visi baner 5

Nacionalizmi shqiptar është sekular

Alarmet e rreme të fondamentalizmit islamik në Ballkan dhe raporti i shqiptarëve me fenë. Analisti i njohur Bugajski thekson se feja nuk e përshkon politikën dhe as opinionin publik në Ballkan e veçanërisht në Shqipëri. “Që prej përfundimit të luftërave në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë, analistë amatorë kanë pohuar se xhihadistët kanë vendosur baza në rajon dhe se paraqesin rrezik gjithnjë e më të madh për interesat perëndimore. Në fakt, dy faktorë janë anashkaluar gjatë këtyre vlerësimeve: pasojat aktuale nga luftërat e viteve nëntëdhjetë dhe ndikimi minimal i teologjisë së dhunshme puritano-islamike”, vëren ai.

Për shqiptarët, feja nuk ndikon në politikë dhe kombi nuk identifikohet me ndonjë fe specifike. Nacionalizmi shqiptar është sekular, pa ndarje mes myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve, dhe ekzistojnë ndjenja të pakta për identitet të përbashkët islam me myslimanët e tjerë joshqiptarë.

Sulmi terrorist në Bullgari në korrik, në të cilin u vranë turistë izraelitë, nxiti dezinformata për Ballkanin si strofull të terroristëve antiperëndimorë. Në realitet, edhe terrorizmi mysliman dhe ai i krishterë janë dukuri margjinale në Ballkan dhe kanë vetëm disa rekrutë lokalë.

Që prej përfundimit të luftërave në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë, analistë amatorë kanë pohuar se xhihadistët kanë vendosur baza në rajon dhe se paraqesin rrezik gjithnjë e më të madh për interesat perëndimore. Në fakt, dy faktorë janë anashkaluar gjatë këtyre vlerësimeve: pasojat aktuale nga luftërat e viteve nëntëdhjetë dhe ndikimi minimal i teologjisë së dhunshme puritano-islamike.

Nëse merren parasysh gjërat e tmerrshme që u janë bërë myslimanëve boshnjakë, habit fakti se nuk ka pasur sulme hakmarrëse ndaj komuniteteve joboshnjake. Në Kosovë ku kanë ndodhur raste të hakmarrjes ndaj qytetarëve serbë, autorët nuk kanë qenë fanatikë religjiozë, por anëtarë të familjeve të civilëve që janë vrarë nga formacionet e Millosheviçit.

Islamizmi militant në Ballkan nuk është fenomen mainstream. Përzgjedhja e incidenteve të izoluara në Sarajevë dhe Burgas thjesht është njësoj si fokusimi te vrasësi masiv norvegjez, Andreas Breivik, për të përshkruar Europën si kontinent të përmbytur nga vrasës fondamentalistë të krishterë antiislamikë.

Shumë vëzhgues të huaj nuk arrijnë të vërejnë dallime mes radikalizmit fetar dhe identitetit nacional boshnjak me identifikimin fetar, që është zhvilluar nga lufta 1992-1995. Ai është i bazuar në mënyrë primare në ruajtjen e integritetit të shtetit boshnjak. Për shqiptarët, feja nuk ndikon në politikë dhe kombi nuk identifikohet me ndonjë fe specifike. Nacionalizmi shqiptar është sekular, pa ndarje mes myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve, dhe ekzistojnë ndjenja të pakta për identitet të përbashkët islam me myslimanët e tjerë joshqiptarë.

Disa nacionalistë të krishterë thonë se vehabizmi po shënon rritje në mesin e myslimanëve në Ballkan, që u mundëson të pozicionohen si mbrojtës të gjoja interesave të rrezikuara të krishtera europiane. Ky është një truk transparent i raporteve me opinionin, sepse islami ultrakonservativ ka ndikim të vogël në politikë, kurse tentimet për rekrutim të boshnjakëve ose shqiptarëve për veprimtari militante antiperëndimore janë refuzuar nga udhëheqësit fetarë dhe nga shumica e popullatës.

