Kurva Hyjnore

Para se të shpallej shtet, në Shqipëri ka ekzistuar vetëm një lloj femre; një trimneshë, një sokoleshe, një e pa përtuar shtëpiake, një pjellore djemsh, që punonte arën me një djalë mbi shpinë në djep, tjetrin në bark. Prej atëhere ka mbetur për një femër cilësimi makabër “Burrneshë”. Me t’u bërë shtet, Shqipëria, kjo Kuti Pandore gjithmonë e hapur që s’rresht së habituri botën, ka nxjerrë në shesh një koleksion të pafundëm femrash;

Regjimentet e të pabukurave “të ndershme” që godasin me heshta të helmatisura të bukurat “e përdala”. Bukuroshet erotomane. Zonja të rënda, që provuan të kenë të drejta të barabarta me burrat, por përfunduan si rruar qethur. Bejleresha të hirshme që pritën me vite të martohen me princër të kaltër, dhe e ngrysën jetën të internuara nëpër baltovina. Madama të sofistikuara që këndonin bukur dhe luanin në piano muzikë serioze, por më vonë u cilësuan rruspie. Hanko të serta dhe të squta që studiuan nëpër universitete dhe u bënë shkencëtare, për të rrotulluar mullinj ere. Hanëme inteligjente dhe të kultivuara që dinin të bënin muhabete të zgjedhura, që pinin verë në muzg me gotën në parvaz të dritares të përmalluara për kalorës imagjinarë mbi kuaj me flatra, që këtyre anëve s’u panë kurrë.

Ka pasur edhe shoqe komuniste, shkërdhata rradhështrënguara shpirtthata, që shpërndanë trakte, dolën partizane, dhe pasi u shkartisën me meshkuj si vetja, u bënë telendare të paepura, flamurtare hendekhedhura të luftës vllavrasëse të klasave, spiune denonciatore, shkruajtëse letrash anonime, buçe mbledhjesh, plenumesh, kongresesh.

Ka pasur pra, dhe ka, femra Shqipëria.

Por jo si Heroina ime.

Që nuk shpërndau trakte. Nuk doli partizane. Nuk punoi me rendimente të larta nëpër fabrika të pista, uzina të fëlliqta, diga dhe hidrocentrale me fjetore me morra. Nuk shkroi vargje. Nuk i ra pianos. Nuk këndoi. Nuk  u martua, si u martuan shumica e femrave tona, në ngut se sipër për të mos mbetur xitela me burrin e gabuar, dhe pastaj pollën fëmijë bastarda.

Heroina ime ishte krejt ndryshe. Ajo qe e vetmja Femër shqiptare e këtyre 100 viteve që madhështinë nuk e ka të komplikuar dhe të stisur nga propaganda, por të thjeshtë dhe të vërtetë. E rrethuar nga të gjitha anët me klithma bolshevike, zhul proletar, katastrofa kinse fitore, shëmti, spiunllëk, urrejtje, cmirë, zili’, vllavrasje, Heroina ime bëri tjetër gjë. Pakrahasimisht më të dobishme se qindra hidrocentrale, mijëra uzina, miliona fabrika; Bëri Dashuri, vetëm Dashuri, asgjë tjetër.

Pra Heroina ime e 100 vjetëve Shqipëri ishte një kurvë e quajtur Ganimete Cuka, e cila vari veten bashkë me të ëmën kur e internuan në një fshat të Myzeqesë në një kasolle të pisët pa u gdhirë e nesërmja.

Nëpër burgje dhe internime kishte me mijëra, meshkuj dhe femra. Një numur prej tyre, të shumtët burra, atje në internim mes baltrave dhe urisë, atje në burg nga qelia duke u dridhur nga të ftohtët, i dërgonin letra lutëse, jargavitëse, poshtëruese, diktatorit, i uronin jetë të gjatë, ditëlindjen, festat.

Mundej edhe Ganimete Cuka të vazhdonte të gjallonte në atë fshat myzeqar brenda asaj barrake të pisët, por nuk e bëri.

Po ta dija se ku e kanë groposur, do t’ja mblidhja kockat, do t’ia pastroja nga balta, do t’ia ngjisja, do bëja një skelet, do ta reincarnoja, dhe Ganimeten do ta merrja për grua.

