visi baner 5

Me një klik

Mënyra e vetme për të fituar një bursë, internship, pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca brenda dhe jashtë vendit  është të aplikosh. Ndoshta keni dëgjuar herë pas here të thuhet:   apliko herët, apliko shpesh! Nëse të shpëton një afat dhe e dërgon me vonesë aplikimin, vendosesh në fund të listës. Nëse humbet një rast sepse mendon se nuk kishe gjasa  të mira për ta fituar, mund të të ikë nga duart një mundësi për  financim bujar. Ja disa këshilla ndihmëse për proceset e aplikimit dhe një listë aplikimesh online.

Sa  më shumë informacion të kesh rreth aplikimeve, aq më i përgatitur do të jesh për të nisur procesin. Edhe më mirë mund të kalosh disa minuta për të bërë një kërkim të gjatë për të gjetur llojin e bursës së studimit që të përshtatet më shumë, trajnimin, internship-in në ndonjë organizatë apo kompani, apo edhe pjesëmarrjen në konferenca të rëndësishme që lidhen me fushën tënde të studimit. Mund të ndjesh se fitimi i bursave  janë gara të forta, por dikush do i fitojë, kështu që pse të mos jesh ti? Ka mënyra për të përmirësuar mundësitë e marrjes së një burse. Syno bursat akademike nëse ke mesatare shumë të mirë dhe pikë testimi të standardizuara, por gjithashtu bëj një listë të gjërave që të bëjnë të veçantë dhe sigurohu të përfshish ato karakteristika kur të plotësosh profilin tënd apo të shohësh për burime të huaja për burime potenciale bursash. Të gjesh një  internship veror ku edhe të paguajnë mund të jetë shumë sfiduese  por duke e kuptuar procesin  dhe duke ndjekur strategji dhe teknika, studentët mund të rrisin mundësitë. Më poshtë ne kemi sjellë një listë me sajtet ku mund të aplikoni.  Vetëm mos harroni për disa nga aplikimet këto janë ditët e fundit. Kjo është gjëja e parë që duhet të kontrolloni sapo hapni sajtin përkatës dhe më pas të kaloni te lista e kritereve dhe detyrimeve që duhet të përmbushni. Duke hyrë nëpër këto sajte, ju do të gjeni gjithë informacionin e nevojshëm, kuptohet në anglisht, për kriteret, dokumentacionin e nevojshëm dhe tarifat, pa harruar edhe mundësinë për bursa. Edhe kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen në konferenca, ekziston mundësia për të aplikuar për bursë, në të kundërt ju e keni të qartë prej sqarimeve, shifrën e nevojshme që duhet të paguani për pjesëmarrjen së cilës i shtohen edhe kostot e udhëtimit, që gjithashtu janë të hequra kur bëhet fjalë për bursë. Kini parasysh, që edhe pse një konferencë nuk është një përvojë e plotë studimi, përfitimet prej saj janë shumë të mëdha, sepse në të janë të ftuar njerëzit më të sukesshëm në botë të asaj fushe. Në konferenca studentët kanë mundësi të shkëmbejnë përvojat dhe këndvështirmet mes tyre. Një internship, praktikë pune e thënë ndryshe, është gjithashtu shumë e vyer, si për formimin profesional dhe atë personal të të rinjve, aq më tepër nga një vend i vogël si i yni, ku koncepti global është ende në formim.

Paketë me mundësi aplikimi për:

1.         Bursa studimi:

Erasmus Mundus. Aplikim i hapur për studentë të ciklit Bachelor, Master dhe Ph.D. http://www.mladiinfo.com/2012/11/19/erasmus-mundus-basileus-iv-balkan-eu-exchange/.

Vanderbilt University USA. Aplikimi i hapur për gjimnazistë të talentuar të vitit të fundit. http://www.vanderbilt.edu/scholarships/.

Graz International Summer School Seggau Austri. I hapur për studentë. http://applytostudy.blogspot.com/2012/11/graz-international-summer-school-seggau.html

2.         Trainime dhe konferenca:

Konference, Gjermani. “Dialogu i Biznesit Botëror” http://www.mladiinfo.com/2012/11/28/world-business-dialogue-conference-in-cologne/

Program afatgjatë për aksesin e të rinjve tek të drejtat sociale. Strasburg, Francë. I hapur për studentë vullnetarë. http://youthapplications.coe.int/Application-forms

Vullnetarizmi si vlerë. Holandë. I hapur për studentë dhe të sapodiplomuar. http://www.mladiinfo.com/2012/11/09/workshop-non-formal-learning-in-volunteering-netherlands/

3.         Internshipe dhe mundësi për praktika pune:

Internship në Greenpeace International. Amsterdam, Holandë. http://applytostudy.blogspot.com/2012/11/internships-at-greenpeace-international.html.

Vend pune sezonale për studentë, Qendra e Kërkimeve Agrokulturore, Kolumbi. Pagesa 750$/Muaj. http://www.mladiinfo.com/2012/10/22/internship-at-the-international-centre-for-tropical-agriculture-colombia/

Internship në Londër. Democratic Progress Institute. http://a4id.org/placements

 

BOX

Këshilla për ata që duan të aplikojnë:

Nëse nuk përputhesh me kriteret më mirë të mos aplikosh.

Për të maksimizuar përgjigjet  e aplikimeve, sigurohu të nisësh sa më shpejt të jetë e mundur.

Gjithashtu përditësohu me aplikimet online, që të gjesh mundësi për t’iu dërguar aplikimin tënd.

Nëse je gati për të aplikuar është e rëndësishme të organizohesh.

Një nga hapat më të rëndësishëm kur gjen një vend të mirë për aplikim është të lexosh me kujdes udhëzimet, kualifikimet apo kriteret e kërkuara.

Nëse duket shumë e lehtë, është sepse në të vërtetë është e lehtë të aplikosh.

Disa aplikime mund të të hanë pak kohë, por njëherë me t’i plotësuar një apo dy  do  të duket më e lehtë. Mbaj mend: nise herët aplikimin!

 

 

 

 

 

 

Reklama-Eagle

Komentet janë mbyllur