visi baner 5

Katolikët dhe 100-vjetori i Pavarësisë së vendit

Po përmbyllet viti jubilar për Shqipërinë: më 28 Nëntor mbushen 100 vjet nga kur etërit e atdheut shpallën, me anë të një akti solemn, Pavarësinë e vendit prej Perandorisë turke. Një kohë e gjatë pushtimi osman, gjatë së cilës populli shqiptar rrezikoi të humbasë rrënjët e tij, identitetin dhe gjuhën. Por, megjithë shtypjen dhe egërsinë e një regjimi armik, shqiptarët ditën t’u përcjellin brezave të rinj identitetin e tyre më të thellë, gjuhën, traditat e sidomos fenë. Bashkësia katolike shqiptare qe ajo hapësirë jetësore, konservatore në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale (që ka ruajtur, mbajtur, mbrojtur), ku vlerat më genuine të shqiptarëve u mbrojtën e u transmetuan përmes shekujve.

Kisha me njerëzit e saj të një stature të lartë ruajti në liturgji dhe në katekezë gjuhën shqipe, një nga më të vjetrat e Europës, me rrënjë indeuropiane. Por mbi të gjitha katolikët shqiptarë, besnikë edhe ndaj Romës, me gjithë përndjekjet e mëdha, u bënë zinxhiri i pandërprerë i lidhjes së Shqipërisë me Europën e krishterë. E kjo u pa qartësisht në aktin e Pavarësisë: zëvendësministri i Qeverisë së parë shqiptare u bë një prift katolik, famullitari i Durrësit, Dom Nikoll Kaçorri. Nga ky akt shpresohej se do të mbaronte edhe ikja e katolikëve nga qytetet drejt fshatrave apo maleve. Katolikët dolën nga një kalvar i gjatë në malet e ashpra të Shqipërisë, sikurse Dukagjini, Nikaj-Mërtur, Pukë, Mirditë, ndër të cilat, edhe pse në pjesën më të madhe të kohës pa meshtarë e fretën, ditën të ruajnë besimin që u ishte përcjellë atyre nga brezi në brez. Duket sikur përsëritet historia biblike e gjyshërve, që u rrëfenin nipërve punët e mëdha të Hyjit. Një fe e gjallë, e shartuar në karaktere të ashpra sikurse janë malet e Shqipërisë, si alpet e Thethit, por në shpirtra të pastër e mendje të kthjella si ujët e Valbonës në malet e Tropojës. Karaktere të ashpra, por për të cilët pas Hyjit në shtëpi vinte miku, i shenjtë për shqiptarin: “Shpia asht e Zotit dhe e mikut”. Njerëz që dinin të nderonin famullitarin e tyre, i cili bashkë me famullinë kishte një vend të privilegjuar në ligjin e Maleve. Ja pra, pikërisht në ato male, ku katolikët u detyruan të ikin për të shmangur asimilimin fetar dhe kulturor, u ruajt një besim nga i cili ne modernët kemi shumë për të mësuar. E kështu ata burra dhe gra besnikë ndaj Hyjit qenë besnikë edhe ndaj atdheut, traditave, tokës, e për të derdhën gjakun e tyre që një ditë të vinte pavarësia. Katolikët qenë gjithmonë të gatshëm dhe të parët në flijim.

Kështu pra historia vazhdon me një lloj “rilindje” shqiptare në të cilën katolikët pas 1912-s qenë në vijë të parë. “Kisha katolike – kanë shkruar ipeshkvijtë në letrën e tyre baritore për 100-vjetorin e Pavarësisë – me institucionet e saj fetare dhe shkollore dha një kontribut të rëndësishëm në këtë rimëkëmbje”. Shkollat e françeskanëve dhe të jezuitëve në Shkodër, motrat saleziane dhe stigmatine, u bënë vatra të vërteta për edukimin e të rinjve dhe qendra kulture. Liturgji, lutje, vepra shoqërore dhe bamirësie, rrethe kulturore, artistike dhe muzikore me frymëzim të krishterë katolik u bënë vende rritjeje për shumë njerëz, edhe jokatolikë. Katolikët ndiqnin me një etje të madhe gjithçka e gjithashtu po fillonin të thithnin ajrin e lirisë.

Por një fatkeqësi tjetër ra mbi vendin tonë: pushtimi fashist e më pas ai komunist që zgjati 50 vjet. Por feja ende nuk vdiq! Deshën të vrasin Hyjin, por nuk ia dolën, deshën ta burgosin, t’i hapnin varrin e më në fund të dilnin rrugëve e shesheve me britmën e njeriut të marrë të Nietzsche-s, “Zoti vdiq, Zoti vdiq!”, por nuk ia dolën pasi të tretën ditë ai u ngjall. Ra muri ideologjik dhe ai i ngritur me tulla e më në fund nisi fluturimi i lirë edhe pse me shumë martirë, burra dhe gra që na dhanë dëshminë më të madhe të fesë me gjakun e tyre, me jetën e tyre. “Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Papa, Rrnoftë Shqipnia”, qenë fjalët e fundit të pothuajse të gjithë martirëve, të pushkatuar nga regjimi pa asnjë proces apo me procese të sajuara dhe akuza të pavërteta. Ndërsa jepte shpirt, ipeshkvi i Durrësit, Imzot Prendushi, lypte më shumë dritë. Po vdiste në një burg të lagësht sepse nuk kishte dashur të ndante Kishën e Shqipërisë nga ajo e Romës. Vdiq martir. Sot është në krye të listës së 40 martirëve që presin të shenjtërohen. Mund të tregohen shumë histori dhe libra të tërë nuk do të ishin të mjaftueshëm për t’i shkruar, por emrat e martirëve për fenë, fytyrat e tyre dhe historitë e tyre janë të shkruara në Librin e jetës.