U kemi ngritur këngë lavireve. U kemi bërë filma fëlliqësirave. Kemi gdhendur nëpër mozaike kolerat. Kushurirat i kemi copa mishi. Motrat dhe mbesat, kryesisht tuajat, budallaqe, delirante, bukëshkala. Le ta përkujtojmë si na ka hije këtë 100 vjetor. T’i ngremë një shtatore në mes të Tiranës, më të mirës dhe më të bukurës së të tëra femrave tona, kurvës hyjnore Ganimete Cuka.

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

21 Responses to "Kurva Hyjnore"

  1. ed  09/10/2012 at 3:23 pm

    .. kush eshte ky Drejtor i mapos qe lejon botimin e shkrimeve te ketij psikopati te perdale ??!!!!!

  2. Dritani  09/10/2012 at 3:34 pm

    MAPO shpjegojani pak se cdo te thote “Burrneshe” se nuk ia paska idene.

    Ah se harrova!
    Jepini edhe 15 pika haloperidol para gjumit.

  3. Reformer  09/10/2012 at 3:42 pm

    OK, deliri i rradhes i nje mendje qe shetit ne buze te gremines.

  4. Nikonestea  09/10/2012 at 3:57 pm

    Shume i kendshem….une te jap urime….te pafund..!

  5. Ana  09/10/2012 at 4:19 pm

    Super Edison Ypi, je i madh!

  6. Osman Kaceli  09/10/2012 at 4:57 pm

    Ju lexoj me shume kenaqesi! Ju falemnderit

  7. korb uka  09/10/2012 at 5:35 pm

    Ah me kenoqe plako, mi kujtove kohet tona sa te veshtira por aq dhe poetike…..rrofsh, je i modh si gjithmon.

  8. Kolin, çun tirone dje - shtetas europjan sot  09/10/2012 at 6:00 pm

    Ed Ypi, si gjithmonë origjinal.

  9. k  09/10/2012 at 6:02 pm

    Jane me se te verteta
    Kjo femer e do nje monument
    per lirine,per njerzoren
    Ju te tjerev mos t’ju vije keq se vajzat qe u n isen ne mal ne ’42 te gjitha zbriten poshte me nga nje femije.Helbete luftuan ne mal …
    Te hidhura por te verteta

  10. Endri  09/10/2012 at 6:04 pm

    Super artikull, ma mire me ba dashuri se me ken “buce kongresesh e plenumesh”,
    Artikull shume i goditun per ke e kupton ashtu si duhet me e kuptu, Ganimete Cuka kishte ma shume dinjitet se tana ato “shkërdhata rradhështrënguara shpirtthata” qe na e kan helmatise historine e vazhdojne me e ba ate pune edhe sot te maskume nen petkun e demokracise.

  11. tata  09/10/2012 at 6:20 pm

    shkrim me se i vertete ne vitin 1983 me derguan ne aksion ne lokave te sarandes mu bashke me vllain tim por une i tashe se nuk mund te shkojme dy vellezer se nuk kemi se cfare te hajme dhe me ne fund u vendos qe te shkoja une se isha me madh dhe nena me tha ik ti bir se je i pjekur gjate aksionit mesova shume gjera degjenerimi ishte ne kulm komandanti i oksionit te jepte nje pune te lehte e kam flalen per femrat por duhet te dilje ne fotografi me pare pra duhet te beje seks me te vajzat e qytetit tim nuk pranonin kete gje prandaj mua me hoqen te drejten e ushqimit duke me perjashtuar por te gjithe shoket dhe shoqet e mija bene nje greve duke mos shkuar ne nence per te heger deri sa ky filogrek komandanti te kthente denimin ate kohe erdhi sekretari i rinise se rrethit se u be shume problem dhe une ja tregova fije per pe se si eshte puna duke i thene se ky perv ers donte te fuste ne dore femrat tona por nuk ja arriti dhe nuk dotja arrinte kurre ky grekofon kjo ishte tregimi im i vertete po te doni permend edhe emra

  12. sputnik  09/10/2012 at 6:27 pm

    Keni probleme me identitetin, zoteri. Grate e Kanunit, partizanet, komunistet…demokratet apo laviret….jane gra shqiptare, dhe secila ka bere ate cfare ka mundur ne kohen e vet, me mundesine e vet, me ideale te vetat…kush me mire e kush me keq. Sidoqofte, pavaresisht se cfare mund t’Ju preke personalisht nga historia e te shumedashures heroines Ganimete, nuk keni absolutisht te drejten te fyeni pjesen tjeter te atyre femrave qe jetuan ndryshe nga ajo dhe zgjodhen te vdisnin ndryshe nga ajo !!! Me vjen keq per ate cfare ka kaluar zonja, dhe uroj ta gjeni e te martoheni me dike…qe i ngjan virtyteve te saj!!

