visi baner 5

Sekuestro pasurive të Rezar Taçit, 75 milion euro boxh një banke nga Azerbajxhani

Një bankë nga  Azebajxhan ka kërkuar ngrirjen e pasurive të manjatit shqiptarë të Naftës Rezar Taçi, ndërsa vendimi është vënë në jetë nga autoritetet shqiptare tre ditë më parë. Sekuestrimi paraprak i pasurive është bërë menjëherë sapo është paraqitur kerkesa nga banka Azerbajxhanase e cila i ka dhënë një kredi 75 milion euro Taçit.  (Në përditësim)

 

KERKUES :        Banka Nderkombetare e Azerbaixhanit (International Bank of Azerbajixhan, I.B.A), person juridik i huaj, i rregjistruar sipas ligjeve te Shtetit te Azerbajxhanit perfaqesuar ne gjykim me prokure te posacme nga Av.Erinda Ballanca.

OBJEKTI :          Marrje e mases se sigurimit te padise.

                                                V E N D O S I

 

-     Pranimin e kerkeses.

-     Vendosjen e sekuestros konservative prane Z.Rr.P.P. Tirane dhe ne

-    Vendosjen e sekuestros konservative mbi 85% te aksioneve te shoqerise “ARMO” sh.a. te zoteruara nga shoqeria AMRA Oil sh.a. (vlera e tyre nominale eshte 5.126.461.000 leke)

-   Vendosjen e sekuestros konservative mbi llogarite bankare te shoqerise “AMRA OIL” sh.a.

-   Vendsojen e sekuestros konservative mbi llogarite bankare te shoqerise “Armo” Sh.a.

-  Vendosjen e sekuestros konservative mbi pasurite e paluajtshme te shoqerise “ARMO” sh.a. dhe vendosjen e sekuestros konservative mbi gjendjen e stokut te kesaj shoqerie deri ne perfundim te gjykimit.

-   Sekuestroja te vendoset per nje shume jo me te madhe se 75,000,000 (shtatedhjete e pese milion) euro.

-    Urdherimin e kerkuesit te depozitoje padine e themelit sipas objektit te pretenduar, brenda 15 diteve, perndryshe kjo mase sigurimi e humbet fuqine e saj pa qene nevoja qe gjykata te shprehet me vendim tjeter

  -  Kunder ketij vendimi lejohet ankimi veçante  ne Gjykaten e Apelit Tirane.

-    U shpall ne Tirane sot me date 03.08.2012.

 

SEKRETARE                                                          GJYQTAR

       Ornela DODAJ                                                          Ilir  ÇELIKU

Reklama-Eagle

NJë përgjigje për "Sekuestro pasurive të Rezar Taçit, 75 milion euro boxh një banke nga Azerbajxhani"

  1. Sali Lela  09/08/2012 në 5:17 am

    O Sali a ka Taci imunitet?

Komentet janë mbyllur