Buxheti europian: Çfare mësimesh për politikat buxhetore në Shqipëri?

Realiteti i tanishëm i vendeve europiane i influencuar nga gjerësia e krizës dhe pasojat që e kanë shoqëruar, planet e shtrëngimeve financiare dhe zbatimi i rregullave të forta buxhet o r e, p ë r b a l l ë r r i t j e s s ë përshpejtuar të borxhit publik, të papunësisë dhe problemeve të rënda sociale, është temë e analizave dhe debateve të shumta. Trajtimi i kësaj teme nuk është thjesht politik, por gjithëpërfshirës dhe me theks të veçantë te mendimi ekonomik. Reflektimi i ekonomistëve shpesh të vendosur në qendër të debatit me mendimet e tyre mbi modelet e zhvillimit është pozicionuar në ballafaqimin e tendencave liberale, bazuar në forcën pa kufi të tregut, me tendencat që reflektojnë nevojën e qeverimit, kontrollit dhe demokratizimit më të mirë të institucioneve brenda ekonomisë së tregut. Gazeta e njohur “Le Monde”, në numrin e 2 tetorit pasqyronte idetë e shprehura nga 120 ekonomistë që kundërshtojnë marrëveshjen buxhetore europiane. Njohja e tezës së tyre do të paraqiste interes për të kuptuar debatin dhe për t’u sensibilizuar në praktikat tona buxhetore. Për më tej debati do të mund t’i shërbente njohjes dhe nevojës së domosdoshme të pjesëmarrjes më aktive të shoqërisë tonë civile në procesin e hartimit dhe miratimit të projektbuxhetit për vitin e ardhshëm. Le të ndalemi në akset kryesore të debatit lidhur me politikat buxhetore të argumentuar nga 120 ekonomistët. Së pari, mbrohet teza se kriza e Bashkimit Europian, që nga fillesat e saj më 2008, nuk është shkaktuar vetëm nga borxhi publik dhe politikat e ndjekjes së tij. Sipas tyre, rritja e deficiteve publike është pasojë e rënies së të ardhurave fiskale nga bërja e dhuratave fiskale për shtresat më të pasura, nga ndihmat publike të dhëna bankave tregtare dhe nga mbështetjet e tregjeve financiare për mbajtjen e borxhit me përqindje të larta interesi. Së dyti, mbrohet teza se kriza shpjegohet nga mungesa totale e rregullimit të kreditit dhe flukseve të kapitaleve me pasoja në punësim, shërbimet publike dhe aktivitetet prodhuese. Një përgjegjësi e madhe i ngarkohet Bankës Qendrore Europiane (BQE), e cila mbështet nga njëra anë pa kushte bankat private dhe nga ana tjetër zbaton masat lidhur me ashpërsinë e kushtëzuar mbi shtetet anëtare që vuajnë krizën. Së treti, mbrohet teza që argumenton dumping-un fiskal ndëreuropian dhe ndalimin e huadhënies direkte nga BQE për shtetet anëtare, një praktikë e ndryshme nga Rezerva Federale Amerikane. Së katërti, kritikat i drejtohen politikave të kufizimit të kapacitetit të shteteve për të mbështetur gjallërimin ekonomik duke vendosur detyrimisht ekuilibra në llogaritë e tyre publike. Kjo masë detyruese konsiderohet fenomen me pasoja, sepse praktikat e llogarive publike kanë evidentuar rëndime mekanike të mëtejshme duke thelluar disekuilibrin e tyre. Së pesti, përmasat e rënies së kërkesës së brendshme në shtetet e Bashkimit Europian, veçanërisht në ato shtete më shumë të rënduara nga kriza ekonomike, do të kushtëzojnë zvogëlimin edhe më të fortë të kërkesës publike duke kërcënuar edhe më shumë veprimtaritë prodhuese dhe punësimin. Për pasojë, të ardhurat publike nuk mund të realizohen në nivelet e duhura duke ndikuar negativisht në borxhin publik të akumuluar. Ekonomistët, për të cilët planet e shtrëngimeve të propozuara konsiderohen të padrejta, të papërfitueshme dhe antidemokratike mendojnë se mund të gjenden zgjidhje të tjera. Ata propozojnë që e ardhmja e BE duhet të mbështetet në debatin demokratik të daljes nga kriza dhe duke sugjeruar një shtrirje të koordinuar të veprimtarive prodhuese, punësimit dhe shërbimeve pub l i ke. Baza mbështetëse e propozimeve të tyre mbetet teza e reformimit dhe demokratizimit institucional. Dy nga akset e zgjedhura të zbatimit të reformës së propozuar konsiderohen krijimi i Fondit Europian të Zhvillimit social-ekologjik dhe kontrolli i financave. Çfarë mësimesh dalin për ne nga ky debat ? Në fakt, politikat tona buxhetore nuk janë pjesë e politikave të ndjekura nga BE, por të gjitha reformimet e bëra në to i shërbejnë zhvillimit ekonomik e social të vendit tonë dhe synimeve që shpejt do të dëshironim të konkretizonim statusin e vendit kandidat