visi baner 5

Gjashtë ish-të përndjekur hyjnë në grevë urie

Ishte paralajmëruar që greva e urisë së ish-të përndjekurve politikë të niste të martën, por një grup prej 6 vetësh kanë vendosur të mos presin më gjatë. Skënder Tufa tha mbrëmë për mediat se ka nisur grevën e urisë, së bashku me pesë ish-të përndjekur të tjerë. Ata kanë ngritur një çadër në rrugën ‘Komuna e Parisit’, ndërsa Tufa shtoi se mes tyre ndodhen edhe personat që goditën me miell makinën e kryeministrit Berisha. Ish-të burgosurit, protagonistë të një sërë incidentesh gjatë muajve të fundit, e kanë vendosur çadrën e grevës në një ambient publik të rrugës, duke bërë kështu apel për lënien e tyre në harresë nga qeveria. Gjatë ditës së djeshme, njëra prej shoqatave ku bën pjesë Skënder Tufa deklaroi se të martën do të nisin grevën e urisë, për shkak të premtimeve të pa mbajtura nga politika në adresë të kësaj shtrese. Përmes një njoftimi për shtyp, ata thanë se po trajtohen njësoj si në diktaturë.

Reklama-Eagle

NJë përgjigje për "Gjashtë ish-të përndjekur hyjnë në grevë urie"

  1. drini  24/09/2012 në 6:24 am

    Bravo Sigurimi, i ka prap ne dore hafijet e veta. I fut i nxjerr sa her i duhet shefit te Sigurimit shokut Ruci ca kurt kola neper greva.
    Edhe per hedhje mielli i perdor e sic duket ndonje nga keta do ta perdorin dhe si Jaho Mulosman.

Komentet janë mbyllur