Henri ÇILI
Në fakt, në kushtet kur jemi në një shoqëri demokratike, sado jo plotësisht e tillë të jetë ajo, është e pamundur ta hetojmë deri në fund nëse një politikan është autokrat.
Ndaj, nuk mbetet veçse ta hetojmë dhe ta analizojmë një pandehmë të tillë. Shoqëria e lirë, në të gjitha rastet, nuk e lë autokracinë të shfaqet plotësisht, apo të bëhet një veprim i plotë dhe përfundimtar e gjithëpërfshirës.
Fillimisht mund të themi se, meqenëse i ra të fillonte karrierën politike në vigjilje të një shoqërie demokratike, është e pamundur të vërtetojmë plotësisht, apo të kemi qartësi të plotë lidhur me pandehmën e krijuar se Berisha është autokrat. Por, të gjithë ato akte analiza, vëzhgime, parashikime, kujtime, opinione, që e vizatojnë Berishën si një autokrat, ose më keq ende, e karikaturojnë atë si ‘diktator’, në të vërtetë duhen parë në sferën e autoritetit. Duhen parë në prizmin e lidershipit, dhe si të tilla, edhe pse meritojnë vëmendjen e duhur, nuk ia vlen të ekzagjerohen. Sidomos të ekzagjerohen.
Shpejt e shpejt, disa të dhëna për të rrëzuar idenë e krijuar se Berisha është autokrat: Argumenti i parë është fakti që ai po qëndron gjatë në jetën politike duke dominuar, jo vetëm skenën e djathtë, por edhe spektrin politik, tregon pikërisht të kundërtën; që ai është politik dhe jo autokratik. Çdo autokrat do të kishte dështuar përgjatë 20 e ca vjetëve me kohë e me vakt po të qëndronte kaq gjatë në skenë. Sepse, autokrati është i prirur të bëjë gabime politike të mëdha e të pakthyeshme. Fakti që Berisha u ka rezistuar gabimeve të pakthyeshme përgjatë këtyre njëzet e ca vjetëve, e zhvendosin atë nga zona e një autokrati politik drejt një lideri me autoritet, por me pragmatizëm, elasticitet dhe me një komponente politike të admirueshme që transformohet, jo në funksion të tipit (i strukturuar për të qenë tipi autokratik) por drejt finalitetit, pra drejt pushtetit.
Për Berishën, këta 20 e ca vjet është demonstruar qartë, se më shumë se me një lider brenda kuadrit të ngurtë, qoftë edhe autokratik, kemi të bëjmë me një lider në funksion të mbajtjes së pushtetit, rifitimit të tij, gjë për të cilën ai bën kompromise, marrëveshje arbitraritete, ushtron autoritet në funksion të rezultatit. A nuk është kjo politika?
Argumenti i dytë pse konstantja e Berishës nuk është autokracia, janë kompromiset e pashembullta që ka bërë, aspak konform një autokrati, që do të thotë: luftë dhe kompromise me kundërshtarët politikë, burgosje dhe rehabilitim i tyre, përjashtim dhe kooptim i rivalëve politikë brendapartiakë, bërje President e rivalëve apo konkurrentëve, dhënia dhe marrja pushtet atyre, hapja dhe mbyllja ndaj faktorëve kulturorë, shoqërorë, ekonomikë. Shkurt, gjithçka që e ka emrin politikë.
Ndaj, të gjithë ata që i bëjnë llogaritë me një Berishë autokrat, qoftë edhe tani kur duket se ai kontrollon pushtetet dhe institucionet, qoftë edhe tani kur ai ka njëzet e ca vjet në politikën aktive, minimalisht janë duke bërë një gabim të përsëritur. Kush ka një luftë politike për të bërë me Berishën, duhet të llogarisë, jo një Berishë brenda arketipit të tij të vizatuar, qoftë edhe si autokrat, por një Berishë që, në fund të fundit, ka vetëm një qëllim, të shfrytëzojë mundësitë dhe kufizimet e sistemit demokratik për të qëndruar në pushtet. Duke e rikrijuar veten vazhdimisht. Herë me nota autoriteti, herë me nuanca tolerance, herë me ndryshimin e vizionit, dhe herë me meskinitetin e të përditshmes. Shkurt, idea e krijuar se Berisha është autokrat, është një kufizim. Ai është, të paktën shumë më i ndryshëm se kaq.
sali
22/09/2012 at 9:56 pm
DO maresh nanje fond nga Sala me gjithe keto peralla qe ke shkrojtur
ardi
23/09/2012 at 10:31 am
pse ti qfar i dhe Berishes pasi qenke kunder tij?
leonard
22/09/2012 at 10:08 pm
atij djalit qe qelloi me veze kete demokratin tend, Sali Berishen, iu befte veza top.
