visi baner 5

Çifti i ndarë për pushime, Françeska: Një femër në mes? Ermali humbet

I vetmi çift që është lidhur në “Big Brother” dhe që vazhdon të jetë bashkë është Ermali me Françeskën. Javën e fundit ka pasur zëra se lidhja e tyre ka përfunduar. Kjo për shkak se çifti po bën pushime të ndara. Në fakt, sipas Françeskës, por edhe siç thotë Ermali, ata thjesht i kanë planifikuar datat me shoqërinë e tyre. “Do të bëjmë pushime bashkë sapo të marrim lekët nga Bigu”, ka thënë Ermali, ndërkohë që po shijon këto ditë të nxehta me shoqërinë në Jalë, ndërsa Françeska ndodhet në Dhërmi. Duket se mes tyre ka zënka, po jo aq sa të shkaktojnë ndarjen. Françi pohon se është e dashuruar me Ermalin dhe se vetëm një tradhti nga ana e tij do t’i jepte fund lidhjes së tyre edhe pse kanë vendosur të bashkëjetojnë. Ajo nuk përpiqet ta fshehë faktin se bëhet xheloze për të dashurin e saj, sidomos kur ai është pa të. “Nuk më pëlqen kur Ermali rri jashtë deri në orët e vona të natës. Unë nuk dal natën vonë, ndaj nuk dua që edhe Ermali të kalojë kohë jashtë pa mua”, përgjigjet Françeska.

Françi, si po i kalon këto kohë?

Po i kaloj shumë mirë pushimet. Aktualisht jam me shoqërinë time dhe familjarët e mi.

Dimë se je në Vlorë, sa kohë ke kaluar me Ermalin këtë verë?

Nuk kemi bërë pushime tamam. Thjesht kemi qenë në Vlorë dhe në Dhërmi bashkë disa ditë, po jo pushime.

Së fundmi është shkruar se raporti juaj ka marrë fund? Si është e vërteta?

Janë thjesht thashetheme. Lidhja ime me Ermalin po shkon shumë mirë.

Keni qenë në të njëjtin vend me shoqëri të ndryshme, madje Ermali edhe ka flirtuar me disa femra… keni pasur ndonjë zënkë?

Jo, nuk kemi pasur asnjë zënkë, thjesht i planifikuam datat keq dhe rastisëm në shoqëri të ndryshme.

A ziheni më shpesh tani në verë?

Jo, absolutisht jo. Më vonë nuk i dihet.

A është ky reagimi që bën Ermali kur zihet me ty? Përpiqet të të bëjë xheloze?

Jo, nuk i kemi këto raporte. Thjesht rrimë pa folur dhe kaq.

Sa shpesh zihesh me Ermalin?

Jo, nuk zihemi fare. Njëherë një javë (qesh).

Çfarë mund ta tronditë raportin tuaj?

Një tradhti.

Kujt ia ke frikën Ermalit apo vetes?

S’ia kam frikën asnjë njeriu. Nëse ndodh një tradhti, dihet që raporti ka marrë fund dhe, kuptohet, jo nga ana ime.

Cilat janë planet që keni si çift meqenëse vera po mbaron?

Sapo të marrin lekët e Bigut do shkojmë me pushime jashtë shtetit. Ndoshta në Greqi, në Korfuz.

Largësia si ka ndikuar te lidhja juaj?

Nuk është se kemi shumë kohë që jemi larg me njëri-tjetrin. Kemi vetëm dy javë që jemi larg. Nuk ka ndikuar për keq ende kjo gjë. Besoj se largësia ndonjëherë i bën mirë lidhjes. Kishim disi nevojë për këtë periudhë larg njëri-tjetrit.

Mendoni se edhe dashuria juaj do të ketë të njëjtin fund si dashuritë e tjera të pafata të dala nga Big Brother?

Mendoj se lidhja jonë është një lidhje normale si gjithë të tjerat. Nuk mendoj se ka të bëjë shumë fakti del apo jo nga Big Brother. Fakti që jemi lidhur në Big Brother është diçka e bukur. Nuk e di nëse kjo do të ndikojë për mirë apo për keq. Thjesht po e shijoj këtë periudhë.

Është thënë shpesh që do të bashkëjetoni, mendon se do t’i bëjë mirë marrëdhënies suaj?

Po, ne kemi vendosur të bashkëjetojmë. Ndoshta nga vjeshta, në  shtator apo tetor. Normalisht është një hap i madh, po shpresojmë ta kalojmë me sukses. Ne rrimë çdo moment bashkë, ndaj dhe e menduam këtë gjë.

Sa e dashuruar je me Ermalin?

S’e di. Nuk e përcaktoj dot. Është një ndjenjë e fortë dhe mendoj se do t’i rezistojë kohës.

Përse nuk bini dakord më shpesh?

Ne të dy kemi vazhdimisht mendime të kundërta dhe për këtë zihemi më shpesh, siç është moskoordinimi i orareve për të dalë. Nuk më pëlqen kur Ermali rri jashtë deri në orët e vona të natës. Unë nuk dal natën vonë, ndaj nuk dua që edhe Ermali të kalojë kohë jashtë pa mua.
Moskomunikimi apo hyrja në mes e një femre tjetër do të ishte arsyeja më e fortë për t’u ndarë?

Mendoj se asnjë nga të dyja. Nëse do të ketë moskomunikim i bie që lidhja të ketë marrë fund. Nëse një femër tjetër hyn në mes, atëherë është Ermali ai që humbet jo unë.

Reklama-Eagle

Komentet janë mbyllur