KLSH: Auditimi në Qytetin Studenti 3 milion dollarë mosarkëtime

Shkak është bërë niveli i ulët i arkëtimeve dhe shkelje të tjera që janë bërë në dhënien e objekteve me qera, kanë shkaktuar një dëm të përllogaritur në shumën prej 3 milionë dollarësh mos arkëtime për llogari të Auditimit të Qytetit Studenti.  Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar  mangësi dhe parregullsi në subjektin Trajtimi i Studentëve Nr. 1, Sh.a. Tiranë dhe për këtë arsye ka bërë një kallëzim penal për Kryetaren e Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë dhe dy anëtarë të tij.  Sipas raportit të KLSH-së, konstatohet se niveli i ulët i arkëtimeve vjen si pasojë e administrimit të bujtinave, ku rezulton që ndër vite janë shfrytëzuar për strehimin e studentëve dhjetëra dhoma më pak, si dhe dhënia me qera nuk është bërë sipas vendimit të Këshillit të Ministrave.  KLSH ka rekomanduar 35 masave organizative për Këshillin Mbikëqyrës dhe për Drejtorinë, duke përfshirë hartimin dhe miratimin e rregullores së brendshme të funksionimit; miratimin e strukturës organizative të funksionimit të shoqërisë nga Këshilli Mbikëqyrës; përmirësimin e metodologjisë së hartimit të programeve të zhvillimit ekonomiko-financiar, rishikimin e strukturës dhe pagave të punonjësve, duke parë mundësinë e uljes së numrit të punonjësve, për të arritur një nivel të pranueshëm të shpenzimeve; kryerjen e studimeve dhe analizave për aktivitetin e dhënies me qira të bujtinave për familjarët, me qëllim përmirësimin e treguesve të të ardhurave, si dhe veçimin nga vlera e qirasë të shpenzimet të energjisë elektrike e ujit të pijshëm, etj.

Njoftimi i plotë i KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit, bazuar në programin e auditimit të vitit 2012 ka kryer auditim në subjektin Trajtimi i Studentëve Nr. 1, Sh.a. Tiranë, me objekt: “Zbatimi i ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomike financiare”.

Auditimi është kryer për periudhën 1/1/2010 deri më 31/12/2011.
Duke vlerësuar punën e bërë deri tani nga Drejtoria dhe stafi punonjës i “Trajtimit të Studentëve Nr.1”, Sh.a. Tiranë, gjatë auditimit të kryer janë konstatuar dhe mangësi e parregullsi të ndryshme, ndër të cilat më kryesoret janë:

1. Shoqëria nuk ka arkëtuar “detyrimet debitore” të cilat për vitet 2010-2011 rezultojnë në vlerën 102,619,770 lekë dhe nuk ka paguar detyrimet ndaj “furnitorëve e kreditorëve” gjendja e së cilës në fund të viteve 2010-2011 është përkatësisht 20,422,38 lekë dhe 25,794,021 lekë;

2. Në administrimin e Bujtinave, në përfundim të vitit akademik 2009-2010, nga 2071 dhoma për strehim janë përdorur për studentët 2002 dhoma, ose 69 dhoma më pak, ndërsa në vitin akademik 2010-2011, nga 2061 dhoma për strehim u përdorën për studentët 2003 dhoma, ose 58 dhoma më pak, duke shkaktuar të ardhura të munguara për shoqërinë në vlerën 19,768,000 lekë.

3. Në vitet 2010-2011, kjo Shoqëri është ndëshkuar me dëmshpërblime nga gjykata, përkatësisht në vlerat 3, 202,382 lekë dhe 4,445,973 lekë, kryesisht si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të strukturave drejtuese e vartëse të shoqërisë;

4. Shpërndarja e “të ardhurave nga qiratë”, nuk është bërë konform VKM nr. 1712, datë 24.12.2008 “Për dhënien me qira ose Enfiteozë të Pasurive të Ndërmarrjeve, Shoqërive dhe Institucioneve Shtetërore”, pasi Shoqëria nuk ka derdhur në buxhet vlerën prej 12,082,566 lekë llogaritur deri më 11/8/2011, për shkak të gjendjes së dobët financiare. Gjithashtu, Shoqëria ka një gjendje të lartë të “lëndëve të para” në fund të vitit 2011 në vlerën 16,486,483 lekë, e cila është e pa justifikuar me objektin e veprimtarisë dhe krijon risk për shoqërinë;

5. Jo të gjithë objektet që janë regjistruar në “zërin troje”, janë regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, sipas kërkesave të ligjit nr. 7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” i ndryshuar; nga Shoqëria ende nuk është përgatitur një dokument, ku të përshkruhen organizimi dhe procedurat kontabël, të nevojshme për kuptimin e sistemit të trajtimit të informacionit kontabël dhe të kryerjes së auditimit. Po ashtu, nuk janë llogaritur provizione për llogaritë e arkëtueshme afatshkurtra “Të drejta dhe detyrime për zhdëmtime” në shumën 4,658,054 lekë, arkëtimi i të cilave është i pa mundur. Edhe pse është shoqëri aksionere, që realizon të ardhura nga dhënia me qira e ambienteve dhe nga akomodimi i studentëve, ajo nuk ka aplikuar fatura tatimore për shërbimet që kryen.

