Yjet e skenës që japin leksione kërcimi

Baleti është një nga artet më të bukura e më të veçanta dhe teksa sheh programe të shumta televizive, tek çdo njeri shihet kënaqësia por edhe baletdëshira për të kërcyer po aq bukur. Në Shqipëri ka mjaft balerinë të talentuar, të cilët duke parë etjen e publiku, shtuar kjo edhe nga programet e shumta, ku balerinët e kërcimtarët janë rivlerësuar, kanë menduar të hapin kurse apo shkolla kërcimi. Një trend ky i sjellë nga njerëzit e famshëm që ndoshta vjen nga larg, nga vendet fqinje por edhe një evoluim dhe kthim tek e bukura. Shumë mund t’i konsiderojnë si biznese, ama kënaqësia pasi ke mësuar një kërcim të caktuar dhe mund të ndihesh i lirë të kërcesh kudo, nuk ka çmim. Kledi Kadiu është një nga balerinët e parë shqiptar, mund të themi, i cili me shkollën e tij të kërcimit në Itali ka rezultuar shumë i suksesshëm. Në Shqipëri janë emra të tjerë të njohur e të talentuar që po e zhvillojnë këtë biznes, sepse është jo vetëm gjëja që dinë të bëjnë më mirë, por edhe sepse çdokush duhet të dijë të kërcejë të paktën një stil të vetëm.

Esdalin Gorani dhe Ola

Esdalin Gorani dhe partnerja e tij në jetë e në art, Ola, së fundmi kanë ndërmarrë një hap të ri. Ata kanë vendosur që të japin kurse kërcimi për të gjithë të interesuarit. Biznesi i tyre, nëse mund ta quajmë kështu, është një nga investimet e fundit që po bëjnë disa balerinë të njohur në Tiranë. Në një ambient të bollshëm, i cili ndahet në dy pjesë; njëri është  kënd lojërash për fëmijë me një bar të vogël dhe tjetri një sallë baleti, të gjithë mund të përfitojnë për të marrë disa leksione të nevojshme kërcimi nga Ola dhe Esdalini, një çift mjaft i bukur e njëkohësisht balerinë profesionistë.

Simone dhe Olta

Balerini italian Simone e gjeti mjaft mirë veten në Shqipëri dhe vendosi të hapë këtu edhe një biznes, siç është shkolla e kërcimit “Dance with Olta& Simone”. Duke përfituar nga jehona e spektaklit në DWS, ku njerëzit u dashuruan me kërcimin si një nga artet më të lehta për t’u përvetësuar e për të marrë kënaqësi njëkohësisht. Shkolla e tij tashmë ecën mjaft mirë dhe të dy me Oltën janë të kënaqur me këtë sipërmarrje. Njerëzit mësojnë të kërcejnë e njëkohësisht mbajnë edhe trupin në formë.

Kledi Kadiu: Shkolla që Kledi ka hapur në Itali është ndoshta një nga më të njohurat dhe më të preferuarat. Kjo falë famës dhe suksesit që djaloshi simpatik ka në vendin fqinj. Sukseset e tij vijnë përherë dhe janë të pranishme në mediat shqiptare, vetëm se në këtë shkollë që Kledi ka hapur, fëmijët apo të rinjtë shqiptarë nuk mund të ndjekin leksionet e tij. Ndoshta në një të ardhme Kledi do të vendosë të marrë një hap të tillë edhe në Shqipëri, dhe pse jeta e suksesi i tij janë çdo ditë e më shumë të lidhura në Itali.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

You must be logged in to post a comment Login