Konventa e LSI-së Meta: Do të nisim bashkëpunimin me PDIU- për të zgjidhur çështjen Çame

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot Konventën Kombëtare Zgjedhore. Konventa nisi punimet në orën 11:30, në Pallatin “Asllan Rusi”. Punimet e Konventës, që është forumi më i lartë i kësaj force politike, u hapën nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. “Integrimi duhet të jetë një proces që do të realizohet përmes konstruktivitetit dhe dialogut”, theksoi në fjalën e tij Vasili. Ndërsa Kryetari i LSI-së  Ilir Meta deklaroi se do të bashkëpunojë me PDIU për të zgjidhur përfundimisht cështjen çame.  “Do të nisim bashkëpunim me PDIU për çështje çame. Vetëm zgjidhja e çështjes çame forcon marrëdhëniet me Greqinë”. Meta theksoi se qeverisja me PD ka rezultuar një sukses dhe pse u nis nga rrethana që thyen përfundimisht tabu. Ai premtoi se dhe nee vitet qee vijojnee do tee kemi një LSI më të fortë, me qeverisje të qëndrueshme e që synon mirëqënien e qytetarëve’. “3 vjet më parë morëm vendim shumë të vëshirë në zgjedhjet parlamentare, vendosëm të thyejmë një tabu në emër të integrimit të vendit, tensionuam politikën dhe kontribuam për çështje të mëdha të vendit dhe këtë do bëjmë dhe në të ardhmen”. “Sot 3 vjet nga koalicioni i LSI me qeverisjen e djathtë, qytetarët lëvizin të lirë pa viza dhe shqiptarët i respektuan rregullat. Sot institucionet janë më të qëndrueshme, sot shqipëria është më afër se asnjë tjetër për të marrë statusin e vendit kandidat. Në 3 vjet ne kontribuam në qeverisje të qëndrueshme, në kushte e një krize të jashtëzakonshme ekonomike ku ndodheshin partnerët tanë”.u shpreh Meta. Kreu i LSI-së i bëri thirrje klasës politikë të mos humbë kohë, por të miratojë ligjet e mbetura dhe këtë ta bëjë në emër të qytetarit shqiptar që pret integrimin e vendit.  “I bëj thirrje klasës politike të votojë me konsensus këto 3 akte që mezi priten nga të gjitha, të dalin mbi opsionet dhe interesat e ngushta partiake të ditës në emër të interesit të qytetarit. I ftojmë partitë e majta dhe të djathta që të ndahen nga konfliktet papërgjegjshëmeisë politike. Sfida jonë është Europa”.

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

You must be logged in to post a comment Login