Vendimi, hiqen dietat per trajnime dhe shpenzimet për telefonin

Pas datës 7 shtator do të ndalohet çdo prokurim i fondeve të buxhetit për shpenzime operative, përjashtohen shërbimet për ushqimin, ilaçet dhe blerjet e vogla. Hiqen dietat e punonjësve për udhëtimet jashtë vendit dhe trajnimet, më pak lekë edhe për telefonat 

Pas datës 7 shtator, administrata do të futet zyrtarisht në stinën e “dietës” sa i takon shpenzimeve operative. Nuk ka më festa, shpërblime, dieta, udhëtime jashtë shtetit, seminare apo trajnime për punonjësit e administratës. Pas kërkesës së bërë nga ministri i Financave, Ritvan Bode, Këshilli i Ministrave ka miratuar dje vendimin “Për disiplinimin e përdorimit të shpenzimeve buxhetore, për vitin 2012”, i cili parashikon ngrirjen e një sërë shpenzimeve administrative, me përjashtim të shërbimeve për ushqimin apo medikamenteve dhe blerjeve të vogla emergjente, të cilat nuk janë objekt prokurimi. Krahas bllokimit të fondeve, vendimi ndalon edhe punësimet e reja në administratë. “Pas datës 7 shtator 2012, botimi i çdo lloj njoftimi, përjashtuar njoftimin e kontratës së nënshkruar për prokurim të fondeve buxhetore për shpenzime operative të njësive të qeverisjes qendrore, sipas përcaktimeve në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të bëhet me miratimin e ministrit të Financave, pas vlerësimit të burimit të financimit. Përjashtohen nga ky rregull fondet buxhetore që shkojnë për shërbimin e ushqimit apo medikamenteve në ato njësi të qeverisjes qendrore në të cilat kryhet ky shërbim, blerjet e vogla emergjente, të cilat nuk janë objekt prokurimi. Çdo funksion në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, i miratuar në organikë dhe i paplotësuar ende, të ngrijë deri në fund të vitit. Përjashtohen nga ky kufizim vendet e paplotësuara, për të cilat është realizuar konkursi, si dhe raste tepër specifike, për të cilat merret miratimi i ministrit të Financave. Kërkesat për inicimin e akteve të Këshillit të Ministrave për miratimin e punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qendrore pezullohen”, – thuhet në vendim.

Po kështu, paketa e masave parashikon uljen me 20 për qind të masës së mbulimit për shpenzimet e telefonisë celulare për nëpunësit dhe ngrirjen e fondit të veçantë deri në datën 5 dhjetor. “Masa e mbulimit të shërbimit të telefonisë celulare të reduktohet 20%, për çdo përfitues sipas përcaktimeve të vendimit nr.864, datë 23.7.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen me numër telefoni celular të personave juridikë publikë”. Fondi i veçantë, i planifikuar në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblime deri në datën 5 dhjetor 2012”, – përcaktohet më tej në vendim. Po kështu, të punësuarve në administratë do t’u hiqen edhe dietat për udhëtimet jashtë vendit, të cilat do të kryhen vetëm nëse janë të ndonjë rëndësie të veçantë dhe do të jenë për një kategori të kufizuar punonjësish, ndërsa trajnimet dhe seminaret e parashikuara për këtë vit do të bllokohen.  “Shpenzimet për udhëtim e dieta jashtë vendit për njësitë e qeverisjes së përgjithshme të reduktohen, nëpërmjet minimizimit të udhëtimeve, përjashtuar ato të një rëndësie të veçantë dhe, vetëm për një numër të kufizuar punonjësish. Në çdo rast, për kryerjen e këtyre udhëtimeve të merret miratimi i ministrit/titullarit të institucionit qendror. Në rastin e pjesëmarrjes në konferenca apo aktivitete, për të cilat paguhet tarifë pjesëmarrjeje, merret paraprakisht miratimi i ministrit të Financave. Trajnimet/seminaret/kurset jashtë vendit për nëpunësit e njësive të qeverisjes së përgjithshme, të parashikuara për t’u mbuluar plotësisht apo pjesërisht me fondet buxhetore të miratuara për vitin 2012, bllokohen. Fondet buxhetore të papërdorura deri në miratimin e këtij vendimi për trajnimet/seminaret/kurset, përfshirë këtu edhe trajnimet e ITAP-it brenda vendit për nëpunësit e njësive të qeverisjes së përgjithshme, të parashikuara për t’u mbuluar plotësisht apo pjesërisht me fondet buxhetore të miratuara për vitin 2012, të reduktohen në masën mbi 50%”, – përcakton vendimi. Ministria e Financave i argumenton këto masa me faktin se gjatë monitorimit në disa institucione janë vërë re probleme dhe shkelje në mënyrën sesi zbatohet legjislacioni për pagat dhe shpërblimet. Ndaj, sipas Ministrisë, përmes këtij vendimi synohet disiplinimi i shpenzimeve financiare që rritja e parashikuar e pagave të mos kërkojë më fonde shtesë nga buxheti.

 

 

VENDIM PËR DISIPLINIMIN E PËRDORIMIT TË SHPENZIMEVE BUXHETORE, PËR VITIN 2012

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 16 e 40, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 10, të ligjit nr.10 487, datë 5.12.2011 “Për buxhetin e vitit 2012”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas datës 7 shtator 2012, botimi i çdo lloj njoftimi, përjashtuar njoftimin e kontratës së nënshkruar për prokurim të fondeve buxhetore për shpenzime operative të njësive të qeverisjes qendrore, sipas përcaktimeve në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të bëhet me miratimin e ministrit të Financave, pas vlerësimit të burimit të financimit.

