visi baner 5

Regjistri i studentëve, 25 të dhënat që do deklarohen

Ministria e Arsimit ka përcaktuar 25 të dhënat që do të deklarohen në regjistrin bazë të studentëve, që do të administrohen nga universitetet dhe MASH. Në listën e të dhënave të regjistrit bazë të studentëve bëjnë pjesë jo vetëm ato personale, por edhe ato të studimeve. Universitetet do t’u kërkojnë studentëve që regjistrojnë të dhëna nëse kanë qenë më parë student (numri i matrikullimit). Po kështu, për nxënësit që kanë mbaruar shkollën e mesme para vitit 2006 do të kërkohet informacion për programin e studimit që ata kanë ndjekur, numrin e diplomës, datën e diplomimit, kur është bërë tërheqja e diplomës, apo nëse i kanë ndërprerë studimet. Sipas rregullave të vendosura, çdo student në momentin e pranimit duhet të regjistrohet në regjistrin bazë të studentëve. Çdo studenti, në regjistrimin fillestar në një institucion të arsimit të lartë (IAL), i jepet një numër unik matrikullimi, që e shoqëron deri në marrjen e diplomës ose certifikatës. Studentët e marrin numrin e matrikullimit (NIM) të përbërë nga gjashtë germa dhe dy shifra të kodit të regjistrit dhe katër shifrat e numrit të studentit në regjistrin përkatës. Në rast se një student largohet ose transferohet nga një fakultet pa e përfunduar kursin e studimit, NIM-i i tij mbyllet dhe nuk përdoret për një student tjetër. Regjistrat e studentëve për një vit akademik, në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, të organizohen në bazë njësie kryesore (fakulteti), cikli studimi dhe formë studimi. Çdo regjistër të ketë një kod të vetin, unikal, në sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri, i përbërë nga gjashtë germa dhe dy shifra. Institucionet e arsimit të lartë i dërgojnë Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP), listën e studentëve të regjistruar nga viti akademik 2011-2012 e në vazhdim, në programet e studimit të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë. Pas kësaj, AKP brenda 1 muaji i dërgon institucioneve të arsimit të lartë listën përkatëse të numrave të matrikullimit për çdo student.

TË DHËNAT E REGJISTRIT BAZË 1. Numri i matrikullimit 2. Emri 3. Atësia 4. Mbiemri 5. Datëlindja 6. Gjinia 7. Gjendja martesore 8. Vendlindja-rrethi 9. Vendlindja-bashkia/komuna-qyteti/fshati 10. Shtetësia 11. Vendbanimi 12. Telefon 13. E-mail 14. Emri i shkollës së mesme/IAL-së së kryer 15. ID e Maturës Shtetërore/nr. regj. të veçantë 16. Gjuha e huaj 17. Numri personal i identitetit 18. Lloji i dokumentit të identifikimit 19. Data e regjistrimit 20. Ka qenë herë tjetër student (numri i matrikullimit) Për nxënësit që kanë mbaruar shkollën e mesme para vitit 2006 21. Programi i studimit 22. Numri i diplomës (mbas diplomimit) 23. Data e diplomimit (lëshimi i diplomës) 24. Tërheqja e diplomës (data, personi) 25. Ndërprerë studimet

Reklama-Eagle

Komentet janë mbyllur