visi baner 5

Dialogu i babait të Enverit me gjyshen time për vdekjen e Stalinit

Nga Spartak Ngjela

 

Për tri ditë rresht, Blloku i udhëheqjes, e gjithë shtëpia e madhe e Komitetit Qendror ndihej e tronditur: Stalinit i kishte rënë damblla; kështu thoshin plakat e atij rrethi. Ca të tjerë thoshin “i ka rënë gjaku në tru”, por pa dyshim që me gjak të ngrirë prisnin që ai të ngrihej nga koma ku e kishte futur sëmundja e beftë. Do të ngrihet apo nuk do të ngrihet më Stalini: ja, kjo ishte çështja që mundonte Enver Hoxhën dhe rrethin e tij. Kjo ka qenë çështja edhe për gardën që rrinte pranë Stalinit dhe tani që kanë dalë në shesh dokumentet, duket se po me gjak të ngrirë kishin ndenjur të gjithë, që nga Beria e deri te Zhukovi dhe Hrushovi. Të gjithë terroristët e një sistemi botëror nuk e dinin se çfarë do të ndodhte pas vdekjes së Stalinit. Mos ndoshta krimi do të mund të shkonte drejt ndëshkimit? Ja,  kjo i ka trembur të gjithë, por më së shumti, kjo trembte sekretarët e parë të vendeve socialiste dhe jo të gjithë gardën e Stalinit, e cila, në pjesën më të madhe, sot të duket se kishte marrë pjesë në komplotin e helmimit të tij.

Ndonёse fёmijё, e mbaj mend mirё se ndёrkohё e kisha tё ngulitur nё kokё atё emër, pa e kuptuar fare se çfarё donte tё thoshte, por kishte qenё e mjaftueshme siç duket vetёm fakti qё e adhuronin tё gjithё tё mёdhenjtё. Sot mua mё duket se, me atё emёr, unё kam lidhur nё mendje tё gjitha konceptet e tjera tё mbretit apo tё njeriut tё fuqishёm apo tё atij qё drejton gjithçka. Mё tёpёr tё njё tё plotfuqishmi qё adhurohej dhe quhej madje edhe baba, njё plak ndoshta, e ku e di unё çfarё tjetёr, sepse, nё fund tё fundit, ai dukej sikur ishte pёr mua edhe vetё udhёheqёsi apo drejtuesi i shtёpisё time. Dhe ja, tani kishte rёnё i sёmurё dhe tё gjithё rrotull meje ishin nёn peshёn e ankthit qё u shkaktonte ideja se ai edhe mund tё vdiste. Dhe kёtё sigurisht qё e ndieja edhe unё dhe mё dukej se pas asaj vdekjeje mund tё ndodhte njё gjё shumë e keqe, e ndoshta ndonjё tёrmet apo pёrmbytje. Kur nё fakt ndodhi ajo tjetra, njё çlirim i beftё qё u erdhi njerёzve nё tё gjithё botёn nga njё figurё e frikshme qё gjithsesi mua mё dukej si i plotfuqishmi qё na drejtonte dhe qё duhej adhuruar.

Radioja jepte lajme një herë në dy apo tri orë, dhe të gjithë, udhëheqës e shërbyes, ishin të përqendruar aty. “Zonja Athina, nuk e kalon dot këtë sëmundje ai”,- i tha Halil Hoxha, i ati i Enver Hoxhës, gjyshes time në një nga ato mëngjeset e pritjes së madhe, kur edhe kjo m’u duk se e kishte pyetur me një zë të shtirur për gjendjen e Stalinit.

