Vrasja e Kryekomisarit Tahiraj, KLD urdhëron hetim të dosies që la të lirë autorin Ilir Xhakja

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar hetimin për lirimin nga burgu të Ilir Xhakja-s, autor i vrasjes së komisarit. Pas identifikimit dhe kapjes së një nga autorët e vrasjes së Kryekomisarit Adem Tahiraj.
Me urdhër të Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Elvis Cefa, Inspektorati i këtij Këshilli, do të verifikojë veprimtarinë gjyqësore të realizuar nga gjykatat, në shqyrtimin e akuzave penale, në ngarkim të të pandehurve, autorë edhe të ngjarjes tepër të rëndë të ndodhur në datën 13.09.2012, ndaj shefit të Komisariatit të Shijakut, Kryekomisarit Adem Tahiraj.
Pecedentët e mëparshëm penal të autorit  Ilir Xhakja

-     në vitin 1995 është dënuar me 1 vit burgim për plagosjen e shtetasit Dashamir L.
-     në vitin 1996 është akuzuar për vrasjen e shtetasve Gentian Petrit Gjoka dhe Petrit Lyti.
-   në vitin 1996 është dënuar me 6 muaj burgim për kanosje serioze për jetën ndaj shtetasit Ylli M.
-    më datë 15.05.2002, ka filluar procedimi për vrasje në territorin e Komunës Katund i ri Durrës.
-    Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e kishte dënuar me 21 vite burg në mungesë për vrasjen e shtetasit Qerim Maloku.
Ilir Xhakja është arrestuar nga strukturat e Policisë së Shtetit më datë 06.07.2007, por më pas u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje.

 

Komentet janë mbyllur