Shpallet lista, emrat e 26 mijë fituesve të universiteteve

Publikohen fituesit e Universitetit të Tiranës, Politeknikut, Bujqësorit, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Elbasanit, Korçës, Artet dhe Sportet    

 Ministria e Arsimit publikon listën zyrtare të 26 mijë fituesve të universiteteve për fazën e parë. Mbrëmjen e djeshme, MASH ka bërë publikimin e fituesve sipas universiteteve publike të vendit, bashkë me pikët e fituesve të fundit, që duhet të arrijnë maturantët e tjerë për të vijuar garën drejt ngjitjes në preferencat më të larta. Drejtues të Agjencisë Kombëtare të Provimeve bëjnë të ditur se maturantët nuk duhet të nxitojnë për të bërë regjistrimin, duke evituar kështu edhe gabimet në mënyrë online, pasi ka kohë në dispozicion. “Është afati nga 18 deri në 23 shtator, ora 24:00. Maturanti që ka fituar për shembull preferencën 4, dhe ka merak, do të vazhdojë garën për preferencat 1, 2,3 ajo e katërta nuk i digjet. Në rast se deri në 1 tetor sistemi nuk e gjen fitues në preferenca 1, 2 ose 3, ai ka preferencën 4 që nuk ia ndërron njeri, por e ka të vetën”, – shpjegon Alfons Harizaj, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Ai sqaron se maturantët do t’iu drejtohen sekretarive për t’u regjistruar nëse do të marrin një e-mail se, regjistrimi i tyre nuk është kryer. Vetëm në këtë rast ata janë të detyruar  të  bëjnë regjistrim manual. Regjistrimi online këtë vit është një risi që shmang radhët e gjata të pritjes së fituesve pranë fakulteteve, por edhe kostot që duhej të paguante një fitues për t’u regjistruar në një universitet që nuk është në vendbanimin e tij.

Lista e fituesve

 

We cannot load blog data at this time.

Komentet janë mbyllur