KQZ: Ja sa do të paguhen 40 mijë komisionerët e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar masën e shpërblimit për rreth 40 mijë komisionerët e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 23 timthumbqershorit. Bëhet fjalë për kuotat e shpërblimit për të gjithë anëtarët e Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe atyre të Grupeve të Numërimit. Pagesa e tyre është thuajse e njëjtë me atë të përdorur në zgjedhjet vendore të 2011-ës, megjithëse po të kihet parasysh se zgjedhjet vendore janë më të vështira për t’u administruar për shkak se votohet me dy deri në katër kuti, atëherë mund të thuhet se komisionerët në këto zgjedhje do të shpërblehen më mirë. Bëhet fjalë për tarifa që variojnë nga 65 mijë lekë për kryetarin e KZAZ-së dhe deri në 3.5 mijë lekë për anëtarët e KQV-së.

Vendimi

Në zbatim të detyrimit të Kodit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur projekt-aktin për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e KZAZ-së, KQV-së dhe Grupit të Numërimit për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23 qershor 2013. Akti që do të diskutohet dhe votohet në mbledhjen e sotme në fakt është një përsëritje e vendimit që KQZ ka miratuar edhe për mbledhjet vendore të majit të 2011-ës. Kjo pasi projekti në fjalë përmban vetëm shumat me të cilat do të paguhet puna që do të kryejnë anëtarët e komisioneve të niveleve të mesme KZAZ dhe atyre të ulëta KQV dhe GNV. Pra akti nuk përcakton numrin e anëtarëve të këtyre komisioneve, pasi për të nxjerrë këtë ai duhet më parë të përcaktojë sesa ZAZ do jenë në gjithë vendin dhe së dyti, sesa QV do të shtohen si rrjedhim i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Masa e shpërblimit do të jetë e njëjtë me atë të dhënë edhe për zgjedhjet lokale.

Shpërblimi

Për shkak të specifikës dhe kohëzgjatjes së punës për çdo komision, ata që do të paguhen më shumë janë anëtarët e KZAZ-ve, të cilat ngrihen 90 ditë para datës së zgjedhjeve dhe do të jenë në detyrë deri në dorëzimin në KQZ të dokumentacionit zgjedhor përkatës. Ndaj KQZ ka parë të arsyeshme që të caktojë sërish masën e shpërblimit në vlerën 65 000 lekë për kryetarin dhe zv/kryetarin e KZAZ-së, për periudhën nga momenti i konstituimit të KZAZ-së deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Gjithashtu të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 60 000 lekë për anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-së, për periudhën nga momenti i konstituimit të KZAZ-së deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Ndërkohë sipas nenit 36, pika 2, propozimet për anëtarët dhe sekretarin e KQV-së bëhen jo më vonë se 30 ditë para ditës së zgjedhjeve. Në çdo rast emërimi i tyre bëhet jo më vonë se 20 ditë para datës së zgjedhjeve dhe ata janë në detyrë deri në dorëzimin e kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore. Për këtë veprimtari KQZ propozon që tëcaktojë masën e shpërblimit në vlerën 4000 lekë për kryetarin dhe sekretarin e KQV-së dhe 3500 lekë për anëtarët dhe sekretarin. Gjithashtu, në bazë të nenit 95 të Kodit Zgjedhor për numërimin e votave caktohen 2 ditë para datës së zgjedhjeve Grupet e Numërimit, të cilat janë në detyrë deri në përfundimin e numërimit të votave për të gjitha qendrat e votimit të zonës së administrimit zgjedhor. Për këtë kategori KQZ propozon të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 6000 lekë.

 

 

 

Tabelë

 

Kryetari dhe zv/kryetari i KZAZ-së           shpërblehen          65000 lekë

 

Anëtari dhe sekretari i KZAZ-së                                            60000 lekë

 

Kryetari dhe zv/kryetari i KQV-së                                         4000 lekë

 

Anëtari dhe sekretari i KQV-së                                              3500 lekë

 

Anëtarët e Grupit të Numërimit                                              6000 lekë

 

 

 

 

KQZ ndryshon strukturën,

bëhen 60 punonjës

 

 

Gati dy muaj nga zgjedhja e anëtarëve të rinj, KQZ do të ndryshojë strukturën e organizimit. Në mbledhjen e ditës së sotme, përveç çështjeve të tjera të rëndësishme është parashikuar dhe një projekt-vendim për miratimin e strukturës së organikës dhe pagat e reja për të gjithë administratën e KQZ-së, e cila propozohet që nga 55 punonjës që ka aktualisht të shkojë 60 të tillë. Sipas projekt-vendimit të shpallur në faqen zyrtare të KQZ-së, miratimi i strukturës aktuale është bërë që në shtator të vitit 2002, ndaj konsiderohet e domosdoshme riorganizimi i saj për arritjen e standardeve të kërkuara në këtë fushë, duke bërë ndryshimet e duhura në strukturën aktuale dhe formatimin e saj për pozicione pune të caktuara. Gjithmonë sipas relacionit që shoqëron këtë projekt, riorganizimi i strukturës organikës të administratës së KQZ-së i paraqitur nga administrata, jo vetëm synon konsolidimin e saj por edhe profesionalizmin në drejtim të zbatimit të ligjit. Gjithashtu duke parë në vite eksperiencën e nëpunësve të institucionit në nivel drejtues por edhe në nivel specialist, për pozicione pune të caktuara, është parë e arsyeshme reformimi i sistemit të pagave me qëllim konsolidimin e sistemit motivues të stafit teknik të institucionit sipas niveleve të klasave përkatëse të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore të dala në këtë drejtim. Sipas lidhjes që shoqëron këtë projektvendim, një nga risitë e këtij ristrukturimi është ngritja e kabinetit të kryetarit të KQZ-së, i cili do të ketë në përbërje të tij drejtorin, një këshilltar dhe një sekretar. Një tjetër risi është edhe ngritja e një strukture me emërtesë, Drejtoria e Koordinimit të Projekteve Zgjedhore, ku përfshihen Sektori i Trajnimit, Sektori i Edukimit të Zgjedhësve dhe specialisti që do të mbajë komunikimin me vëzhguesit zgjedhorë, të domosdoshme për realizimin e strategjive për zbatimin e projekteve të trajnimit, edukimit zgjedhor të shtetasve, por edhe projekte të tjera të financuara nga donatorë të huaj.

 

 

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

You must be logged in to post a comment Login