visi baner 5

Tabelat sipas kategorive/ Pagat e reja për mësuesit, mjekët dhe punonjësit e bashkive

Rriten rrogat e kryetarëve të bashkive dhe komunave në të gjithë vendin. Qeveria ka miratuar dje strukturën e re të pagave të punonjësit e organeve të qeverisjes vendore, ku përcaktohet edhe rritja që do të përfitojë secila kategori, efekt që do të nisë nga data 1 korrik 2012. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë janë miratuar ndryshimet në vendimin “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të qeverisjes vendore për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të punonjësve të organeve të qeverisjes vendore”. Në bazë të këtij vendimi, paga e re e kryebashkiakut të Tiranës do të variojë nga 140 mijë deri në 174 760 lekë, ndërsa ajo e dy nënkryetarëve nga 130 000-140 000 lekë. Krahasuar me një vit më parë, rritja e pagës për kreun e Bashkisë varion nga 1250 deri në 1360 lekë, ndërsa për krerët e tjerë të bashkive të mëdha të vendit 1250 lekë. Përcaktimi i pagave për krerët e bashkive dhe komunave është bërë në bazë të numrit të banorëve që ata kanë në administrim. Kështu, për njësitë e qeverisjes vendore me mbi 100 000 banorë rroga e kryetarit do të jetë 92 000 – 140 000 lekë, ndërsa nënkryetari 60 000 – 93 000 lekë. Në njësitë e qeverisjes vendore me 50 001-100 000 banorë, kryetari do të paguhet 60 000 – 116 000 lekë dhe nënkryetari  49 000 – 91 000 lekë. “Për njësitë e qeverisjes vendore me 20 001 – 50 000 banorë: kryetari 51 000 – 91 000 lekë, nënkryetari 41 000 – 78 000 lekë. Për njësitë e qeverisjes vendore me 5 001 – 20 000 banorë: kryetari 41 000 – 78 000 lekë, nënkryetari 28 000 – 69 000 lekë. Për njësitë e qeverisjes vendore me nën 5 000 banorë: kryetari 37 000 – 55 000 lekë, nënkryetari 27 000 – 43 000 lekë. Për Këshillin e Qarkut: kryetari 87 000 – 132 000 lekë, nënkryetari 57 000 – 91 000 lekë”, – përcaktohet në vendim. Krahas pagave të krerëve, qeveria ka përcaktuar strukturën e re të rrogave edhe për punonjësit e tjerë të bashkive dhe komunave, të këshillave të qarkut si dhe të policisë së bashkive e të komunave. Me vendimin e djeshëm është vendosur që për “specialistët”, “përgjegjësit e sektorit” apo “drejtorët e drejtorive” të njësive të qeverisjes vendore, të cilët punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së institucioneve të tyre dhe kërkojnë në mënyrë të detyrueshme diplomë universitare “Master i shkencave” apo të barasvlershme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në degët “Inxhinieri Elektronike” apo “Informatikë”, të përfitojnë një shtesë “për kushte pune”, prej 10 000 lekësh, mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse. Sipas vendimit, miratimi i kësaj shtese për pozicionet konkrete do të bëhet rast pas rasti, nga drejtoritë/njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore, në njësitë e qeverisjes vendore, në përputhje me përshkrimin e pozicionit të punës.

 

Për Bashkinë e Tiranës:

Kryetari                         140 000 – 174 760 lekë

Nënkryetari                  130 000 – 140 000 lekë

Për njësitë e qeverisjes vendore me mbi 100 000 banorë:

Kryetari                          92 000 – 140 000 lekë

Nënkryetari                    60 000 -  93 000 lekë

Për njësitë e qeverisjes vendore me 50 001-100 000 banorë:

Kryetari                          60 000 – 116 000 lekë

Nënkryetari                    49 000 – 91 000 lekë

Për njësitë e qeverisjes vendore me 20 001- 50 000 banorë:

Kryetari                           51 000 – 91 000 lekë

Nënkryetari                    41 000 – 78 000 lekë

Për njësitë e qeverisjes vendore me 5 001 – 20 000 banorë:

Kryetari                           41 000 – 78 000 lekë

Nënkryetari                    28 000 – 69 000 lekë

Për njësitë e qeverisjes vendore me nën 5 000 banorë:

