes sepse kultivon te gjitha veset ne infektim te saj. Shkrimi duket si vazhdim i kotesise”hidh e mbaj!”

    • Kolin, çun tirone dje - shtetas europjan sot  31/08/2012 at 3:53 pm

      O “lexues”,
      po të nisesh nga njoftimi në “shtypin kuisling” të dt. 21 tetor 1944 për 28 mijë të vrarë, na del një problem i vogël: Thuhet se Shqipëria u çlirua me 29 nëntor 1944, pra kemi ende 39 ditë luftë finale deri në çlirim. Tani unë kam të drejtën legjitime të pyes ty o “student” e sëbashku me ty dhe shokët mugoshista me pasaportë shqiptare:
      Për 39 ditë luftë llogore më llogore, qoshe më qoshe, mal më mal, fushë më fushë e jo me italjanët as me ballistat por me ushtrinë më të fuqishme të kohës-hitlerianët, si nuk u vra për më shumë se 1 muaj luftë asnjë partizan?. INTERESANT si mbeti për 39 ditë kjo shifër e pandryshuar!!! TË SHKRUASH ËSHTË NJË NEVOJË, TË HESHTËSH ËSHTË NJË ART.

  13. Gjonmazo  26/08/2012 at 12:38 am

    Çdo akt gjykohet nga fryti që jep. Dhe qè ky gjykim të jetë sa më i drejtë lypset një kundrim historishkruesi dhe filozofi historike, mbështetur në statistika dhe analizën shkak-pasoje e të tjera.
    Gjykoj se autori ka të drejtë. Lufta çlirimtare ka pasur plot trima e njerëz të drejtë në bazën e saj, por frytet e saj ishin e janë të hidhura. Dhe këto 20 vjet gjoja demokraci janë pasojë e saj. Regjimi komunist në Shqipëri binte ndesh me çdo normë themelore të një shoqërie dhe ngritjes së shtetit të saj. 12 vjet pas shpalljes së Pavarësisë shteti i Shqiptar u stabilizua, kurse regjimi komunist e rënoi në atëfarë feje aq sa sot, pas 22 vjetësh demokraci, kemi një shtat karikaturë. 45 vjet komunizëm në Shqipëri dëshmojnë për një koloni të përkryer (jugosllave) me bjë cipë të përsosur pavarësie…

    • Poppy  09/11/2012 at 7:42 am

      Ai qe e ka vra Bacen Sejdi me siguri ska qene njeri por kieimnrl ngase e ka vra njeriun me autoritetin me te madh ne prizren dhe me gjere, veq ky qyqar dot pendohet per ter jeten ngase dot mbytet si qen ashtu edhe familja e tij dot shfaroset deri te personi me i vogel dhe familja e ketij kieimnrli sdot trashegohet kurrr sepse dot i mbysim nje nga nje. Te gjithe prizreni dot vriten nga familja Hoti nese kan pas dore ne vrasjen e Baces Sejdi dhe do ta paguajn shum shtrejt ket akt kriminal dhe te ulet qe e kan bere edhe ata ne pz qe flasin keq per Sejdi Hotin dot japin pergjegjesi hiq dert mos kini se sdot ndalemi ktu jemiii ne pz kieimnrlat dot ti zhdukim nje nga nje ska bir none qe mundet me na ndal ta keni te qarte ket gjithe prizreni.

  14. Gjonmazo  26/08/2012 at 12:45 am

    Për të gjykuar drejt e pa anësi një çështje historike, ajo lypset kqyrur në kontekst: kohor, shoqëror, historik, dhe këto në varg kontekstesh…

  15. çun prej brrake  28/08/2012 at 10:19 pm

    Thone se gjate atij muaji nuk munden te vrisnin njeri sepse po iknin me breke neper shale dhe nuk dinin nga t’ia mbanin valle.Duhen pyetur ata qe jane gjalle dhe dokumentet “sekrete” shteterore qe perdori gjyqi i Nurenbergut ne salle.Gjyshi im ishte ndihmes i Deves ne qeverine e Mirakes dhe te Mehdi beut.Me me urdher te kolonelit Fritzman kishte vrare dy guerilas tek shallvaret, qe nuk do tia fshihte nates se dheut.Kur erdhi tani nga SHBA thoshte se fashistet kudo ndalohen,ndeshkohen kurse ketu bashkepunetoret si une krenohen.Pastaj me nje shprehje banale thoshte se” krimet tona te turpit nuk mund te fshihen prapa hakmarrjes se komunisteve te mutit, sepse ne qeme shkaku, qe u dhame dore te vlonte dajaku”Jane botuar publikisht fjalet e ketij plaku,mund t’i lexoje cilido qe e brene meraku pse bashkepèunetoret e pushtuesit mblidhen tek uturaku.

  16. aleks hoti  30/08/2012 at 11:54 am

    Pika “çlirimit”, po turp nuk keni që merreni me një gjë koti. Komunistët morën pushtetin. Ku ka çlirim këtu. Çlirimi leshi. Po pse mendoni se morracakët partizanë mundën ushtrinë kalimtare gjermane, një ndër ushtritë më të forta të botës? As e kishte mendjen te Shqipëria ushtria gjermane se gjysmë ore pune i kishte këta komunistët. “Çlirim” do të thotë vrasje e çdo kundërshtari politik të Hoxhës. Kush e ndjen veten komunist, le të merret e të “festojë”. Por kush është komunist ama. Mos i përzieni shqiptarët e tjerë me një datë mjerimi e krimi si 29 nëntori 1945.

  17. Cecua me bicak  03/09/2012 at 4:02 pm

    Eshte me se e qarte se vemjet e bashkepuntoreve te pushtuesit , ketij fyelli do i fryjne. Makar te marrin guximin e te na e bejne historine ashtu sic e konceptojne ata. Qe historia e djeshme ka patur devijime dhe shtremberime te diktuara nga partia-shtet, kjo nuk diskutohet. Ai qe eshte i interesuar per ta mesuar te verteten, mund te gjeje materiale historike te paraclirimit, ose te tjera te shkruara nga shqiptar mergimtare. Pra, tregu eshte plot. Nje njeri qe eshte i prirur per ta pare me ndryshe te nesermen, s’ka pse humbet shume kohe me historine e cila tashme eshte murosur dhe s’ka ku vete, por lufton qe keto shtremberime te mos behen me. qe krimineli i pushtetshem, te mos vihet ne krah te patriotit viktime te tij, sic po ndodh ne menyren me te peshtire sot

  18. paradox  06/09/2012 at 2:11 pm

    po mire;- ta marim vesh;-ky ,nreca nga Shkodra eshte historian?-politikan?-Nuk dihet;-kuptohet nga ato qe shkruan se eshte opozitar me Berishen dhe qe kerkon te hiqet si studiues,politikan flozof,historian,ose pak nga te gjitha,me nje shume e per-lume.Me pak fjale ai do te na tregoje se; jo vetem qe eshte me kulture te plote(dyshoj per kete),por edhe majtist i thekur;ku kryeministri duhet ti mare leje krapit te shkodres,per ç’kado qe thote(mani tipike komuniste).Pseudointelektuale si ky nuk i duhen Shqiperise!!!

    • armir  07/09/2012 at 10:03 pm

      nuk asht shkodrane e ban mire ky ndreca mas me shkru ma se na merziti me gomarlleqet e tij

  19. armir  07/09/2012 at 10:07 pm

    prap shkrun ky ,ik se na merzite .

You must be logged in to post a comment Login