Do të doja të kujtoja 25 prillin 1993, kur papa Gjon Pali II erdhi në Shqipëri. Vizita e tij dhe shugurimi i ipeshkvijve të parë pas regjimit qe një shenjë, një shenjë e madhe, pothuajse si ato shenjat e Apokalipsit, që asesi nuk janë shenja dëshpërimi e terrori por shenja të fitores dhe të shpresës. Me Papën kaluam pragun e shpresës.

Po sot? Kemi një Kishë të re, që jeton çdo ditë sfidën e fesë. Bashkësitë tona janë plot me të rinj, me shumë pagëzime, martesa, krezmime dhe kungime të jetuara e të pjesëmarra me besim të gjallë. Jetojmë ditë shpresash të mëdha, megjithë lodhjen, shkurajimin, krizën globale që përshkojnë të gjithë shoqërinë e gjithashtu edhe Kishën, me burrat dhe gratë e saj. Por sot kemi ipeshkvijtë tanë, që mes shumë vështirësish na udhëheqin si barinj të mirë. Sigurisht, në të sotmen e fesë, edhe kjo Kishë e jona është e thirrur të përtërihet: na e ka sjellë ndërmend Papa në mbyllje të Sinodit të fundit të Ipeshkvijve. Si mund të ripërtërihet një Kishë si kjo e jona në Shqipëri? Duke qenë e dëgjueshme ndaj zërit të Shpirtit, që i flet asaj sikurse edhe të gjitha Kishave në gjithë botën, nëpërmjet Shkrimit të Shenjtë dhe Traditës. Ripërtëritja do të vijë para së gjithash nga barinj që jetojnë jetën e tyre në shenjën e dashurisë dhe të bashkimit. Sot katolikët shqiptarë, të shituar nga plagët e së kaluarës, presin prej barinjve që t’iu lidhin plagët e të kurojnë të këqijat e tyre, që t’i udhëheqin në kullotat e gjelbra të një zëri që u tregon atyre rrugën e jetës. Kështu, sot sikurse atëherë, katolikët të mund të jenë drita e botës dhe kripa e tokës për kombin tonë, duke qenë se janë shpirti, frymëmarrja, tharmi për një shoqëri që shkon drejt konsumizmit të pafre, por sidomos drejt humbjes së shpresës.

Në këto ditë Shqipëria mbush 100 vjet. Është një ditëlindje e mirë. Shpresojmë që shumë shpejt do të jemi pjesë e familjes më të madhe europiane. Katolikët janë dhe duhet të jenë ndërmjetësit që lidhin Shqipërinë me Europën, pa harruar ato rrënjë që e kanë themeluar. Në letrën e tyre ipeshkvijtë janë të bindur që sfida e të ardhmes së afërt për Shqipërinë është integrimi europian, që “para se të jetë një realitet gjeografik apo politik, është një realitet shpirtëror që gjen te krishterimi një nga rrënjët e saj më të fuqishme”. Kush më shumë se katolikët duhet të kontribuojë që ky proces integrimi të mos jetë vetëm një fakt burokracie i pajetë, por një fakt shpirtëror, thellësisht shpirtëror. E kjo ndoshta mund të jetë dhurata që katolikët i bëjnë atdheut të tyre në këtë 100-vjetor të parë.

 

 

Reklama-Eagle

12 Përgjigjet për "Katolikët dhe 100-vjetori i Pavarësisë së vendit"

  1. Skender Bega  28/11/2012 në 3:12 pm

    Katoliket shqiptare ende nuk jane te pavarur, si myslimanet dhe ortodokset. Ata ende varen prej nje shteti te huaj dhe eshte humoristike pastaj te shohesh sesi klerike katolike flasin per pavaresi
    Kur shqiptaret u shkeputen nga perandoria osmane, 90/100 e tyre nuk ishin katolike, kurse shkrimi i mesiperm perzien trashe punet, duke pretenduar se kleriket katolike, emisaret e Vatikanit, jane shpirti i kombit qe ruajti gjuhen dhe fene ne Cameri, Laberi, Myzeqe, e sidomos ne Tetove.

  2. arber sokoli  29/11/2012 në 4:43 am

    Do kisha deshire te beja nje debat me Dom GJergj Meta !

  3. Blerimi  29/11/2012 në 10:28 am

    Ky shkrim është një përpjekje e mjerë për marrjen e një roli të paqenë. Madje më shumë, ky shkrim zbeh kontributin e vërtetë dhe të madh të atyre shqiptarëve katolikë (jo katolikocentristë sikur ky autor i këtij shkrimi, që është i denjë për diskursin mesjetar), që e kanë dhënë për shqiptarët dhe Shqipërinë bashkë me shqiptarët tjerë, ortodoksë dhe myslimanë. Edhe tjetra, askund, askund dhe askund nuk mund të gjinden fakte për të dëshmuar këto pretendime të këtij autori. Sepse nuk ka të tilla! Paradoksalisht, ky katolikocentrist i mjerë në këtë shkrim ka përdorë “fakte” të kohës së re, e ato dihet si janë fabrikuar. Natyrisht se pajtohem me komentuesin Skënder Bega.