  13. kety  09/10/2012 at 6:35 pm

    .. je super – super artist!!!… si gjithmone i paarritshem, ne gjenialitetin tend hyjnor!!!.. me respekt Kety..

  14. felix  09/10/2012 at 6:38 pm

    birinxhi

  15. shqiptar  09/10/2012 at 8:03 pm

    te lumte goja Soni,po kujt ju thua ketij pismileti qe qan akoma enver hoxhen.

  16. baca  09/10/2012 at 8:04 pm

    perseri ne shenje Z.Ypiisakte dhe teper orgjinal.kush ka mizen nen kesul i djeg.faleminderit qe je pa dorashka.

  17. bledi vlore  09/10/2012 at 9:10 pm

    o ypi je i madh, te fala bledi vlore

  18. Kol Tivari  10/10/2012 at 12:13 am

    Paska kene ma fisnike se Jozefina e oficerave te sigurimit dhe drejtorit te misrit e orizit,Jozi e te ndjerit Hysen Laci

  19. Kastrioti  10/10/2012 at 4:05 pm

    Edison, ke edhe ti dicka hyjnore si Ganimetja, s’e kam fjalen per klasin ama…

  20. ARTISTI  11/10/2012 at 5:47 pm

    EDI,jeni me te vertete origjinal dhe i paarriteshem.ME kenaqe pa mase.FALEMINDERIT.ARTISTI.

  21. studenti  12/10/2012 at 9:38 am

    Nje shkrim surealist patetik.Kete cilesim e bera duke perqasur tiparet e ketij shkrimi e te tjereve si ky me manifestin e Bretonit,1924,per surealizmin qe e percakton ate si”delikt te mendimit, te cilit i mungon kontrolli i arsyes,perjashton preokupimin estetik e moral”.”Mbeshtetet ne parimin se arti eshte pasqyre vegimesh te rastit,qe pershkojne vetedijen e dobesuar dhe fantazine ne gjendje kllapije”.”Pasqyron boten reale si diçka pa kuptim, pertej perceptimeve te zakonshme”.”Faktet jane grumbullime kaotike,lidhjet e verteta jetesore, interpretohen nepermjet motivimeve te deformuara logjike”. “Ky realtivizim i realitetit mund te shpjegohet nepermjet teorise se “nenvetedijes” se Frojdit, “intuitivizmit” e Bergsonit dhe “teorise te se vertetes dyfishe” te Santayanes”.Si ilustrim po sjellin nja dy-tri refleksione ndaj shkrimit. Se pari,para se ky vend te behej shtet, mbase ka ndodhur e kunderta, kishte gjithefare lloj femrash, pasi u be shtet patem nje lloj femre qe plurifikoi politika.Se dyti,kurre bejlereshat “erotomane”, ato para tyre e pas tyre gjer me sot nuk jane barazuar me burrat,jemi ende nje vend maskilist. Bejlereshat e hirshme, madamat e sofistifikuara,hankot e serta, te squeta, shkencetare,hanemet inteligjente e te kultivuara numeroheshin me gishtat e dores ketu dhe ne disa vende perreth nesh.E treta,shoqet komuniste per arsyewt qe dihen,qene me shume,shume me shume. Pertej perbuzjeve allapolitike ato perkedhelen prej perbuzesve, duke u bere bejleresha, madama, hanko e haneme,po i mundin sedyti te meparshmet e pafajshme Vetem mendja e thare nga injoranca dhe tredhja politike sheh shkelqimin pastaj llumin ne shpirtin e nenes,gruas, motres,vajzes te vendit te tij. Se katerti,Ganimete Cuka, reale, a e perfytyruar, eshte simboli i se veçantes, i Argjirose,i vashave te Krujes,i banoreve te Numantias se Spanjes, qe u dogjen te gjalle,i nenes se tradhetarit, qe mori hanxharin dhe theri veten e djalin.Ganimetja dhe gjithe soji i saj perdoren vdekjen dhe jo qejfin kunder vdekjes,ndryshe nga ç’bene gjithe ata qe iu perulen se keqes dhe tani nuk pushojne duke i rene “teneqes”.

You must be logged in to post a comment Login