6. Këshilli Mbikëqyrës i Shoqërisë nuk ka miratuar rregulloren e brendshme për vitet 2010 e 2011, nuk ka hartuar programin vjetor për veprimtarinë e tij dhe nuk ka raportuar në METE, në cilësinë e përfaqësuesit të pronës shtetërore.

7. Në prokurimet e fondeve, Autoriteti Kontraktor nuk ka marrë masa për trajnimin e punonjësve në fushën e prokurimeve publike dhe nuk ka dokumentuar kryerjen e analizave të kostos së mallrave dhe shërbimeve që do të prokurohen, etj. ;

8. Në zbatimin e rekomandimeve të lëna nga auditimi i mëparshëm i KLSH, strukturat drejtuese të Trajtimit të Studentëve Nr. 1 Sh.a. Tiranë nuk kanë analizuar me përgjegjshmëri shkeljet dhe parregullsitë e konstatuara nga KLSH-ja dhe auditimi i brendshëm dhe nuk kanë zbatuar rekomandimet për dhënien e masave disiplinore dhe administrative ndaj personave përgjegjës.

Nga vlerësimi i dokumentacionit të dhënies me qira të objekteve: “Ambient pranë godinës 12” dhe “Ambient pranë godinës 13”, ka rezultuar se ai nuk është bërë konform përcaktimit të pikës 1, kreut II, të VKM-së nr. 529, datë 08.06.2011 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, gjë për të cilën KLSH ka arritur në përfundimin se ndodhet në kushtet e konsumimit të figurës së veprës penale, neni 248 “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj për këtë ka depozituar kallëzim penal pranë organeve të prokurorisë për Kryetaren e Këshillit Mbikëqyrës të “Trajtimit të Studentëve Nr.1 Sh.a” , Tiranë dhe 2 anëtarë të këtij Këshilli.

Për përmirësimin e gjendjes, KLSH ka rekomanduar një sërë masash, duke filluar nga shqyrtimi dhe bërja e propozimeve për përshtatjen e statutit të Shoqërisë, me qëllim përafrimin e dispozitave të statutit me përcaktimet e ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare.

KLSH ka rekomanduar 35 masave organizative për Këshillin Mbikëqyrës dhe për Drejtorinë, duke përfshirë hartimin dhe miratimin e rregullores së brendshme të funksionimit; miratimin e strukturës organizative të funksionimit të shoqërisë nga Këshilli Mbikëqyrës; përmirësimin e metodologjisë së hartimit të programeve të zhvillimit ekonomiko-financiar, rishikimin e strukturës dhe pagave të punonjësve, duke parë mundësinë e uljes së numrit të punonjësve, për të arritur një nivel të pranueshëm të shpenzimeve; kryerjen e studimeve dhe analizave për aktivitetin e dhënies me qira të bujtinave për familjarët, me qëllim përmirësimin e treguesve të të ardhurave, si dhe veçimin nga vlera e qirasë të shpenzimet të energjisë elektrike e ujit të pijshëm, etj.

KLSH ka kërkuar llogaritjen e provizioneve për llogaritë e arkëtueshme afatshkurtra “Të drejta dhe detyrime për zhdëmtime” në shumën 4,658,054 lekë, saktësimin e aktiveve financiare afatshkurtra në shumën 5,904,123 lekë, dhe llogaritjen e provizioneve për këto shuma, pasi arkëtimi i tyre është i pa mundur.

Ka kërkuar po ashtu shqyrtimin me preokupacion dhe përgjegjshmëri për t’i dhënë rrugëzgjidhje detyrimeve debitore, detyrimeve ndaj furnitorëve e kreditorëve dhe veçanërisht derdhjen në Buxhetin e Shtetit të të ardhurave të krijuara nga dhënia me qira ose enfiteozë e objekteve në shumat e përmendura me sipër.

Mbi bazën e vlerësimit të gjetjeve të mësipërme dhe shkallës së përgjegjësisë të secilit punonjës, KLSH ka propozuar dhënien e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për Kryetaren e Këshillit Mbikëqyrës dhe 2 anëtarë të tij, si dhe i ka rekomanduar Prefektit të Qarkut Tiranë dhënien e masës disiplinore “Largim nga puna” për arkitekten, në cilësinë e përfaqësueses së Prefekturës së Qarkut Tiranë.

KLSH i ka rekomanduar Drejtorisë të Trajtimit të Studentëve Nr. 1 Sh.a., fillimin e procedurave për dhënien e masës disiplinore “Largim nga puna” për juristen e Shoqërisë, si dhe “Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” për Drejtoren e Departamentit Ekonomik, ndërsa i ka kërkuar Agjencisë së Prokurimit Publik që të vlerësojë shkeljet e konstatuara dhe të marrë masat respektive administrative apo disiplinore për 7 punonjës, anëtarë të Njësisë së Prokurimit dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të Shoqërisë.

 

We cannot load blog data at this time.

NJë përgjigje për "KLSH: Auditimi në Qytetin Studenti 3 milion dollarë mosarkëtime"

  1. shqiptar  29/10/2012 në 8:13 pm

    pse nuk hyn prokuroria.Ne q.studenti po behet kerdia se vjedhuri apo keshtu pasurohen miqte

Komentet janë mbyllur