  4. amerikani  29/11/2012 në 3:51 pm

    turp per ato qe i shohin akoma katoliket me syzet e otomanizmit(armiq te kombit dhe Europes)….katoliket jane palca e nderi i kombit.E kane vertetuar me fjale(qe nga formula e pagezimit,Buzuku,Budi,Bogdani etj),ashtu edhe me vepra(Skenderbeu,Nene Tereza etj)….
    Katoliket shqiptarizmin e kane paguar me persekutime te skajshme si gjate pushtimit turk ashtu edhe atij komunist.
    dhe askush nuk ka kerkuar falje ketij komuniteti te nderuar….

  5. Mr. G  30/11/2012 në 4:26 am

    Kur do te mesoni te diskutoni pa kompleksin e viktimizimit ju katoliket?
    Jo cdo arsyetim qe nuk i shkone per shtate ideologjise suaj papale eshte fanatizem, zili, urrejtie. Realiteti dhe e verteta nuk mund te fshehet sado te perpiqeni ju katoliket qe ti manipuloni. Gjuha shqipe nuk u ruajt si merite e jezuiteve dhe frateve katolike sic pretendoni ju mor zoterinj jezuit. Laberia, Cameria , Toskeria dhe gjithe shqiptaret ne pergjithsi, nuk e ruajten gjuhen si pasoi e jezuiteve tuaj, por e ruajten se ishte gjuha e tyre kombetare, gjuha e nenes. Gjuha epirote qe flitetet sot nga shqiptaret e Camerise eshte dialekti me i vjeter i shqipes se lashte. Vetem mes kesai gjuhe te bekuar mund te deshifrohen mbishkrimet e lashtesise. Dhe mozaiku i gjetur se fundit ne Dures, ishte shkruar me kete gjuhe. Prandai jepini funde kesaj propagante jezuitesh ku ngreni heronje atje ku ka vetem renegate.