Sido që të jetë, disa vepra terroriste, si ajo në Sarajevë në tetor të vitit 2011 dhe në Burgas në korrik të vitit 2012, korrespodentët e huaj me njohuri të pakta për rajonin, i kanë shfrytëzuar për të barazuar religjiozitetin e Alija Izetbegoviçit ose Reis Çeriçit me salafizmin ose tekferizmin antiperëndimor. Në këtë mënyrë, i tërë Ballkani mund të nxihet si hapësirë për rekrutim të Al Kaidës. Në realitet, ekziston potencial më i madh për terrorizëm masiv në Londër, Paris, Hamburg ose Madrid, ku myslimanë të rinj të pakënaqur dhe të mashtruar nga vende të ndryshme ku lulëzon antiamerikanizmi, vendosin të bëhen martirë përmes vrasjeve masive. Më e madhe është besueshmëria që rajonet e mëdha anonime urbane në Europën Perëndimore të shndërrohen në terren për rekrutim të radikalëve, sesa qytetet e përgjumura ballkanike. Është e vërtetë se grupet militante tani përfshijnë europianë biondë dhe individë të tjerë që bien pak në sy. A do të sjellë kjo deri rritje të dyshimeve ndaj suedezëve ose komuniteteve të tjera etnike te të cilët dominojnë leshverdhët?

Manifestimi i fetarizmit nuk është njësoj sikurse militantizmi islamik, por barazimet e tilla nga ana e politikanëve dhe mediave të huaja mund të rrënojnë raportet ndëretnike.

Duhet të merret vesh se kush përfiton nga paraqitja e Ballkanit si burim i terrorizmit antiperëndimor. Me të vërtetë do të ishte e dobishme të merreshin parasysh raportimet e “Balkan Terrorism Watch”, të cilat jo vetëm që do të vlerësonin aktivitetet e terroristëve dhe personave për të cilët dyshohet se janë terroristë, por gjithashtu do të përcillnin fjalët, aktivitetet dhe qëllimet e ekspertëve të vetëshpallur për terrorizëm.

 

Reklama-Eagle

2 Përgjigjet për "Nacionalizmi shqiptar është sekular"

  1. ani  13/09/2012 në 11:17 am

    Shkrim qe permban realizem.

  2. halit  15/09/2012 në 6:17 pm

    Zoterinje duke ju falenderuar per faqen e hapur,me deshiren per te kontribuar sado pak ne keto tema kaq te nxehta per dike te cilit ndoshta nuk i intereson aspak dhe asgje;gjithkush duhet te jape ne nje fare mynyre mendimin e tij.
    Konkretisht nuk mund te flitet ene per islam(paqesor)ene per terror,me te cilat nuk ka asnji lidhje me keto ceshtje.
    Nese i kthehemi historis ne te gjitha kohet eshte pare se,dhe kjo eshte e ditun se nuk mund te kete toleranc nga pakica,pasi ajo vjen gjithnji nga shumica,e si rezultat ne e dime fort mire ashtu sikunder shkruan shkelqesija e tij zatni FAIK KONICA mbi gjendjen e kombit tone ne vitit `1370-1431 te cilin nuk besoj se nuk e keni vene re etj ne vazhdim.
    Sa per kete ceshtje (terrorizmi)eshte nje lloj sajese per te turbulluar ambientin se rreziku jane myslymanet,kjo eshte krejtesisht sajes dhe askush qe ka ka sado pak njohuri mbi keto ceshtje nuk i beson,e si pasoj po i kthehem ABAT DOCIT,i cili tha:”nuk eshte rreziku i copetimit kombit,turqia,por eshte sllavo-ordoksia si ne jug ashtu edhe ne veri”,pasoja ashtu ndodhi e sot e kesaj dite jemi te coptuar nga se?nga harresa e ktyne fjaleve brilante te abatit te famshem te mirdites.
    kemi njemij parti,tecilet perfitojn nga buxheti i shtetit,asnjena se ka hallin e miletit e tjera si keto prandaj sa te vazhdoj ky lloj organizimi e te mos i futen njerezit punes,gjithnji do te kerkohen justifikime e debate per keto ceshtje,pasi te gjitha ato lloj shoqatash te cilat perfitojn dhe keto i kane mjete jetese,kjo do te ndodhi.falemnderit.

Komentet janë mbyllur