visi baner 5

Rrëzohet paketa e PS, Doshi sulmon Rusmalin për “Moldavët”

Bie paketa e propozimeve për ndryshime kushtetuese e Partisë Socialiste. Këshilli i Legjislacionit dhe komisioni i Ligjeve në një mbledhje 9-orëshe  ka dëgjuar një numër të gjatë institucionesh, konstitucionalistësh dhe juristësh të njohur të cilët kanë dhënë argumente kundër dhe pro nismës në fjalë, dhe në fund, pasi nuk ka mundur të gjejë dot konsensusin e ka rrëzuar atë me 16 vota kundër dhe 11 pro. Pas këtij vendimi, opozita deklaroi në fund të mbledhjes se pavarësisht votës kundër që dha mazhoranca për paketën e ndryshimeve kushtetuese, ajo do ta mbajë fjalën për të votuar pro heqjes së imunitetit në seancën e radhës.

Seanca dëgjimore

Ashtu siç edhe ishte programuar, seanca dëgjimore me institucionet kushtetuese, misionet e huaja dhe me konstitucionalistët ka nisur në orën 09 të mëngjesit me dëgjimin e opinionit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa, është shprehur kundër përcaktimit në Kushtetutë e shumicës së cilësuar në zgjedhjen e gjyqtarëve dhe sidomos e anëtarëve të institucionit që ai përfaqësonte. Por për deputetët e opozitës ky nuk ishte një qëndrim i KLD-së, por një mendim personal i tij, ndaj ata i kanë kërkuar shpjegime atij nëse e kishte mbledhur KLD-në për të përcaktuar këtë qëndrim. Ndërkohë që pas tij ka folur një përfaqësuese e kryetares së Gjykatës së Lartë, e cila lexoi qëndrimin zyrtar të këtij institucioni, i cili në tërësi u shpreh pro ndryshimeve të propozuara. Me kaq seanca është ndërprerë, pasi tre institucionet e tjera, Avokati i Popullit, Gjykata Kushtetuese dhe Prokuroria e Përgjithshme, kishin refuzuar të bëheshin pjesë e kësaj seance, duke mos dashur që të bëhen pjesë e një debati politik. Seanca ka rifilluar në orën 11 e 30 me dëgjesën e OSBE-së dhe EURALIUS, të cilat vlerësuar qëllimin për të cilin paraqiten këto ndryshime, por kanë theksuar se ato thjesht duhet të shërbejnë si pikënisje për debat më të gjerë që duhet të vazhdojë. Më tej janë dëgjuar me radhë emra të njohur të drejtësisë shqiptare, që nga drejtoresha e Shkollës së Magjistraturës, konstitucionalistë e juristë të tjerë, si Aurela Anastasi, Sokol Sadushi, Rustem Gjata, Niazi Jaho, Ilir Panda, Gent Ibraimi, e disa pedagogë të fakultetit të drejtësisë të ftuar nga mazhoranca. “Këto ndryshimet do të thonë të futësh konkurrencën mes partive politike dhe për këtë na duhet parimi i luajalitetit kushtetues, me qëllim që palët të bien dakord në zgjedhjen e kandidaturave më të mira”, tha Aurela Anastasi. Ndërkohë Sadushi ka vlerësuar se nisma e PS-së ka anët e saja të mira dhe të këqija, duke theksuar se ato tentojnë të rregullojnë një problem që u krijua me ndryshimet kushtetuese të 2008-s kur u hoq detyrimi që Presidenti të zgjidhet me 3/5. Sipas tij, drafti në fjalë tenton që duke miratuar këta gjyqtarë dhe funksionarë të tjerë me 3/5 rrit nivelin e profesionalizmit të tyre, por nga ana tjetër sjell rrezikun e bllokimit dhe krijimit të krizave nga pakica.

Debati dhe votimi

Pas rreth 6 orë dëgjesë, Këshilli i Legjislacionit ka kaluar në debatimin e këtyre propozimeve. Opozita ka kërkuar që ky proces të shtyhet për një ditë tjetër, duke i lënë mundësi relatorëve të paraqesin relacionet e tyre, ndërkohë që mazhoranca ka këmbëngulur në vijimin e debatit. Në emër të mazhorancës Rusmali ka deklaruar se projekti i opozitës kërkon të sjellë skenarin moldav të bllokimit të institucioneve, ndërkohë që Xhafaj ka sjellë si argument një vendim të Komisionit të Venecias, ku vlerësohej se në shumicën e vendeve anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen me 3/5 e votave. Pas një pushimi të shkurtër të kërkuar nga socialistët, këta të fundit kanë vijuar t’i mbeten besnik nismës së tyre, ndërkohë që mazhoranca është detyruar ta rrëzojë atë me votë. Pavarësisht kësaj, kryetari i grupit të PS-së, Ruçi, ka deklaruar se PS do e mbajë fjalën për imunitetin.