    Historia eshte fallcifikuar plotesishte dhe komuniteti katolik eshte portretizuar si shtylla e kombit qe na dhuroi Skernderbeun dhe Nen Tersen. Fallcifikim ka aritur kulmin me ndihmen e shkrimtarit te oborit dhe malsori i Eposit te Kreshnikeve u identifikua me katolikun dhe Lek Dukagjinin. U mbivleresua “Kanuni” i mizerjes dhe barbarise dhe u nenvleresua gjeneza e shqiptarit tek Eposi i Kreshnikve. U vleresua Lek Dukagjini dhe u fshi nga historia Muji dhe Halili. U vleresua hajduti i karvaneve Zef Kosherja dhe u harua trimeria dhe madheshtia e Gjergj Elez Alise. U renua Besa e shqiptarit te Ago Ymerin dhe u mbivleresua pabesia e Kanunit te Lek Dukagjinit. Lokia e Malesise u zevendesua me Dranden e Mirdites. Ajkuna e famshme e Malsise u zevendesua me Terezen e Kalkutes. Heroina Qerime Galica (Shota) u harua plotesishte dhe u zevendesua me Shkurte Vaten. U shduke nga historia princesa Ilire Teuta e famshme dhe u vleresua murgesha e Vatikanit. Ajroporti i Tiranes nuk u quajt “Skenderbeg Ajroport” por mori emrin e murgeshes se Vatikanit. Thua kjo murgeshe e famshme qe sakrifikoi gjithcka per Vatikanin dhe asgje per vendin e saj, kishte me shume vlera se Heroi i Shqiptarve. Kulmi ariti me fallcifikimin e luftes kunder Otomaneve ku katoliket qe ishin kundershtaret me te ashper te Skenderbeut u portretizuan si aleatet e tij me besnik. Mbas vdekjes se Skenderbeut kur perkrahesit e tij ju nenshtrua dhunes dhe konvertimit, si per cudi katoliket dhe prijsi i tyre Lek Dukagjini nuk u preken. A thua Otomanet paten meshire per ta?! Ndoshta nuk u preken si aleate qe ishin. Vetem nje vit para vdekjes se Skenderbeut Lek Dukagjini u bashkaua me Skenderbeun, kurse vitet e tjera i ka kaluar ne lufte kunder Skenderbeut. Por kulmi arine me fallcifikimet e fratit te mesjetes ku Hamza Kastriotin (djalin e vellait te Skenderbeut, Stanishit) qe ishte konvertuar ne musliman na e nxjere trradhetar, kurse te krishterin Mojsi Golemin hero. Pamvarsishte se edhe Mojsiu e “tradhetoi “ Skenderbeun. Ne fakt, “tradhetia” e Hamzait dhe Golemit ishte thjeshte nje manovrim i Skenderbeut per te future ne kurth trupat Otomane. Por frrati i mesjetes na e shtremberon kete fakt duke na dhene nje panorame te shemtuar ku muslimanin Hamza na e nxjere trrdhetare , kurse te krishterin Mojsi nje hero. Keshtu ndodhe kur pena i lihet ne dore nje jezuiti te thekur qe arine ti heqi identitetin fetar dhe Skenderbeut. Deri me sot katoliket pretendoin me te madhe se Skenderbeu ishte nje katolik i thekur, kur ne fakt ai ishte nje orthodoks. Te paret e tij ishin nga Epiri, kete fakt e pranon me gojen e tij vete Skenderbeu ne letren qe i dergone armikut te Alfonsit. Vellai i tij eshte i varosur ne malin e shenjt Atos, ne token qe babai i Skenderbeut i fali ketij manastiri te shenjte. Skenderbut asnjehere nuk ju dha asnje titull nga Vatikani, Kjo nuk u arite kure per te vetmen arsye sepse Vatikani nuk ju jepte tituj indivitve jo katolike. Pra ai ishte nje orthodoks dhe nuk ishte katolik sic pretendoni ju pinjollet e Bajraktarve. Por fallcifikimi juaj me gjenial eshte fshirja nga Historia e Shqiperise e te gjitha pabesive tuaja kunder ketij kombi.
    Po te sifet me kijdese ne faktet historike te kohes, diten e shpalljes se pavarsise mungoin delegatet katolik. Po ashtu dhe ne nenshkrimin e deklarates se pamvarsise nuk egziston asnje delegat katolik (me perjashtim te Gurakuqit). Ku jane katoliket ne kete vite kaq te rendesishem per Shqiperine, pse nuk duken? P[ergjigjia e kesaj pyetje vjene tani me mbrapa. Viti 1912-1913 kur Shkodra ishte e rrethuar nga trupat Serbo-Malazeze te gjithe katoliket ishin pjese perberse e ushtrise Serbo-Malazeze . Ishte nje bashkepunim total i katolikeve me sllavet kunder Shqiptarve. Si mund te harohet fakti me falgrante i pabesis katolike kunder ketij kombi, shpallia e Republikes se Mirdites ku Bajraktari i Mirdites i quante shqiptaret e Tiranes turqe kurse sllavet e Serbise vellezrit e tij. Gjith kohes se tyre ky komunitet ka mare anen e armikut dhe ne dem te kombit. Shifni pushtimin fashist ku gjithe kleri katolik i priu pushtimit fashist te Shqiperise. Kujslingu Anton Pater Harapi u be Minister ne qeverine fashiste, kurse Fishta u zgjodhe Antar i Akademis Fashiste Italiane. Sic thote Konti Ciano ne ditarin e tij; Keta “patriot” bertisnin kunder Italise sa here qe ju mbaronin paret. Sigurishte me vone vjene rregjimi komunist qe katoliket perpiqen at portretizoin veten si klasa shoqerore me e shtypur, kur ne fakte keta i sherbyen me zelle ketioj rregjimi. Si mund te harohet Komisar i Drites komunisti Bardhok Biba, po spiuni i famshem i sigurimit Pal Melyshi, heroina e trraseve Shkurte Pal Vata dhe Ministri Pali Miska qe i bene dhe kengen e famshme “cke moj dele qe sdele nga kanali, trembem se me ha Pali” etj..etj…Pra sic e shikoni dhe vete katoliket ishin pjese e atij rregjimi. Viti 1997 kur i vune zjarin Shqiperise me gazeten Koha Jone ne balle te luftes dhe pseudopatriotet katolik si Nikoll Lesi, Frangaj, Martin Lekaj dhe kryespiuni i Greqise i degjeneruari Frok Cupi qe dje ishin armiq per vdekje me Saliun, sot jane miqte e tij me besnik . I bashkoi korrupsioni dhe pabesia kunder ketij Kombi. Per bemat e tyre ne Kosove dhe flamurin e patriotit qe kan mare tani mbas lufte keta renegate te thekur do te flase njehere tjeter. Ja pra se kush jane renegatet dhe fallcifikatoret e Shqiperise more veshe more katoliku amerikan?.

  6. Mr. G  30/11/2012 në 4:29 am

    Kurse sa per Terezen e Kalkutes kam kete mendim, o amerikanii Mirdites.

    Tereza e Kalkutes ishte vetem nje misionarie katolike qe i sherbeu me devotshmeri Vatikanit dhe ideologjise Papale, kurse per Shqiperine dhe popullin shqiptare nuk beri asgje. Perse duhet ti jepet kryevendi i nderit Terzes se Kalkutes dhe te harohet Shote Galica qe rrembeu pushken dhe i doli zote ketij vendi? Perse mos te quhej Airoporti i Tiranes “Princes Teuta” ne kujtim te Princesesh Ilire qe beri emer me luften e saj kunder Romes? Sa mire do te qe sikur Airoporti i Tiranes te quhej “Skenderbeg Airoport“, por ne asnje menire sic quhet sot. Nuk do te isha kunder qe ne pashaportat shqiptare te jete dhe imazhi i Skenderbeut po ne asnje menire Tereza e Kalkutes. Cfare ka me teper kjo misionare katolike nga Nobelisti shqiptar Ferid Murat? Sigurishte qe do te me vinte mire qe bustin e kesaj shqiptarie qe s’beri asgji per vendin e saj te varfer ta shifja ne Vatikan dhe Kalkut te Indise dhe jo ne Tirane. Per ata punoi dhe atje e ka vendin.

