Kriza ekonomike, rriten investimet greke në Shqipëri

Kriza ekonomike ka diktuar sipërmarrjen greke të sjellë kapitalin e saj në Shqipëri. Kjo ka rritur vlerën e investimeve të huaja me kapital grek në vendin tonë, të cilat kapin shifrën e 1.2 miliardë euro. Këto u bënë të ditura gjatë një forumi të biznesit shqiptaro-grek, i zhvilluar në Tiranë.  “Pavarësisht nga situata ekonomike e sotme në Greqi, për Shqipërinë bashkëpunimi me Greqinë ka një rëndësi të shumëfishtë. Greqia ruan një pozicion parësor në investimet e huaja direkte në Shqipëri. Në vendin tonë ka shumë biznese greke që në total kanë një volum investimesh më shumë se 1.2 miliardë euro. Këto biznese kanë aktivitet në telefoninë e lëvizshme, sektorin bankar, burimet e energjisë, në industrinë e veshjes, ushqimore dhe në sektorë të tjerë”, u shpreh ministri Ksera. Interesi i sipërmarrësve grekë është për të shtuar fushat në të cilat do të investojnë në vendin tonë. Greqia zë vendin e dytë për shkëmbimet tregtare me vendin tonë. Gjatë periudhës janar-gusht importet u ulën me 8%, ndërsa eksportet e produkteve shqiptare u rritën me 2.5%.

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

You must be logged in to post a comment Login