Sqarim për intervistën e Ben Blushit

Gazeta “Mapo” sqaron se ajo që është publikuar të hënën si një intervistë e deputetit të PS Ben Blushi, ishte në fakt pjesë e një bisede informale e tij më gazetarët lokalë, ku ai ndodhej si i deleguari i kryesisë së Partisë Socialiste për këtë qark. Duke kërkuar ndjesë për shkelje të etikës dhe publikimin e kësaj bisede jo formale dhe të paracaktuar si jo për botim, gazeta pohon se bëhet fjalë për një keqkuptim dhe jokorrektesë, ndërsa dëshiron të sqarojë se biseda e zhvilluar nuk ishte e dhënë për botim dhe është publikuar pa mirëkuptimin e deputetit Blushi. Gazeta dëshiron të sqarojë lexuesit se nuk kemi të bëjmë me një intervistë, por me një bisedë informale “off the record” që është publikuar në kundërshtim me etikën.

NJë përgjigje për "Sqarim për intervistën e Ben Blushit"

  1. N'Selanik e Tatepjete...  29/01/2013 në 4:23 pm

    Edhe kur ndokush ben shaka,
    keta e marrin me frike nacionalizmin!

    Pa le sikur ta kete me te vertete!

    Mjere shqiptaret, ne duar te cileve vazhdon te jene!

    Mjere ata, politikanet, ne te vertete,
    se Shqiperia do mbetet e do te behet…
    per inat te tyre!

Komentet janë mbyllur