në BE. Natyra dhe fizionomia e politikave tona buxhetore konsiderohet e kujdeshme dhe e matur për të shërbyer sot dhe në të ardhmen. Forcimi i kulturës fiskale dhe lufta kundër informalitetit mbetet betejë për të rritur kontributet në buxhetin e shtetit. Konsideratat e fundit të bazuara në pohimet e dala nga misionit i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) këto ditë në vendin tonë janë mbështetëse dhe inkurajuese për politikat e ndjekura në fushën fiskale. Por kjo nuk do të thotë se çështjet fiskale kanë gjetur zgjidhjen më oportune. Ato mbeten një çelës strategjik i modelit të zhvillimit për të nesërmen, i harmonizimit të interesave me botën e biznesit dhe të të gjithë taksapaguesve, por pa harruar reflektimin e politikave fiskale që kërkojnë edhe harmonizimin e interesave rajonale apo më gjerë, sidomos ato doganore, fiskalitetin mjedisor etj. Një mësim tjetër i rëndësishëm lidhet me financën e tregut, specifikisht me nivelin e kredidhënies në ekonomi si faktor mbështetës, por edhe kontrollues i veprimtarive kredimarrëse. Në sektorin bankar sh q ip t a r dominojnë bankat me kapital privat të huaj. Si të tilla logjikisht ato ndjenë forcën goditëse të krizës të vendeve të origjinës dhe reflektuan pasojat në sistemin tonë bankar duke frenuar për vitin në vazhdim procesin e kredidhënies. Ky moment reflekton domethënien e vet në nevojën e forcimit të sipërmarrjes bankare me kapitale shqiptare, aq më shumë kur rritja e depozitave të shqiptarëve dhe investimet në to kurrë më parë nuk kanë patur ritmet dhe fuqinë aktuale. Për më tej, nëse vendet e BE siç u theksua më lart, po karakterizohen nga tkurrja e kërkesës së brendshme, statistikat shqiptare evidentojnë se me gjithë efektin e krizës globale, zhvillimi ynë ekonomik me gj ithë pengesat e tij nga faktorë të brendshëm, ka mundur të njohë rritje. Sipas deklaratave të fundit të Ministrit të Financave, z. Bode, meg jithëse rritja ekonomike e vitit nuk do të mbyllet me objektivin e deklaruar në fillim të këtij viti prej 4.3 për qind,..mendohet që do të jetë një rritje ekonomike rreth 3 për qind e zvogëluar dhe e ngadalësuar krahasuar me objektivin. Në dallim me vendet e BE, kërkesa e brendshme në vendin tonë ka një rritje modeste të evidentuar prej 5.7 për qind në fund të gjashtëmujorit të vitit në vazhdim. Në fakt, burimet e brendshme të rritjes kanë potenciale të cilat gjenden në sipërmarrjet aktive dhe politikat e mbështetjes së klimës së veprimtarisë së tyre, po ashtu në qeverimin e mirë, por pa lënë mënjanë përgjegjësinë fiskale dhe transparencën. Mësimi tjetër që del nga debati i referuar ka të bëjë me procesin e administrimit dhe kontrollit në zbatimin e kontabilitetit publik dhe transparencës duke argumentuar saktësisht vlerën e re të krijuar rishtazi apo kontributin e të gjithë sektorëve në pasurinë kombëtare si bazë e forcimit të shtetit dhe mirëqenies së të gjithëve shtetasve shqiptarë. Për specifikat e reformimit ekonomik në vendin tonë, politika e privatizimit strategjik është një tjetër aks që kërkon zgjedhje të kujdesshme të investimit publik të fondeve të përfituara për të justifikuar të sotmen dhe të ardhmen. Privatizimi i ALBPETROL të shpresojmë të jetë gjithashtu rasti më i suksesshëm në miradministrimin e fondeve publike dhe mbështetjes së rritjes së ardhshme ekonomike. Duhet theksuar se në dallim nga situata e vendeve të BE-së dhe qëndrimeve të tyre ndaj politikave buxhetore sht rënguese të kushtëzuara nga kriza ekonomike, politikat buxhetore në vendin tonë duhet të reflektojnë kujdes. Këto reflektime duhet të lidhen me një administrim të mirë të fondeve, një shpërndarje të justifikuar të fondeve në investime publike, minimizimin e shpenzimeve administrative dhe kontrollin e vazhdueshëm mbi financat e tregut dhe të ndërmarrjeve, por pa shkelur lirinë e këtyre dy të fundit, të kushtëzuar nga ekonomia e lirë dhe pa harruar se liria e tregut ju kushtëzon edhe detyrime. Koordinimi i veprimtarive prodhuese, punësimit dhe shërbimeve publike, thellimi i reformave institucionale dhe demokratizimi i politikave buxhetore janë adekuate edhe për realitetin tonë. *Pedagoge, UET

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

You must be logged in to post a comment Login