    • besimtari  30/11/2012 në 4:55 pm

      Mr.G,
      Nje shprehje thote, “me mire te te lendoje e verteta sesa te te ngushelloje mashtrimi”. Duket qarte nga komenti se tu dhe bashke me ty edhe turq te tjere te shqiptarizuar keni bere zgjedhjen e gabuar duke u ngushelluar nga mashtrimi sepse e verteta e origjines tuaj kulturore, biologjike etj ju lendon dhe ju le shume te zbuluar, per te mos thene plotesisht lakuriq. Patjeter ju lendon fakti se si ka mundesi qe nga gjiri i atyre pak katolikeve shqiptare (10 %) te dale nje humaniste me permasa boterore, nje shenjetreshe dhe nje nene e paqes, e shpreses, e dashurise sikurse ishte Nene Tereza jo vetem per njerezit ne Kalkuta sikurse e quan ti, por per boten mbare. Kurse nga gjiri juaj si turq te shqiptarizuar edhe pse 70 % keni nxjerre sikurse thua vete vetem Shote Galicen,e cila kishte dale ne mal, ne dukje per lufte, sepse ne mal dilet per shume arsye. Ne tentativen tende mjerane mundohesh te relativizosh rendesine e figures dhe te vleres se cmimit nobel per paqe te Nene Terezes, duke i kudervene figuress e saj konkurrencen e Ferid Murat, Skenderbeut dhe Teutes. Sa per Ferid Murat ai cmimin nobel per mjekesi e ka marre si bashkeautor me nje amerikan tjeter, dhe se dyti, fugura e fituesit te mimit nobel per paqe asnjehere nuk mund te konkurohet per nga rendesia, hierarkie e vleres qe promovon fituesi me ato te fushave te tjera. Gjithashtu paraardhesit e Ferid Murat kane emigruaur ne Amerike prej me shume se 2 shekujsh dhe ai fitoi ate titull duke perfituar nga liria dhe hapesirat qe nje shoqeri e hapur kristiane sikurse eshte ajo amerikane te ofron dhe jo nga Turqia ose Arabia. Sa per Skenderbeun, nuk je i legjitimuar as ta citosh, sepse me luften e tij kunder turqeve ai eshte shnerruar ne logo-n e atdhedashurise per boten mbare, ne antitieze te plote me pashallaret, agallaret, bejleret e tjere shqiptaro-turq te cilet i sherbyen me shume zell babes se tyre turk per 5 shekuj. Sa per Teuten perseri je i keqvendosur ta citosh sepse duhet te jesh pasardhes i ilireve ta besh dhe per me teper e evokonon me shume diabolizem ne tentative per te thene se figura edhe gra kane dale jovetem gjate 2000 vjeteve te katolicizmit ne shqiperi por edhe ne periudhat kur territori shqiptar ishte pagan. E po te bej nje kompliment e kam lexuar dhe me pelqen shume Erhan Pamuk ate komenti ti kurse me Budin, Bogdanin, Bardhin, Buzukun, Gjergj kastriotin, Gurakuqin, Koliqin, Fishten, Mjeden, Nene Terezen, Camaj, etj etj, ç’pune ka nje turk i shqiptarizuar?

  7. Lum Berisha  30/11/2012 në 6:04 am

    D rejtuar isa prej komentueseve. Shkoni e peruluni para Mesharit te Gjon Buzukut ne Tirane, qe e ka ruajtur ai Vatikani qe ju e urreni. Falenderoni klerin katolik, ate perfaqsues te 10 perqind te shqiptareve, qe sot flisni dhe shkruani shqip, neqoftse nje gje e tille eshte e rendesishme per ju. Ndoshta ju do te preferonit nje gjuhe tjeter, si truqishtja, greqishtja dhe serbishtja. E korba te zi te kombit tone!

  8. libri  30/11/2012 në 3:40 pm

    Ky dom Gjergji eshte prift apo publicist.Asnje prift jashte nuk del kaq shume ne media dhe nuk ben publicistin politik por demonstron urtesi.Nuk i shkon gjithe ky ekspozim polemizues ekstrem per respekt te shenjes qe ve ne qafe.

  9. Mr. G  01/12/2012 në 4:00 am

    Mister Jezuit!
    Ketu me poshte ke disa fakte historike qe tregoin qarte “shqiptarizmin” tuaj. Plasi syte dhe piau lengun.

    Shkaterimi i rrethimit te Shkodres dhe realiteti i dhimbshem i atyre ngjarjeve qe ju me paturpesi kerkon ti fallcifikoshe:

    Edith Durham:
    Albania

    “Malet ishin te mbushura perplot me te mbijetuar musliman qe ariten te largoheshin nga tokat e pushtuara nga trupat Serbo-Malazeze, duke treguar deshmi te tmershme te krimeve. Burat qe skishin pranuar pagezimin ishin djegur ne turren e drruve. Grate qe u strehuan ne kishe per ti shpetuar masakrave ju shqye vela e fytyres. Ne qofte se te nesermen te varfrit viktima nuk do te pranonin emrat e tyre te dikurshem te kryshtere, atehere ato rriheshin barbarisht dhe ne disa raste dhe perdhunoheshin. Dy grra te veja dhe te mjeruara thane se ushtaret Serbo-Malazeze pasi ju kishin vrare burrat e tyre, ju kishin prere atyre arteriet tek berrylat e duarve dhe i kishin detyruar ato te vinin rrotull duke kercyer qe tu rridhte gjaku nga venat deri sa te vdisnin. Me ate menyre te frikshme qe preshkruanin ato kete ngjarje u duke qarte dhe vertetesia e saj. Shkurtimish, Serbo-Malazezet keto krime i quanin pastrim toke.”

