Konkursi “Nasreddin Hoca” Karikaturisti Arben Meksi fiton çmim special në Stamboll

Konkursi ndërkombëtar i karikaturës që zhvillohet në nderim të një prej figurave më të shquara të humorit turk, Nasreddin Hoca, ka shpallur si fitues të çmimit special karikaturistin shqiptar Arben Meksi. Juria ka vlerësuar mes 2476 punëve të karikaturistëve nga 69 vende të botës atë të artistit shqiptar, Arben Meksi. Punët më të mira do të publikohen edhe në një katalog të veçantë. Ky është edicioni i 32-të i këtij konkursi, që është bërë traditë të zhvillohet në Stamboll. Tema e trajtuar në punët e artistëve ishte e lirë. Janë shumë karikaturistë që vijnë dhe bëhen çdo vit pjesë e një konkursi të tillë. Meksi është një prej tyre, i cili ka marrë pjesë edhe në edicionet e kaluara. Konkursi ndërkombëtar i karikaturës i kushtohet Nasreddin Hoca-s, mjeshtër i madh i Turqisë, i cili ka jetuar rreth viteve 1208-1285 në Aksehir. Për herë të parë ky konkurs u zhvillua në vitin 1973, ku morën pjesë artistë të rinj kryesisht nga Turqia. Vite me vonë konkursi mori përmasa ndërkombëtare. Për 8 vjet me radhë (në vitin 1980) ky konkurs u ndalua. U kthye në axhendën e aktiviteteve kulturore në vitin 1988 për të vazhduar rrugëtimin deri në edicionin e tij të 32-të. Për herë të parë një artist shqiptar bëhet fitues i një konkursi të tillë. Arben Meksi e ndaj jetën mes arkitekturës dhe karikaturës, dy profesione që nuk i ndan dot njëri nga tjetri. “Arkitektura ka nevojë për fantazi, ndërsa karikatura shpesh ndjen domosdoshmërinë e konstruktivitetit. Karikatura dhe arkitektura lodhin dhe çlodhin njëkohësisht tek unë njëra-tjetrën”, – do të shprehej në një intervistë të tij artisti Arben Meksi.

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

One Response to "Konkursi “Nasreddin Hoca” Karikaturisti Arben Meksi fiton çmim special në Stamboll"

  1. Artani  19/09/2012 at 11:37 am

    Urime artistit dhe arkitektit te talentuar Arben Meksi. Me humorin e tij te holle, nepermjet karikaturave te bukura, ka percuar me vite mesazhe te rendesishme qe duhet ditur ti lexosh.

You must be logged in to post a comment Login