• Rikthehen në modë flokët me baluke

    Rikthehet tendenca “Flokë me baluke” për këtë sezon vjeshtë-dimër 2012-2013, duke na propozuar prerje dhe modele të ndryshme me baluke. Baluke drejt, të gjata, të shkurtra, të trasha etj. Zgjidhni modelin që ju shkon më shumë për të qenë në një hap me modën.

     

    Flokë me baluke: Të rinovosh look-un pa ndryshime drastike

    Modeli me baluke është një nga mënyrat më të mira për të rifreskuar stilin e flokëve pa ndryshime drastike. Baluket tërheqin vëmendjen, nxjerrin në pah sytë, mbulojnë ndonjë parregullsi të flokëve dhe ju bëjnë të dukeni më e re. Sekreti për një baluke perfekte është të vlerësosh në fillim formën e fytyrës dhe tipin e flokëve e më pas të punosh për një look të bukur dhe të thjeshtë për tu kujdesur.

    1.Flokë me baluke të drejtë

    Një prerje e drejtë që gati të mbulon sytë. Është perfekte nëse pritet e trashë për të mbuluar një ballë të gjerë. Tërheq vëmendjen tek sytë edhe pse duket sikur i mbulon. Është një look i guximshëm dhe përshtatet më mirë në flokët e drejtë. Evitoni këtë prerje nëse i keni flokët rebele, të ç’rregullt dhe nuk keni kohë të rregulloni baluken çdo mëngjes.

    2.Flokë me baluke të çrregullt

    Edhe pse me një pamje të ç’rregullt, duhet punuar me të, që të japë efektin e një floku të butë. Nuk është një prerje drejt, por pritet në gjatësi të ndryshme për të krijuar një look të shkujdesur. Kjo ndihmon që vëmendja të fokusohet tek pjesa e sipërme e fytyrës dhe zbut pamjen e një nofulle të gjerë. Kjo prerje shkon më shumë me flokët e shkallëzuar dhe me ngjyrë jo të njëtrajtshme.

    3.Flokë me baluke të shkallëzuar

    Kjo baluke ka pamje të lehtë dhe të butë. E veçanta e kësaj prerjeje është që ka një “cullufe” të shkurtër, i lehtë për t’u rregulluar. Duke ardhur në mënyrë të shkallëzuar dhe harmonike, të mundëson të realizosh look të ndryshëm, nga ai i ç’rregullt e deri tek perfektë dhe precize. Kjo baluke i përshtatet të gjithë formave të fytyrës dhe tipave të flokëve.

    Mikrobaluke

    E shkurtër dhe e guximshme, kjo baluke i jep një pamje më të ngritur vetullave. Është e shkurtër dhe arrin deri në 3cm. Është e përshtatshme për fytyrat e rrumbullakëta apo në formë ovale. U shkon prerjeve të shkurtra apo disi më të gjata e me shkallëzim.

    Si të disiplinoni një baluke rebele?

    Një baluke e drejtë dhe perfekte është më e përshtatshme për flokë të butë dhe të drejtë. Ndërsa nëse keni flokë të ashpër dhe rebelë, për të rregulluar baluket përdorni tharësen e flokëve në temperaturë të ftohtë dhe mbajeni kokën e tharëses ngjitur me flokët. Me ndihmën e një krehri të rrumbullakët kriheni baluken nga lart-poshtë për të pasur rezultatin që dëshironi. Spruconi dhe pak llak për të pasur një efekt që zgjat. Kur dilni nga parukeri gjithçka është perfekte dhe e bukur. Por kur duhet t’i krihni e t’i stiloni vetë? Rregulli i parë është që t’i mbani të butë. Për t’i krehur përdorni një krehër të rrumbullakët dhe tharëse, por jo shumë të nxehtë. Nëse e keni baluken e trashë, ndajeni në 2-pjesë, krihni në fillim pjesën e poshtme e më pas pjesën e sipërme.

     

    Ide për stilimin e kaçurrelave

    Flokët kaçurrelë duken më të thjeshtë për tu kujdesur në krahasim me flokët e drejtë, por kjo përshtypje është e gabuar. Flokët kaçurrelë kërkojnë po aq vëmendje e kujdes si ata të drejtë. Pavarësisht nëse i keni kaçurrela natyrale apo doni t’i bëni dhe të ndryshoni “look” po ju japim disa modele të personazheve të famshme, nga të cilat mund të frymëzoheni:

    Pamje natyrale

    Nëse keni kaçurrela si të Alicia Keys, rregulli është që sa më pak të kujdeseni aq më mirë duken ato. Pasi i keni larë, përdorni pak balsam për t’i zbutur dhe më pas krihini me një krehër me dhëmbëza të mëdha. Në momentin që flokët tuaj janë tharë, mos i prekni më. Sa më shumë t’i prekësh kur janë të thatë, aq më shumë do të rebelohen kaçurrelat. Një tjetër shkak i kaçurrelave të ashpër, është tharja. Për të parandaluar tharjen, mos i lani flokët çdo ditë. Nëse po përdorni një shampo me përmbajtje të lartë sulfati, lajini flokët 1-2 herë në javë. Ndërsa nëse përdorni një shampo pa përmbajtje sulfati atëherë mund t’i lani edhe 1 herë në 2 ditë.

    Modeli “Ponytail”

    Ky lloj bishti “Ponytail” nuk është vetëm për flokët e drejtë, por edhe për ato kaçurrelë. Është një model i thjeshtë, praktik dhe shik. Për të përftuar një pamje si të Kate Beckinsale, thjesht kapni një bisht deri në mes të kokës. Për të pasur një bisht me kaçurrela sa më të lëmuar, lyeni pak pëllëmbën e dorës me qiri flokësh dhe kalojeni dorën tek bishti. Rekomandohen produkte me përmbajtje të vajit të jojobës për të përftuar një pamje të butë e të rregullt. Ndërkohë që produktet me alkool, i thajnë më shumë flokët dhe i bëjnë kaçurrelat edhe më rebele.

    Kaçurrela vetëm në fund

    Një pamje tërheqëse janë edhe kaçurrelat vetëm në pjesën e fundit të flokëve. Një pamje si e Amber Heards nuk është aspak e mërzitshme. Janë të thjeshta për t’u bërë me ndihmën e një mashe. Vetëm mundohuni t’i alternoni drejtimet e kaçurrelave që të mos bëhen uniformë.

    Gjysmë bisht

    Edhe ky është një model i thjeshtë dhe përshtatet për çfarëdolloj gjatësie, si dhe nxjerr edhe më në pah fytyrën dhe tiparet. Këshillohet që të zgjidhet një kapëse me ngjyrën e flokëve. Ky është një model praktik dhe shumë i përdorur nga personazhet e njohur si Jordin Sparks dhe Carrie Underwood.

    Komentet janë mbyllur