    Tekse dhe dokumente nga Historia Shqiptare
    Nga Robert Elisie

    Mister Jezuit, kurse ketu me poshte ke gjenollogjine e races sate:

    Sipas Edit Durhan: KJO ESHTE MIRDITA

    “Lekes (Lek Dukagjinin) ia zuri vendin i nipi, Pali i Bardhe dhe pikerisht nga shtepia e tij rrjedh fisi malazias Bjelopavliq (biri i Palit te Bardhe), ndonese tani ai eshte fis serbofon dhe orthodoks”.

    2)Meqe, dy nga pese bajraqet jane me gjak te ndryshem,(jo shqiptar) nuk eshte per t’u cuditur qe tipi (katolik) eshte mjaft i ndryshem.

    Besoi se te mjaftone
    Tani vashdo perseri ritualin e lehaqenit.

    • besimtari  01/12/2012 në 10:31 pm

      Dear Mr.G or Mr.Muhamedan,

      I.HYRJE:
      Po te pergjigjem per dy arsye: se pari duke qene ndjere keqardhje per ty se te ka pushtuar deri ne paralize shpirti i keq i injorances, i trillimit dhe i mashtrimit, po tentoj te te bej nje terapi ekzorcizmi duke u perpjekur te te ndricoj me disa te verteta qe shumesyresh do te te lendojne, por ky eshte problemi yt sepse ke zgjedhur me vullnet te lire te vetelendohesh.
      Se dyti, edhe pse shkalla jote e injorances nuk e meriton kaq vemendje, po te jap me referenca te sakta dhe pa plagjiature disa leksione, me shpresen qe te reduktoj sado pak hendekun e pafund te inorances dhe/ose dashakeqessie tende mbi te verteten dhe te drejten demografike dhe historike te popullsise shqiptare nga kendveshtrimi i evolucionit racor dhe fetar te tij nga lashtesia deri ne ditet tona.

      II.ORIGJINA DHE RACA E POPULLIT SHQIPTAR:
      1) “Shqiptaret perbejne racen (popullin) me te vjeter te Europes Juglindore (Burgart, paris 1921)”.
      2) “Shqiptaret jane pasardhes te Ilireve, te cilet nga ana e tyre jane pasardhes te pellazgeve (Gibert, Viset Shqiptare dhe historia e tyre, Paris 1914); VON HAN, Albanische Studen jena, 1854; Gopcevic, 1881″.
      3) Raca e shqiptareve, nga kendveshtrimi antropologjik, i perket races dinarkike (Pittard, 1920). “Karakteristikat e kesaj race jane: forma e kokes hiperbrashicefalike dmth. një kokë shumë të rrumbullakët ose të gjerë me një indeks cefalik prej mbi 85), trup shume te gjatë, floket dhe syte shume te erret”,(Pittard,”Popujt e Ballkanit”, 1920). Nje tjeter autor Gobino (Ese mbi pabarazine e racave, 1885) i detajon me tej keto elemente dhe thekson se: “Iliret te quajtur sot shqiptare nuk u ngjajne as serbeve dhe as sllaveve: Veçorite themelore te tyre jane: trup i gjate dhe shume proporcional, paraqitje e forte dhe hijerende, tiparet e fytyres te theksuara dhe fytyr kockore”.

      Autoret e lartpermendur theksojne se kjo race per shkak te pushtimeve te huaja (Doriket, Barbaret, Normanet, Romake, Gotet, Slavet dhe sidomos Turqit) nuk ka mbetur e paster dhe e pandryshuar, por eshte perzier edhe me raca te tjera te pushtuesve.
      4) “POR NE SAJE TE KONFIGURACIONIT GJEOGRAFIK TE PJESEVE MALORE TE KETIN VENDI, GJE E CILA E BEN HYRJEN NE TO MJAFT TE VESHTIRE, RACA DINARKIKE ESHTE RUAJTUR DHE PERBEN EDHE SOT BAZEN E POPULLSISE SHQIPTARE TE KETYRE ZONAVE”. “KJO RACE ESHTE NJE NGA ME TE BUKURAT E EUROPES DHE CILESITE E SAJ MORALE, NGA ME TE RRALLAT E POPUJVE TE LINDJES, JANE TE DENJA PER BUKURINE E TIJ FIZIKE”,(Gobino, Po aty).
      Perfunim paraprak: Mr.G, hulumto se ne cilat zona malore te Shqiperise se sotme gjenden sot popullsi me keto tipare qe autoret e lartpermendur i pershkruajne: Po te sugjeroj se ato jane by definition: M.Madhe (Hot, Grude, Kelmend etj), Malesite e Shkodres (Dukagjini), Malesite e Pukes, Malesite e Tropjes (Nikaj Mertur), Malesite e Mirdites (pa perjashtim), te Lezhes dhe te Laçit te Kurbinit. Nga shkalla e injorances dhe e kompleksitetit te komenteve qe ke bere e pefytyroj me siguri matematike se ti nuk ben pjese ne kete race te paster, por ose je mutacion i brendshem per shkak te pushtimit otoman ose otoman i “paster”, por i rehabilituar d.m.th i shqiptarizuar.

