visi baner 5

Durrës, bllokohen 500 kg hashash në kamionin e tullave

Mbi 500 kilogramë hashash u sekuestruan mbrëmë në Portin e Durrësit, brenda një kamioni që po transportonte tulla drejt Italisë. Operacioni antidrogë u realizua në pikën e kalimit kufitar, rreth 20 minuta para se kamioni të nisej drejt portit të Barit në Itali. Burime nga policia lokale thanë mbrëmë se lënda narkotike ishte fshehur në një kamion të kompanisë private të tullave “Diamanti”. Efektivët e antidrogës e kanë konstatuar drogën gjatë kontrollit të automjeteve që po imbarkoheshin në tragetin e linjës Durrës-Bari, në kamionin me targa AA  858 DB , i cili nisej në orën 23: 00 nga brigjet shqiptare. Mësohet se bllokimi në kohë i drogës është bërë vetëm pas kontrollit të kryer, para se mjeti të futej për në sheshin e trageteve. Lënda narkotike ishte e ndarë në disa thasë plastikë dhe ishte fshehur në pjesën mes tullave, në një ndarje të modifikuar nga transportuesi. Burime të policisë kanë pohuar se koka e trajlerit kishte kaluar kontrollin dhe ishte vendosur në hyrje të tragetit, ndërsa pjesa e pasme është ndaluar pak minuta para se të hynte në traget. Sekuestrimi i kanabisit është bërë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, ndërsa po punohet për zbulimin e krerëve të këtij rrjeti trafiku. Policia arrestoi drejtuesin e kamionit, 49-vjeçarin Besnik Celcima, ndërsa dyshohet se sasia e madhe e kanabisit ishte siguruar në Lazarat. Në portin e Durrësit tentohet të kalohet herë pas here lëndë narkotike, ndonëse rastet e goditjes ndaj trafikantëve kanë qenë të shumta.

Reklama-Eagle

Komentet janë mbyllur