Kryetari                         37 000 – 55 000 lekë

Nënkryetari                  27 000 – 43 000 lekë

Për Këshillin e Qarkut:

Kryetari                         87 000 – 132 000 lekë

Nënkryetari                  57 000 -   91 000 lekë

 

 

Si ndryshojnë rrogat në arsim dhe shëndetësi

 

Miratohet struktura e re e pagave për punonjësit e arsimit dhe të shëndetësisë. Bazuar në vendimin për rritjen e pagave, qeveria ka zbardhur dje strukturën e pagës së punonjësve mësimorë në arsimin parauniversitar, që nga drejtorët e shkollave të mesme deri te mësuesit e ciklit të ulët dhe edukatorët e kopshteve. Sipas vendimit, paga e grupit të parë të mësuesve sipas nivelit arsimor të kërkuar nga vendi i punës nga 13 000 lekë do të shkojë në 14 000 lekë. Në këtë grup përfshihen mësuesit me Diplomë të Nivelit të Dytë (DND), Diplomë të Integruar e Nivelit të Dytë (DIND), Master i Shkencave ose Master i Arteve të Bukura; diplomat e mëparshme 3-vjeçare, me titullin “Mësues i ciklit të ulët” dhe “Mësues i ciklit të lartë” të arsimit bazë; diploma universitare e ciklit të parë DNP (Bachelor); të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë. Po kështu, paga e grupi të dytë nga 10 mijë lekë do të shkojë në 11 mijë lekë. Në këtë grup përfshihen arsimtarët që janë me: diplomë të shkollës së mesme pedagogjike, për të cilat jepet titulli “Mësues i shkollës fillore”; diplomë të shkollës së mesme profesionale, për të cilat fitohet specialiteti për mësuesi; diplomë mbi shkollën e mesme. Të tilla konsiderohen të gjitha diplomat e kurseve me program mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe diplomat jouniversitare profesionale 2-vjeçare. Për grupin e tretë, ku përfshihen mësuesit me diplomat e shkollave të mesme paga do të shkojë në 9 mijë lekë. Në vendim thuhet se efektet financiare, që rrjedhin si rezultat i rritjes së pagave, do të përballohen nga fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit për vitin 2012. Ndërsa ato që do të vijnë si rezultat i ndryshimeve në pozicionet e punës së mësuesve dhe edukatorëve, do të mbulohen nga fondet e miratuara në buxhetin e Ministrisë së Arsimit për arsimin parauniversitar, për vitin 2012. Në mbledhjen e djeshme, qeveria ka miratuar strukturën dhe nivelet e pagave të punonjësve me arsim të lartë në sistemin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Spitalin Ushtarak. Për punonjësit me arsimin përkatës sipas vendit të punës vlera e pagës së grupit do të shkojë nga 13 mijë në 14 mijë lekë. Sipas vendimit, vlera e pagës së grupit sipas nivelit arsimor do të jetë 11 mijë lekë për punonjësit me diplomën e shkollës së lartë, 8000 lekë për ata me diplomën e shkollës së mesme dhe 6000 për punonjësit me Dëftesë Lirimi (arsimi 8/9-vjeçar) dhe kurse infermierie. Për kohën që kryejnë shërbimin e urgjencës së rrethit, punonjësve do t’u jepet një shtesë mbi pagë, që do të jetë e ndryshme sipas rasteve.

 

Shtesat mbi pagë për urgjencat

Në ditë të zakonshme     të shtuna       të diela         dhe festa

Për sistemin 24 orë      1700 lekë         2100 lekë         2500 lekë

Për sistemin 16 orë      1400 lekë         1700 lekë         2200 lekë

Për sistemin 12 orë      1100 lekë         1400 lekë         1700 lekë

Vlera e pagës së grupit sipas nivelit arsimor

Grupi              Paga në lekë

1          Diplomë e shkollës së lartë      11000

2          Diplomë e shkollës së mesme 8000

3          Dëftesë Lirimi (arsimi 8/9-vjeçar) dhe kurse infermierie        6000

Titulli

Kualifikimi/grada/titulli shkencor    Paga (lekë/muaj)

Shef shërbimi nga kategoria “Profesor”          110.500

Shef shërbimi nga kategoria “Docent”           97.000

Profesor           108 000

Profesor i asociuar       94 000

Docent            85 500

Mjek i specializuar      82 000

Reklama-Eagle

Komentet janë mbyllur