      III. FEJA E SHQIPTAREVE: FEJA KATOLIKE DHE AJO ISLAME

      III.1:FEJA KATOLIKE:

      Feja katolike eshte me e vjetra nga fete qe sot ekzistojne ne Shqiperi. Krishterimi është apostolik, d.m.th. ai është përcjellë tek iliret direkt nga goja e vetë apostujve të Jezus Krishtit dhe filloi të përhapej në Iliri që në shek. I-rë pas Krishtit si fe e ligjshme, pra edhe me pare sesa ajo te pranohej nga perandoria Romake (vetem ne Shekullin e IV pas Krishtit, Perandori Konstantini i Madh e pranoi krishterimin si fe zyrtare). Shen Pali ose Apostulli Pal rreth vitit 57 pas Krishtit shkruan “Kështu prej Jeruzalemit e përqark e deri në Iliri kam kryer shërbimin e ngjalljes se Krishtit, duke u përpjekur të ungjillëzoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit”.
      Dokumentet tregojnë se në Durrës, në vitin 58 ka pasur 60 familje të krishtera. Në Iliri nisin aktivitetin ipeshkvet më të hershëm të krishterë, duke filluar me ipeshkvin Qesar të Durrësit në vitin 70 e më pas, Shën Astin në vitin 98.

      Konkluzion paraprak: Mr.G, a te intrigon fakti se tek e njejta popullsi qe sot jeton ne zona malore te shqiperise te cilat i permendem me lart ka nje mbivendosje perfekte te dy veçorive, asaj racore (te paster iliro-shqiptare) dhe fetare (te krishtere)? Se pari fakti se jane race e paster Iliro shqiptare dhe se dyti fakti se jane edhe popullsi kryesisht katolike prej 2000 vjetesh a pa asnje nderprerje. Çfare tjeter pervec binomit “fe dhe atdhe” i ka ndihmuar keto zona te ruajne te paprekur nga pushtimet sidomos nga ai turk i races dhe i fese se te pareve te tyre, ilireve mitike? Pra rezulton se popullsite e ketyre zonave u shnderruan ne keshtjella te qëndresën fetare ndaj konvertimit në fenë islame.

      III.2 KONVERTIMI NE ISLAM I SHQIPTAREVE:

      Ne shek. e XIII eshte tentuar ismalizimi i popullit shqiptar per mes nje Dervishi te quajtur Sari Saltik i ardhur nga Dobruxha (Dobroudja -zone mes Rumanise dhe Bullgarise), per te predikuar islamin. Por ishte nje tentaive pa snje rezultat, konvertimi ne menyre masive i popullit shqiptar ne Islam ndoshi vetem ne shekujt XV-XVI, (Andreu-Guitrocourt “Balkani i Djeshem dhe i Sotshem”, Paris, 1939, fq.60).

      Feja islame ne shqiperi u perhap 1) duke sjelle koloni pra popullsi turko-mongole sikurse ishte kolonia e Elbasanit dhe 2) duke perdorur dhune ndaj popullsise kristiane vendase: te krishtere ne veri dhe ortodokse ne jug. Kolonite ushtarake muslimane turke te cilat u vendosen ne Shqiperi luajten nje rol te madh ne permbysjen e raporteve te popullsise vendase me ate te ardhur, kolone nga turqia. “Kolonia ushtarake myslimane turke e vendosur ne Elbasan rreth vitit 1420 nga Sulltan Murati II ka luajtur nje rol te madh.” (Po aty).

      Perveç sjelljes se koloneve turq, mongole, hune, fise barbare te stepave te azise, Sulltani perdori edhe terrorin ndaj popullsise shqiptare per ta detyruar per t’u konvertuar ne Islam. Pas vdekjes se Skënderbeut Sulltani ndërmori një fushate konvertimi në myslimane ndaj arbërve të krishtere duke përdorur paketën e privilegjeve dhe të detyrimeve dhe taksa të tilla si “defshirmeja” (takse gjaku) ku çdo familjari i merrej djali dhe nuk i kthehej kurrë për tu përdorur si jeniçer. Kjo takse shpesh i detyronte fshatra të tere të emigronin dhe ne vend te tyre te silleshin kolone turq. Konvertimi ne islam u be me dhune dhe me terror te pashoq: http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=_9zVj29PaSg

      Në ketë klime islamizimi, priftërinjtë Shqiptare patriote si Arqipeshkvi i Durrësit, Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i afërt i Skënderbeut doli nevoje emergjente përdormi i gjuhës shqipe në kishe “Formula e Pagëzimit” 1462. Është një radhë e shkurtë në gjuhën shqipe “Un te paghesont premenit Atit et birit et spertit senit” (Unë të pagëzoj në emër t´Atit e t´birit e t´shpirtit shenjtë). Kjo vijon me Botimin e Mesharit te Gjon Buzukut etj. Pasi përkrahu përdorimin e gjuhës shqipe në kishe, Selia e shejte në Rome në 1634 vendosi që françeskanet të vendosen përgjithmonë në zonën e Shkodrës, Zadrimës dhe Lezhës për të frenuar myslimanizmin e popullit shiptar.

