visi baner 5

Qeveria, 500 milionë për rikonstruksionin e vilës së Presidentit

Për shkak të gjendjes së saj të mjerueshme, dy presidentët Meidani dhe Moisiu nuk mundën të shijonin Vilën nr. 4, apo siç njihet ndryshe Vilën pranë Pallatit të Brigadave, e cila ndodhet në kodrat e Liqenit dhe ka një panoramë nga më të bukurat në vend. Por amortizimi i saj ka bërë që të jetë pothuaj e pabanueshme. Aq e amortizuar, sa ish-presidenti Topi vendosi që të mos banonte aty, por në vilën personale të tij në periferi të Tiranës.

Por nuk e kanë gjithë presidentët një vilë personale. I sapozgjedhuri, pasardhësi i Topit,  presidenti Bujar Nishani do të jetë me fat. Pas pak kohësh ai dhe familja e tij do të banojnë në vilën nr. 4, por ndryshe nga koha e Meidanit e Moisiut, rezidenca do të jetë e rikonstruktuar dhe e denjë për një President.

Qeveria miratoi dje vendimin për kalimin e një fondi 51 638 144 lekësh të reja që do të përdoren nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për rikonstruktimin e plotë të vilës nr. 4. Shuma në fjalë nuk është e pakonsiderueshme si shpenzim operativ për situatën e shtrënguar buxhetore që po kalon ekonomia e vendit, por nga ana tjetër edhe banesa e numrit 1 të shtetit shqiptar nuk mund të jetë një banesë me sistem ngrohje të amortizuar dhe me arredim të kohës së komunizmit.

Qeveria bëri dje me dije se ky fond (51 638 144 lekë) do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

Pak ditë më parë, pikërisht për rikonstruksionin e rezidencës qeveritare në bregdetin e Vlorës, pati një polemike mes Televizion Top-Channel dhe Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Top-Channel transmetoi pamje të brendshme të vilës pas rikonstruksionit. Kronika theksonte se shuma e shpenzuar për rregullimet dhe arredimin e vilës kapnin shumën e 500 milionë lekëve të vjetra. Ditën tjetër DSHQ kontestoi faktin se vila në fjalë përdorej vetëm nga kryeministri Berisha. Sipas Drejtorisë në fjalë, ajo ishte një rezidencë në shërbim të personaliteteve të larta shqiptare dhe një vend akomodimi për autoritetet e huaja dhe miq të rëndësishëm të Shqipërisë. Vila në fjalë ka qenë ndërtuar në vitet ’80 nga shteti i asaj kohe dhe njihej si rezidenca e ish-kryeministrit Mehmet Shehut. Pas viteve ’90 vijoi të përdorej si rezidencë qeveritare. Më ’97-ën u shkatërrua dhe u dogj, ndërsa vetëm dy vjet më parë u rikthye në pronësi të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.

Reklama-Eagle

NJë përgjigje për "Qeveria, 500 milionë për rikonstruksionin e vilës së Presidentit"

  1. Ndoc Sukaj  17/08/2012 në 7:11 pm

    Qeveria e Z.Berisha ka ditur gjithmone ti shperbleje personalitetet qe i sherbejne interesave te saje.Prandaj shpenzimi i 500 milione lekesh te ,,mykura,, per rikonstruksionin e viles se Presidentit Nishani nuk eshte nje gje e madhe per nje ekonomi te avancuar si kjo e jona.

Komentet janë mbyllur