Përjashtohen nga ky rregull fondet buxhetore që shkojnë për shërbimin e ushqimit apo medikamenteve në ato njësi të qeverisjes qendrore në të cilat kryhet ky shërbim, blerjet e vogla emergjente, të cilat nuk janë objekt prokurimi.

2. Masa e mbulimit të shërbimit të telefonisë celulare të reduktohet 20%, për çdo përfitues sipas përcaktimeve të vendimit nr.864, datë 23.7.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen me numër telefoni celular të personave juridikë publikë”.

3. Çdo funksion në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, i miratuar në organikë dhe i paplotësuar ende, të ngrijë deri në fund të vitit. Përjashtohen nga ky kufizim vendet e paplotësuara, për të cilat është realizuar konkursi, si dhe raste tepër specifike, për të cilat merret miratimi i ministrit të Financave.

4. Kërkesat për inicimin e akteve të Këshillit të Ministrave për miratimin e punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qendrore pezullohen.

5. Fondi i veçantë, i planifikuar në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblime deri në datën 5 dhjetor 2012.

6. Shpenzimet për udhëtim e dieta jashtë vendit për njësitë e qeverisjes së përgjithshme të reduktohen, nëpërmjet minimizimit të udhëtimeve, përjashtuar ato të një rëndësie të veçantë dhe, vetëm për një numër të kufizuar punonjësish. Në çdo rast, për kryerjen e këtyre udhëtimeve të merret miratimi i ministrit/titullarit të institucionit qendror. Në rastin e pjesëmarrjes në konferenca apo aktivitete, për të cilat paguhet tarifë pjesëmarrjeje, merret paraprakisht miratimi i ministrit të Financave.

7. Trajnimet/seminaret/kurset jashtë vendit për nëpunësit e njësive të qeverisjes së përgjithshme, të parashikuara për t’u mbuluar plotësisht apo pjesërisht me fondet buxhetore të miratuara për vitin 2012, bllokohen.

8. Fondet buxhetore të papërdorura deri në miratimin e këtij vendimi për trajnimet/seminaret/kurset, përfshirë këtu edhe trajnimet e ITAP-it brenda vendit për nëpunësit e njësive të qeverisjes së përgjithshme, të parashikuara për t’u mbuluar plotësisht apo pjesërisht me fondet buxhetore të miratuara për vitin 2012, të reduktohen në masën mbi 50% .

9. Ngarkohen të gjitha institucionet e njësive të qeverisjes qendrore dhe qeverisjes së përgjithshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

Këshilli i Ministrave bllokon pagesat për trajnimin jashtë vendit të administratës dhe redukton me 20% mbulimin e telefonisë

Tiranë Administrata shtetërore nuk do të ketë më dieta për trajnime e seminare jashtë vendit. Qeveria miratoi dje vendimin për disiplinim të përdorimit të shpenzimeve buxhetore për vitin 2012, ku parashikohet edhe  reduktimi i mbulimit të shpenzimeve të telefonave celularë. Sipas vendimit të qeverisë, masa e mbulimit të shërbimit të telefonisë celulare të reduktohet 20%, për çdo përfitues sipas përcaktimeve të vendimit nr.864, datë 23.7.2010, të Këshillit të Ministrave “Për pajisjen me numër telefoni celular të personave juridikë publikë”. Nga ana tjetër, vendimi bllokon edhe rekrutimet në punë, deri në fund të vitit, përveç rasteve kur është realizuar konkursi apo për çështje specifike. Kërkesat për inicimin e akteve të Këshillit të Ministrave për miratimin e punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qendrore pezullohen. Një tjetër masë kursimi është ai mbi fondin e veçantë, ku sipas vendimit ndalohet të përdoret për veprimtari social – kulturore dhe shpërblime deri në datën 5 dhjetor 2012. “Shpenzimet për udhëtim e dieta jashtë vendit për njësitë e qeverisjes së përgjithshme të reduktohen, nëpërmjet minimizimit të udhëtimeve, përjashtuar ato të një rëndësie të veçantë dhe, vetëm për një numër të kufizuar punonjësish. Në çdo rast, për kryerjen e këtyre udhëtimeve të merret miratimi i ministrit/titullarit të institucionit qendror. Në rastin e pjesëmarrjes në konferenca apo aktivitete, për të cilat paguhet tarifë pjesëmarrjeje, merret paraprakisht miratimi i ministrit të Financave”,-thuhet në vendim. Ky vendim vjen me propozim të ministrit të Financës, ku theksohet dhe një rregull për prokurimin. ‘Pas datës 7 shtator 2012, botimi i çdo lloj njoftimi, përjashtuar njoftimin e kontratës së nënshkruar për prokurim të fondeve buxhetore për shpenzime operative të njësive të qeverisjes qendrore, sipas përcaktimeve në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të bëhet me miratimin e ministrit të Financave, pas vlerësimit të burimit të financimit. Përjashtohen nga ky rregull fondet buxhetore, që shkojnë për shërbimin e ushqimit apo medikamenteve në ato njësi të qeverisjes qendrore, në të cilat kryhet ky shërbim, blerjet e vogla emergjente, të cilat nuk janë objekt prokurimi”.

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

You must be logged in to post a comment Login