Fred Dibrani.Gjermani
22/09/2012 at 10:14 pm
Pa na thuaj o Zoti Cili,po fjalori qe perdor Saliu ne Parlament cilit grupi i perket??
Po mbledhjet e Qeverise kur i drejton si te duket ??
Po per çadrat pistoleta dhe stilolapsat me helm??
Po per Gerdecin qe u zhduken deshmitaret??
Ai nuk eshte autokrat,ai eshte i çmendur,dhe ata njerez qe i bejn temena si puna jote jan vetem sahan lepirsa.
Sali Ram Berisha eshte Tradhtar dhe shkaterrues i kombit.
baca
23/09/2012 at 5:38 am
n.q.s do tekishe ndonje simpati,zoti CILI perz. Sali,ta kishe lene fare kete artikull.21 vite jane te mjaftushme per tenjohur 1 politikan.
Sali Lela
24/09/2012 at 8:09 am
Nga ky djali Berisha del demokrati me i madh ne bote.Na ca fshati je ti o djalo se i ngjan komandantit.Per lesh do shkoni se shpejti por na cuat edhe ne per lesh, ky eshte problemi.
charli
24/09/2012 at 11:47 am
si mbas mendimit te zotit Cili, Enver hoxha qe ndejti per afro 45 vjet ne krye te shtetit shqipter ishte demokret 24 karatesh.
Mehmet Metaj
24/09/2012 at 12:48 pm
Sali Berisha do mbahet med si nje delirant i rrezikshem per kete vend ne kete kohe-epoke ndryshimesh te medha, ndersa qeverisja e tij me shkatterruesja e vendit, me kriminalja.
gjermani
25/09/2012 at 8:25 am
Bravo Henri!Shkrimin e ke bere tamam si nje gazetar profesionist,por cuditem kur i lexoj keto komente fyese ndaj teje?, pse i boton gazeta kur ka shume fyerje ndaj personit tend?Meshire per keto njerez dhe zoti i ruajte,!Nejse,e ke shume me vend se Berisha nuk eshte autokrat,por duhej ta shkruaje me gjere per personin Berisha,pasi jo cdo gje qe thote apo ben,vepron eshte e drejte?!Sipas teje i bie qe Berisha ne nje dite te bukur te veproje si Dulla- Enveri?apo te na perseritet nje situate si e vitit 1997? ne nje kohe tjeter dhe me argumente te tjera politike?Cdo gje ben vaki ne kete vend,prandaj edhe qendrimi i njerezve per 20 vjet ne krye te nje force politike , nuk eshte e drejte Henri? Kulti i individit eshte shume i keq .Besoj se ti e ke shume te qarte,por ngurron ta shkruash,nejse,por rotacionet politike ne nje vend te vogel si Shqiperia ,vecse i bejne mire zhvillimit te vendit, popullit!Mirupafshim Henri/
Arti
25/09/2012 at 10:26 am
Po si nuk te vjen turp qe shkruan ne kete menyre tipike fuksat e komunizmit, ja arsyet, cfare do te thote qe ti I dine te gjitha te tjeret duhet te ndigjojne ty, po per 21 janarin perse nuk I la te pandehurit te arrestoheshin kjo çfare eshte? Po per gerdecin kush pengon dhe perse dy njerez qe implikuan familjen berisha njeri kerkoj strehim politik ne USA tjetri u vra, kjo çfare eshte? Po te gjithe ata qe Kane dale kunder pse e akuzojn kryeministrin tend se jane kercenuar me jete edhe kjo nuk te ngjan fare, ti duhet te jetojsh me Lukachenkon se per ato qe shkruan ti do ishe idealisti me I mire. Tung