Nuk arrija ta kuptoja, por si fëmijë, fjalët e tij më kanë mbetur në mendje, e sidomos gjesti i tij mospërfillës. S’e kuptoja dot se përse nuk ishte i shqetësuar ai plak i çuditshëm, i shkurtër e gjithmonë me ca mustaqe të verdha e të mëdha qё kishte bёrё vizitёn e radhёs te gjyshja ime atё mёngjes tё plumbtё marsi tё vitit 1953. Vinte shpesh te gjyshja ime, madje edhe për Pashkë dhe e mbaj mend mirë se mё bёnte shumё pёrshtypje qё kjo i vinte gjithmonë në xhep një vezë të kuqe. Feja ishte ende e lejuar atёherё dhe Halili me sa di unë kishte qenë hoxhë, sepse shpesh i kanë thirrur mulla Halili, por nuk ishte kjo arsyeja që m’u duk aq i qetë atё ditё, aq sa me mendjen time mendova se nuk e donte Stalinin. “Sepse nuk ka shpëtuar njeri nga një damblla kaq e gjatë”, tha më pas xha Halili, gjithë duke tundur njëherësh kokën dhe dorën e djathtë, të cilën qetë e me siguri e vendosi pastaj përmidis këmbëve. Por, aty për aty, gjyshja sikur u pendua që i kishte bërë atë pyetje.

Pinte kafe Halil Hoxha dhe mua më dukej se e mbulonte të gjithë filxhanin e kafesë me mustaqet e tij të verdha, e shumë të mёdha… Por gjyshja nuk foli, vetëm se tundi kokën edhe ajo me një pikëllim të shtirë, dhe biseda mbaroi. Ndërsa unë sikur kisha mbetur i habitur, sepse, që të dy ata pleq të nomenklaturës së lartë shqipare, sikur e dëshironin vdekjen e Stalinit, të paktën kështu m’u duk atëherë, sidomos pёr tё atin e Enver Hoxhёs, gjё pёr tё cilёn mё vonё u binda, ashtu sikundёr pashё vetё se Enver Hoxha nuk para kishte pasur ndonjё afёrsi tё madhe me tё atin, aq sa, shumё rrallё e ka pёrmendur. Siç duket, kёtu janё ndarё. Unë më pas e kam menduar shpesh këtë fakt, por gjithmonë e kam lidhur edhe me atë qё, plaku Halil, kurrё nuk ia kishte falur tё birit ekzekutimin që i kishin bërë menjëhërë pas lufte dhëndrit tё tij, Bahri Omarit. Ky  kishte qenё burri ligjor i sё bijёs, por edhe një nga eksponentët e Ballit Kombëtar, organizatës kundërshtare të Enver Hoxhës, krerët e së cilës u ekzekutuan të gjithë bashkë në vitin 1945, pas një gjyqi farsë dhe pa asnjë diksion ligjor.

Kёshtu pra, më kishte habitur ai dialog aq i çuditshëm në ato ditë dhe duke qenë se gjithmonë e pata si të gjallë në kujtesën time, shumë vite më vonë, nga fundi i viteve gjashtёdhjetё, me kast e pyeta gjyshen për atë rast, por, për habinë time, edhe ajo e mbante mend shumë mirë, ashtu sikundër edhe unë. “M’u duk se sikur e donte që Stalini të vdiste”- tha gjyshja, pastaj, ndenji pak e sikur u pendua që pёrmendi njё pohim tё tillё para meje. Pas pak, ajo vazhdoi: “Ishte shumë plak Halili atëherë”, tha, dhe sikur nuk donte tё vijonte mё tej nё kёtё bisedё, pasi kishte menduar se, me pleqёrinё e tij, e kishte justifikuar mё nё fund babanë e Enver Hoxhёs, i cili shumë vite më parë kishte folur me një ton që të jepte të kuptoje se e kishte dёshiruar vdekjen e Stalinit nё ditёt e pritjes sё ankthshme.

Nejse, Stalini më në fund vdiq. Lajmi u dha me pikëllim të madh. Të mëdhenjtë u

thoshin të vegjëlve se kishte vdekur Baba Stalini. Por shqetësim kishte kudo. Sidomos ushtarakët ndiheshin shumë të shqetësuar. Të gjithë rrinin pranë radiove sepse në atë kohë, ditë për ditë, gjatë një ore e gjithmonë aty rreth orës 17-18, Radio Moska fliste shqip në emisionin e përgatitur posaçërisht për shqiptarët. Por unë ende nuk di ta shpjegoj dot perceptimin e një fëmije për një radio të huaj sepse në atë kohë në Shqipëri, vetë radioja, ishte një çështje luksi dhe tifozllëku bashkë, për fëmijët e për të rriturit; sepse, siç duket, me anë të atij komunikimi sikur kuptohej me njëfarë intuite çështja e progresit të ardhshëm teknik në të gjitha fushat, e sidomos në elektronikë. Megjithatë, ajo që mund të theksoj është fakti se, me atë radio të huaj që fliste shqip, lidhej Bashkimi Sovjetik me Shqipërinë dhe kjo besoj se ka qenë e mjaftueshme për mendjen  e një fëmije….