      Mbledhja e “Kuvendit të Arberit” ose “Koncili i Arberit” në Merqi të Zadrimes më 20 korrik 1703 me bekimin e papa Klementit XI (qe ishte Shqiptar) mori vendime të rëndësishme për konsolidimin e kishës katolike në Shqipëri siç ishin ndalimi i fshehjes se përkatësisë fetare ; ndalimi i predikimit fshehtas nga priftërinjtë për këta besimtare kriptokristiane.

      Por edhe pas, shpalljess e pavaresise dhe largimit vetem de jure te turqeve ne vitin 1912, ata pas kishin lene rracen e keqe turko-mongolo-hun-obarbare te stepave te Azise te tipit Ahmed Zoglu, Enver Hoxha dhe Mr.G(ay). Dhe jo rastesisht kriptoshqiptaret ose turqit e shqiptarizuar Zoglu dhe Hoxhe vijuan persekutimin e Kishes katolike ne Shqiperi. Ahmed Zoglu vari priftin katolik dom Gjon Gazulli.

      Pastaj do te vinte turku tjeter Enver Hoxha (kopili i bimbashit turk te Gjirokastres), i cili me urdher te Beogradit do te urdheronte turkun tjeter Kadri Hasbiu: «Shoku Kadri te hidhen ne gjyqe dhe te pushkatohen prifterinjte katolike ne shkoder dhe ne rrethe te tjera katolike ne Shkoder dhe ne rrethe te tjera katolike si Lezhe dhe Lac». Kisha Katolike e Shqipërisë që i kishte dhënë vendit dhjetëra intelektualë, studiues me emër, poetë e shkrimtarë, si at Shtjefën Gjeçovin, Preng Doçin, at Gjergj Fishtën, Dom Ndre Mjedën, at Donat Kurtin pësoi gjate sundimit te ketij turkomani një nga goditjet e saj më të mëdha gjatë gjithë historisë së saj në Shqipëri.

      IV: PERFUNDIME

      Mr.G, shpresoj qe keto reshta te kene kontribuar per te ndriçuar sadopak skutat e erreta te injorances tende mbi disa te verteta lidhur me ate se cila eshte raca e paster iliro-shqiptare dhe rolin e fese katolike ne ruajtjen e kesaj race te paster qe prej 2000 vjetesh perballe perballe hordhive, zakoneve dhe feve te huaja qe pushtuesit e ndryshem, sidomos ai turk solli ne shqiperi. Po e mbyll me disa rreshta qe ipeshkvit katolike te Shqiperise do t’i shkuranin bashkarisht turkut te shqiptarizuar Ahmet Zogu ne vitin 1933: ”Ne jemi këtu në Shqipëri prej dy mije vjetësh ; katolike atëherë katolike edhe sot, shqiptare atëherë shqiptare sot edhe gjithmonë”.

  10. lili  01/12/2012 në 9:14 am

    nuk i kuptoj shqiptaret katolike sot ne shqiperi:jane aq agresiv kunder vellezete e tyre myslimane,sa qe kjo eshte e dyshymte!Sikur kerkojne fajin e tyre me lah, me urretjen kunder jo krishtereve ne shqiperi!fajin per gjendjen e Kishes tuaj duhet ta kerkoni tek ju,jo tek te tjeret!…
    une jane rritur ne nje kohe tjeter ku katoliket e myslimanet shqiptare ishin bashke ne cdo rast: ne morte e ne dasme ishim bashke,kur myslimani agjeronte katoliku po ashtu pritke komshin e tij me shtrue darken,edhe derrat e katolikeve ishin mbyllur deri sa te kalloje ramazani per mos me va prish agjerimin myslimaneve.Po ashtu myslimanet urojshin krishtlindet,pashket miqve katolike! ne paris kishte ne notre dame gati ma shume mysliman se katolik ne meshen per Shqiperine etj etjRespekt total per njeritjetrin!Kurse sot ne shqiperi,ndoshta nga misionaret e huaj qe nuk njohin traditat tona,eshte rrenjos ne urrejtje,qe po tregohet edhe ketu,esht rrenjos nje harrese per vyrtytet e verteta te katokikeve atdhetare,edhe nje lavderim i kot te loyalitetit karshi romes,para loyalitetit karshi tokes tende! Nuk ka Fe pa Atdhe,thojshim dikur…Pra si katoliket si myslimanet duhet te rikthehen kesaj fjale qe inspironte dje rilindaset tone,qe bashkpunuan deri para katastrofes e viteve 1939 (qe na solli roma)…Stop prelateve jo shqiptare ne token tone! At zef pellumbin e detyruan me mbyll punen edhe gojen keta te derguarite eRomes,puna e te cileve po duket me anemin e saj sot ! As ne rastin e qindvjetorit nuk dine dy fjale me i thane per kombin si ka dhane Zoti!

Komentet janë mbyllur