 

 

 

Sherr në Kuvend,

Doshi sulmon Rusmalin

 

Rusmali: Nëse kërkoni konsensus, duhet të keni më parë bon sensus. Ndaj unë them se nisma juaj nuk rri në këmbë, ndaj ta ndërpresim këtu diskutimin dhe të kërkojmë të gjithë bonsensusin.

Tom Doshi: Si merr guximin mor këlysh k.. ti thuash moldave.

Jozefina Topalli: Tha skenar moldav.

Doshi: Ta q…. racën aty ku e ke. More vesh? Mbylle gojën karakurv, se ta thyj kokën, ti dhe shumë të tjerëve. Kujt i thua moldav ti…?

Fatos Hoxha: Ou. kujt i thua ashtu ti, kë kërcënon ti? Po na kërcënon të gjithëve.

Doshi: Ku e ke vendin ti. Me kë flet ti, s’po flet njeri me ty.

Hoxha: Po kërcënon ti, jo me kërcënime se nuk na kërcënon dot. Turp të kesh.

Doshi: Turp të kesh ti, të të thonë moldav ty, si do ndihesh?

Luan Skuqi: Ishte metaforë, s’e kupton.

Gent Strazimi: Zoti Ruçi ngrije kokën, dënoheni kërcënimin. Ose përndryshe bëni gabim shumë të rëndë, tani dënoje, se herën e parë bëre sikur s’e dëgjove. Keni kaq orë që flisni për shtet ligjor.

Hoxha: Kë ofendon ti, kë kërcënon?

Doshi: Ai kë ofendon, kujt i thotë moldav.

Topalli: Këtu flitet për skenar moldav, janë skenarë politikë, fyerjet ndaj deputetëve janë të papranueshme, janë jashtë rregullores dhe dënohen në mënyrën më të ashpër.

Doshi: Zbardhe fjalimin e tij.

Topalli: Është fjalor politik.

Doshi: Jozefina zbardh fjalimin dhe s’kam pse të kërkoj të falur. Se s’kam ardhur për të ofenduar njeri këtu.

Topalli: Kërko të falur. Burra janë ata që kërkojnë të falur.

Doshi: Të falur të kërkoj Iliri.

Topalli: Kërko të falur, burrat kërkojnë të falur.

Doshi: S’kam pse të kërkoj të falur, zbardh fjalimin.

Topalli: Kërko të falur

Doshi: S’kam pse të kërkoj të falur, moldav i themi prostitutave.

Topalli: Ju po gaboni prapë.

Hoxha: Po ofendon një popull. Thuaj që more një telefonat nga Rama dhe të tha merr mikrofonin dhe fol.

Doshi: Kam 7 vjet këtu dhe s’të kam ofenduar një herë. Zbardhe atë që the.

Hoxha: Shave si fëmijë.

Doshi: Sqarohem dhe me ty unë, hajd se ta them jasht po deshe jo këtu.

Rusmali: Nëse të gjitha këto fenomene të përsëritura, që tregojnë një strategji të mirëfilltë politike, juve nuk ju duken moldave s’di ç’t’ju them. Nëse këta janë skenarë moldav nuk kam ç’të them tjetër të dashur shokë dhe shoqe moldavë. Nëse jeni kundër tyre, jeni moldavë. Kam respekt për moldavët s’kam asgjë me ta.

Doshi: O legen, kujt i thua moldav, mos e përmend më atë fjalë o zagar. Mos e përmend atë fjalë o zagar. Ta q… racën zagar, ta thyj kryt, prostitutë….

 

Reklama-Eagle

6 Përgjigjet për "Rrëzohet paketa e PS, Doshi sulmon Rusmalin për “Moldavët”"

  1. ana  15/09/2012 në 12:20 pm

    O zot,cfare mengese edukate!T.Doshi deputet!?Pika PS me kete fare deputeti,pika dhe Kuvendit!

  2. hapur  15/09/2012 në 12:50 pm

    Ky eshte fjalori i politikes se re te deputetit qe ben ligjin ne PS.ESHTE SKANDALOZE kush kerkon ta drejtoje kete vend. E tmerrshme

  3. Lazarati  15/09/2012 në 2:54 pm

    Tom Doshi e bleu mandatin e deputetit me para tek Rama. Toma eshte koka e oktapodit te ilaceve kineze dhe indiane qe kane mbytur Shqiperine.

  4. ermal  15/09/2012 në 6:07 pm

    Besoj se mjafton riprodhimi i kesaj skene ne kuvendin shqiptar per te kuptuar se me cfare deputetesh kemi te bejme. Injorance + rugaceri.

  5. Joni TR  15/09/2012 në 7:08 pm

    tom doshi, nga kontrabanda e droges ne parlament

  6. Jonida  15/09/2012 në 8:01 pm

    Me tipa ordiner si Doshi do na sjelle Z. Rama “Rilindjen Kombetare”?! Turp!

Komentet janë mbyllur