Festat e fundvitit, administrata 10 mijë lekë shpërblim

Administrata publike në të gjithë vendin do të përfitojë 10 mijë lekë të reja në formën e shpërblimit për festat e fundvitit. Shpërndarjen e kësaj images (9)shume e kanë pohuar burimet në  Ministrinë e Financave. Nga ky shpërblim përfitojnë të gjithë punonjësit e arsimit, shëndetësisë, policisë, administratës publike dhe enteve të tjera buxhetore. Ministri Bode tha se fondi tashmë është çelur dhe të gjitha entet buxhetore do ta shpërndajnë atë sipas një grafiku të përcaktuar. Këtë pagesë e kanë përfituar tashmë punonjëst e gardës dhe disa kategori të tjera buxhetorësh. Shpërblimi në të njëjtat vlera është dhënë edhe vitin që shkoi dhe tashmë ka zëvendësuar pagën e 13-të, e cila për shkak të efekteve që ka dhënë kriza në të ardhurat buxhetore nuk po jepet prej më shumë se dy vitesh. Shpërblimet në fundvit, të kthyera tashmë në traditë për administratën shtetërore, janë të siguruara që në fillim të vitit, kur qeveria miraton buxhetin dhe fondin e veçantë prej 5% për të gjitha entet buxhetore. Fondi i veçantë në njësitë e qeverisjes së përgjithshme krijohet në masën 5% të fondit të pagave. Fondi i pagave, për efekt të llogaritjes së fondit të veçantë, përfshin vetëm fondin e pagave për numrin faktik organik të punonjësve buxhetorë. Fondi i veçantë, i përllogaritur, përdoret nga drejtuesit e njësive të qeverisjes së përgjithshme për shpërblimin e punonjësve për rezultate të mira në punë, për shpërblimin e punonjësve në fund të vitit kalendarik dhe për shpërblime të tjera, të parashikuara me akte të tjera ligjore apo nënligjore. Por sipas ministrisë së Financave, shpërblimet edhe këtë vit nuk do të prekin pensionistët. Ekspertët në Ministrinë e Financave e vlerësuan këtë praktikë të gabuar, e cila nisi në vitin e fundit me qeverisjen Nano dhe që u praktika edhe nga qeveria Berisha për vitet e para të qeverisjes. Buxheti i shtetit ndërkohë gjendet në vështirësi për të kryer pagesa për shkak se mungojnë rreth 23 miliardë lekë në raport me planin e këtij viti. Për shkak të kësaj situate, ministri i Financave, Ridvan Bode, ka lëshuar një urdhër për mbylljen e pagesave nga thesari në datën 17 dhjetor, ndërkohë që ky afat në vitet e mëparshme ka qenë më 30 dhjetor. “Njoftohen institucionet se deri në datën 10.12.2012 pranohen dokumentet për shpenzimet operative dhe investimet dhe deri në datën 17.12.2012 për pagat, ndihmën, paaftësinë. Thesari i shtetit nuk do të kryejë pagesa pas datës 17 dhjetor. Thesarit të Shtetit i ndalohet kryerja e pagesave për shpenzimet operative”, thuhet në urdhrin e Bodes. Një vendim i tillë, sipas Financave, merret për të ulur shpenzimet operative në fund të vitit. Deri në datën 17 dhjetor thesari do të çelë fondet vetëm për pagat. Pas kësaj date, Thesari i Shtetit bën planin vjetor të institucionit nga ekspertët kontabël. Të gjitha pagesat e tjera sipas urdhrit do të mbarten në buxhetin e vitit që vjen. Më herët Ministria e Financave kishte anuluar të gjitha fondet për tenderat publikë, të cilët nuk ishin prokuruar deri në fillim të shatorit. Gjithashtu, me disa vendime të posaçme janë hequr dietat dhe shpenzimet për telefonata dhe udhëtime për të gjithë punonjësit e administratës. Masat represive për shpenzimet buxhetore vijnë në një kohë që arka e shtetit gjendet në vështirësi për të realizuar planin e të ardhurave, si rezultat i krizës ekonomike që ka prekur edhe vendin tonë.

 

 

 

Nga ky shpërblim përfitojnë të gjithë punonjësit e arsimit, shëndetësisë, policisë, administratës publike dhe enteve të tjera buxhetore. Ministri Bode tha se fondi tashmë është çelur dhe të gjitha entet buxhetore do ta shpërndajnë atë sipas një grafiku të përcaktuar

 

Komentet janë mbyllur