Shtohen pranimet për part-time, ja ndarja e 9205 kuotave sipas degëve

Shtohen kuotat e pranimit për studimet me kohë të pjesshme në vitin e ri akademik. Për herë të parë këtë vit, studimet part-time do të ofrohen edhe në dy universitete të tjera të vendit, si ai i Vlorës dhe i Sporteve në Tiranë.  Në këtë të fundit do të pranohen 120 studentë, gjysma e të cilëve në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes dhe gjysma në  Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit. Numri i kandidatëve që do të mund të ndjekin rishtazi studimet part-time në Universitetin e Vlorës do të jetë i konsiderueshëm. Studimet e pjesshme në këtë universitet do të ofrohen në tri degë, respektivisht me nga 100 pranime në secilën prej tyre. Bëhet fjalë për programet e studimit, Administrim Biznesi, Menaxhim Turizmi dhe Drejtësi. Përsa i përket Universitetit të Tiranës edhe për studimet e pjesshme ai do të ketë numrin më të lartë të pranimeve, karshi universiteteve të tjera. Krahasuar me një vit më parë, në disa prej degëve të fakulteteve të këtij universiteti ka një reduktim të kuotave, me përjashtim të dy degëve të kërkuara të Ekonomikut, ku pranimet do të dyfishohen. Për vitin e ri akademik, në degët Administrim-Biznes dhe Financë-Kontabilitet do të regjistrohen respektivisht nga 300 studentë, duke e çuar në 600 totalin e pranimeve, nga 300 që ka qenë vjet. Disa prej degëve ku janë reduktuar kuotat janë Biologjia me 50 pranime më pak, Puna sociale 20, Sociologjia 30, Infermieria e Përgjithshme 50. Ndërsa për Juridikun, që vijon të mbetet një nga fakultetet e kërkuara në Tiranë, janë shtuar 50 kuota pranimi. Për pjesën tjetër të degëve në Universitetin e Tiranës kuotat kanë mbetur thuajse të njëjta me ato të vitit të shkuar.

Kuotat

Sipas vendimit të miratuar tashmë edhe nga qeveria, kuotat e përgjithshme të pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, për studimet e ciklit të parë me kohë të pjesshme, e të edukimit në distancë, për vitin akademik 2012-2013 do të jenë 10 045, të cilat ndahen si më poshtë vijon: kuotat  e pranimeve të reja, në programet e studimit të ciklit të parë, me kohë të pjesshme, 9165; kuotat e pranimeve të reja, në programet e studimit të ciklit të parë, të edukimit në distancë, 40; kuotat për transferim studimesh, 200; kuota për shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit, 400; kuota për personat që nuk shikojnë, 20; kuota për romët/ ballkano-egjiptianë, 20; kuota për të përndjekurit politikë, 150; kuota për shtetasit e  huaj, 50. Sakaq, kuotat e çdo programi studimi do të ndahen në raportin 7:3, përkatësisht 70% të tyre, për pranimet e reja, për programe të para studimi të ciklit të parë, me kohë të pjesshme dhe 30% për pranimet e reja për programe të dyta studimi të ciklit të parë, me kohë të pjesshme. Sipas kushteve të përcaktuara nga MASH, çdo shtetas shqiptar, i cili ka përfunduar shkollën e mesme dhe zotëron diplomë të Maturës Shtetërore, Dëftesë Pjekurie apo çdo diplomë tjetër studimi, të fituar brenda ose jashtë vendit, të barasvlershme me të, ka të drejtë të aplikojë për në programet e studimit të ciklit të parë, me kohë të pjesshme dhe edukimit në distancë, në institucionet publike të arsimit të lartë. Kandidatët që zotërojnë Dëftesë Pjekurie apo diplomë të fituar brenda ose jashtë vendit, të barasvlershme me të, duhet të kenë fituar provimet me zgjedhje dhe të paraqesin në aplikim certifikatën përkatëse të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Fakultetet do të nisin aplikimet për studimet e pjesshme pasi të kenë përfunduar procedurat e regjistrimit për kandidatët që do të fitojnë të drejtën për studimet me kohë të plotë.