 

Reklama-Eagle

9 Përgjigjet për "Dialogu i babait të Enverit me gjyshen time për vdekjen e Stalinit"

  1. drini  04/08/2012 në 1:46 pm

    e pse deshe ta beje shqiperine me stalin ne 21 janar o spartak?
    deshe te beje sekretar te par te gjith shqiperise edvinin e lindur per diktator e minister te policive sekrete deshe te na beje gramoz rucin e lindur per te qene shef sigurimi ?
    Pse o Taku pse?
    pse ti ka marre ment politika e servilit edvinist.

    • Nik Kodra  04/08/2012 në 5:13 pm

      Te rrofte Sali Stalini ty “drini”! Si duket jeton nen meshiren e tij.

      Nik

  2. kelmendasi  04/08/2012 në 5:00 pm

    Gjyshja e Spartakut babai i Enverit,Babaji i Spartakut .Spartaku qysh 3 a 4 vjec te gjithe antikomuniste biles edhe Enveri vete ishte demokrat sipas Nexhmijes.Keshtu i bije qe komuniste ishin Ballistet,Legalistet,Kulaket,Pasaniket te gjithe te pushkatuarit.Po me mendet e ketij te rrjedhuri do ecim para

  3. edmond  04/08/2012 në 7:23 pm

    Ka filluar Taku te na prallise.

  4. kelmendasi  04/08/2012 në 8:13 pm

    Nik Kodres
    O djali i dukasgjit po ti ne Kukul u rrite se Kurvi(Enveri) te pat cue ne universitet por spate mend dhe perfundove ne shites ne Mal te Jushit.Po komunist pse je bre burre.Po a e din nje kange per dukagjinasit qe Enveri ju fali tokat pyje dhe kur i shpyllzuen ja u shtetzoji ne NB.Degjoje kengen
    Dukagjinas zbrit nga mali
    Merre token se ts fali
    Dukagjinas ik nga fusha
    Merre malin si harusha.

  5. DARDHARI  04/08/2012 në 9:38 pm

    o spartak(emrin e ke te madh dhe nuk e meriton ) por te pyes ti je djali i bllokut a po jo? atehere leri keto peralla se se nuk te shkojne dolet te gjithe disidente me saliun ne krye dhe me ate qe na solli cekun e bardhe qe nuk e gezoj vete por me gjith ate ai ka nje universitet qe ja la familjes ashtu si i jati i gramozit i la gramozit aftesin e sjelljes se cekut te bardhe.

  6. Ibrahim  05/08/2012 në 10:09 am

    ja qe edhe qimkat bejne ciu ciu ,taman siq i ka mesuar enveri me fletrrufet.

  7. Lexues  05/08/2012 në 11:57 am

    Me gjithe kta femije blloku disident habitem se si ka qendruar Hoxha ne pushtet.

    Kjo tregon qe pjellave te atij sistemi ju lejohej devijimi per sa kohe prinderit ishin nen hijen e te madhit, te pagabueshmit, legjendarit e kriminelit te ktij populli Enver Hoxha. Ajo qe me habit eshte se nese te gjithe duke nisur nga Alia, Shehu, etj koleg te egzekutuar apo qe mbeten gjalle deri te spiuni me ordiner i partise ishin kaq te pafajshem si mundi te jetonte per gjysem shekulli ky sistem i mallkuar? Duke na lene dhurat pjella te tipit Ngjela, Pashko, Berisha, Rama e plot te tjere.

  8. agimi  05/08/2012 në 4:55 pm

    Mos rrej o O pinjoll komunist se kur vdiq krimineli rus ti isha 4,vjec,si i mbake mend llafet e rriturve/,mos ja fut kot i ben keto artikuj per te marre ca leke,per borxhet!!!!!

Komentet janë mbyllur