Mandati i Yllit, në listën e firmëtarëve asnjë drejtues i PD

Kuvendi i Shqipërisë ka shpërndarë dje për mediat kërkesën e një grupi deputetësh demokratë për t’i hequr mandatin deputetit socialist download (10)të qarkut të Beratit, Fidel Ylli. Ndërsa përmbajtja e kërkesës u bë e ditur që në momentin e fillimit, dje janë bërë publike dhe mbështetësit firmëtarë të saj. Kështu kërkesa është firmosur nga 15 deputetë, por shumë pak prej tyre janë figura të njohura të kësaj force politike. Pra bie në sy mungesa e firmosjes së kërkesës në fjalë e atyre deputetëve që ose janë drejtues të lartë të PD-së apo dhe juristë të njohur të saj. Mes firmëtarëve bien në sy emrat e Florian Mimës, Rajmonda Bulkut, Igli Carës, Luan Skuqit, Selami Xhepës, Fatbardh Kadillit, Sherefedin Shehut, Paulina Hotit, Albana Vokshit, Edi Palokës, Ndriçim Babasit, Vath Tabakut apo ai i Tritan Shehut. Ndërkohë që dy emra të tjerë janë të padeshifrueshëm në kërkesë. Sipas deputetëve nismëtarë, deputeti Fidel Ylli deri në 24 dhjetor të vitit 2009 ka zotëruar i vetëm aksionet e radios “House of Arts” dhe më pas ia ka shitur ato motrës së tij. Ndërkohë që në gusht të vitit2009 iu dha mandati nga KQZ si deputet i qarkut të Beratit. Në kërkesë sqarohet se në bazë të legjislacionit shqiptar, licencat për radiot dhe televizionet janë pasuri shtetërore dhe për rrjedhojë zotërimi i tyre nga një deputet bie në kundërshtim me nenin 70 të Kushtetutës, ku thuhet se “deputeti nuk mund të kryejë asnjë veprimtari fitimprurëse që rrjedh nga pasuria e shtetit”. Por vetë deputeti Ylli hodhi poshtë këto pretendime, duke bërë të qartë se ILDKP dhe gjykata janë shprehur se ai në këtë rast nuk ka qenë në konflikt interesi.

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

One Response to "Mandati i Yllit, në listën e firmëtarëve asnjë drejtues i PD"

  1. Deda  28/01/2013 at 10:55 am

    E lexova nenin 70 te kushtetutes ku qarte kuptohet se ky veprim nuk i lejohet nje deputeti apo qeveritari.
    Nese vertetohet me fakte qe z.Ylli ka qene posedues i asaj radio ne kohen qe ka qene deputet, qofte edhe nje jave, jo vetem qe atij duhet ti hiqet mandati, por edhe cilido nga ILKPD e gjykatat qe sipas Yllit e paskan quajtur kete veprim antiligjor si nje gje normale, duhet te vihen perpara pergjegjesise ligjore.

You must be logged in to post a comment Login