 

 

UNIVERSITETI I TIRANËS

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë

Histori 250

Gjeografi 250

Gjuhë-Letërsi 250

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Biologji 200

Fakulteti i Shkencave Sociale

Punë Sociale 100

Psikologji 120

Sociologji 90

Fakulteti i Drejtësisë

Drejtësi 300   50 më shumë

Fakulteti i Infermierisë

Infermieri e Përgjithshme100

Mami 20

Teknik i Lartë Laboratori 40

Fizioterapi 25

Imazheri 40    10 më pak

Fakulteti i Ekonomisë

Administrim-Biznes 300

Financë-Kontabilitet 300

 

UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS

Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit

Prodhim Bimor 120

Inxhinieri Agrare-Agromekanizim 80

Zootekni dhe Biznes Blegtoral 70

Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi 80

Hortikulturë 140

Mbrojtje Bimësh 140

Agromjedis dhe Ekologji 140

Fakulteti Ekonomisë dhe Agrobiznesit

Menaxhim Agrobiznesi 120

Fakulteti Ekonomisë dhe Agrobiznesit 24

Ekonomi dhe Politikë Agrare 100

Financë-Kontabilitet 120

Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit

Teknologji Agroushqimore 70

Vreshtari-Enologji 70

Fakulteti i Shkencave Pyjore

Mbarështim Pyjesh 70

Përpunim Druri 70

 

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

Fakulteti Inxhinierisë Mekanike

Inxhinieri Logjistike Prodhimi

(Program i Edukimit në Distancë) 40

 

UNIVERSITETI I KORÇËS

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë            

Gjuhë-Letërsi 80

Cikël i Ulët 60

Cikël i Ulët Parashkollor 40

Fakulteti Ekonomik

Financë-Kontabilitet 90

Menaxhim 90

Marketing 90

Turizëm 90

Turizëm (Filiali Pogradec) 50

Fakulteti i Bujqësisë

Agroushqim 60

Agrobiznes 60

Hortikulturë 50

Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane

Infermieri e Përgjithshme 90

 

UNIVERSITETI I ELBASANIT

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Matematikë-Fizikë 90

Biologji-Kimi 90

Teknologji Informacioni 90

Fakulteti i Infermierisë

Infermieri e Përgjithshme 130

Fakulteti Ekonomik

Administrim –Biznes 100

Financë-Kontabilitet 100

Ekonomia dhe e Drejta 100

Fakulteti i Shkencave të Edukimit

Arsimi Fillor 100

Fakulteti i Shkencave te Edukimit 51

Arsimi Parashkollor 80

Edukim Qytetar 80

Punonjës Social 80

Filozofi-Sociologji 80

Fakulteti i Shkencave Humane

Gjuhë-Letërsi 80

Histori-Gjeografi 80

 

UNIVERSITETI I GJIROKASTRËS

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Matematikë-Fizikë 100

Biologji-Kimi 100

Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore

Histori-Gjeografi 110

Gjuhë-Letërsi Shqipe 110

Mësuesi për Arsimin Parashkollor 100

Mësuesi për Arsimin Fillor 100

Kontabilitet-Financë 100

Administrim Publik 100

Turizëm 100

 

UNIVERSITETI I SHKODRËS

Fakulteti i Shkencave Natyrore

Fizikë 60

Biologji-Kimi 60

Fakulteti i Shkencave Shoqërore

Gjuhë-Letërsi 90

Histori 90

Gjeografi 90

Fakulteti i Shkencave të Edukimit

Cikël i Ulët 120

Cikël i Ulët Parashkollor 90

Fakulteti i Ekonomisë

Financë-Kontabilitet 100

Administrim-Biznes 100

Turizëm 100

Fakulteti i Drejtësisë

Juridik 120

 

UNIVERSITETI I DURRËSIT

Fakulteti i Biznesit

Administrim Biznesi 190

Financë-Kontabilitet 190

Fakulteti i Edukimit

Cikël i Ulët 60

Psikologji-Sociologji 60

Fakulteti i Studimeve Profesionale

Infermieri e Përgjithshme 100

Fakulteti i Shkencave Politiko-Juridike

Juridik 100

Filiali i Peshkopisë

Cikël i Ulët 100

Financë-Kontabilitet 100

 

UNIVERSITETI I SPORTEVE TIRANË

Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes

Shkencat e Lëvizjes 60

Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit

Fushat e Veprimtarisë Fizike, të Shëndetit dhe të Rekreacionit 60

 

UNIVERSITETI I VLORËS

Fakulteti i Ekonomisë

Administrim Biznesi 100

Menaxhim Turizmi 100

Fakulteti i Shkencave Humane

Drejtësi 100

TOTALI i kuotave 9205

 

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

You must be logged in to post a comment Login