visi baner 5

Shkencat humane dhe sociale, një vend të veçantë në Horizon 2020

Pas pretendimeve të akademikëve europianë, është në proces puna për t’i dhënë shkencave humane dhe sociale një vend të veçantë në HorizonFVS_collage_2_fyrir_heimasidu_FVS 2020, që do quhet “Europa në një botë që ndryshon” dhe përqendrimi mbi “shoqëritë e sigurta”. Programi do ketë buxhetin e tij dhe do jetë pjesë e sfidës së gjashtë në Horizon 2020.

Shumë organizata në Europë, ku ndër më të njohurat, Liga e Universiteteve Kërkuese (LERU) dhe Aleanca Europiane për Shkencat Sociale dhe Humane, kanë lobuar fort për një program të veçantë për shkencat humane dhe sociale. Organizata Net4society madje mblodhi 25 855 firma në një letër të hapur, që thoshte se “Europa ka nevojë për një program kërkimi me qendër shkencat njerëzore dhe sociale për të mbërthyer ‘sfidat e saj të mëdha sociale!”

Research Europe raporton se Këshilli i Ministrave kishte vendosur që në maj të 2012-ës të bënte thirrje për një nismë të tillë.

Ministria e Arsimit dhe Kërkimit Shkencor e vendeve gjermanike organizoi një konferencë në Bruksel në shtator me titullin “Europa2020: Dizenjimi i kërkimit për shoqëritë europiane në një botë të ndryshueshme”.

Ai dilte në përfundimin që “axhenda e kërkimeve të BE-së duhet të adresojë tema si punësimi dhe arsimi, stile të qëndrueshme jete dhe mirëqenia, përfshirja dhe reduktimi i varfërisë, ekonomiksi, shkencat bihejvioriste dhe të kuptuarit e kulturave, përfshirja e institucioneve të trashëgimisë kulturore (si muzetë, arkivat dhe bibliotekat) gjithashtu dhe politikëbërja e bazuar në prova në një mënyrë që i jep shtysë qasjeve inovative (p.sh. nëpërmjet risive sociale dhe ndryshimit të sjelljes).”

Lajmi i një programi të ndarë të shkencave sociale u prit me entuziazëm nga specialistët europian të arsimit të lartë.

Jo Ritzen, një nga ish-rektorët e Universitetit Maastricht dhe ish-ministri holandez i Arsimit ka thënë për University World News që “drejtimi është më shumë se në kohë”, ndërkohë Sverker Sörlin i Institutit Mbretëror të Teknologjisë në Stokholm mirëpriti faktin që “më në fund, u hap një burim fondesh për shkencat humane dhe sociale. Por është po aq e domosdoshme të integrohen këto shkenca në të gjitha sfidat. Kjo do të ketë efektin shtesë që shkollarët në këto fusha do duhet të mendojnë me më shumë strategji rreth dobishmërisë sociale të punës së tyre. Potenciali është shumë i madh”, thotë Sörlin.

Rektori i  Universitetit të Oslos, Ole Petter Ottersen ka thënë: “Jemi mirënjohës për punën e gjermanëve. Është e rëndësishme t’i kemi shkencat sociale dhe humane qartësisht të përcaktuara brenda konceptit të sigurisë. Perversiteti i historisë i përfaqësuar nga njerëz si Anders Breivik (masakra e 22  korrikut 2011 në Utoya), do e ketë të vështirë në një shoqëri që e kupton mirë historinë e saj dhe ka njohuri kulturore. Shkencat humane janë rrjeta mbrojtëse par excellence e shoqërisë dhe mund të ndalojë rritjen e paragjykimeve të rrezikshme”.

Katrien Maes i LERU-së ka thënë për këtë çështje: “Programet e punës të shtyllave të sfidave shoqërore duhet të ndërtohen në mënyrë që këto dy shkenca të integrohen plotësisht në të gjitha sfidat dhe që nga fillimi, jo si një rishqyrtim. Këto dy lloje shkencash duhet të jenë të denja të marrin pjesë plotësisht në të gjitha sfidat shoqërore të programit, jo vetëm në të gjashtën.

 

“Punimi ynë jep rekomandime për cilat tipe temash dhe çështjesh duhet të konsiderohen në programet e punës të të gjitha sfidave sociale”.

Maes vazhdon: “Përveç kësaj, shkencat sociale dhe humane duhet të përfitojnë gjithashtu nga mundësitë e kolonave të shkencave të tjera”.

Pekka Sulkunen, president i Shoqatës Sociologjike Europiane (ESA), ka thënë për University World News: “Nuk mendoj se kjo zgjidh problemet e mëdha të financimit të shkencës, por sigurisht do e bëjë më të lehtë komunikimin me komisionin”.

I pyetur nëse ai nuk mendonte që përparësia e kërkimeve për sigurinë dhe mbrojtjen do të përjashtonte shumicën e shkencëtarëve shoqëror në Europë sot, ai tha:

“Jo, përkundrazi, ishte pikërisht ky rreziku para këtij vendimi (që të ndanin sfidën e gjashtë-shoqëritë përfshirëse, inovative dhe të sigurta, në dy pjesë, duke u fokusuar ekskluzivisht në shkencat sociale dhe humane). Filozofët dhe sociologët nuk do t’i jepnin një pozicion të fortë policisë dhe ushtrisë duke biseduar me ta. Është shumë më mirë tani”.

 

Box

Horizon 2020 është një program i Komisionit Europian për Zhvillimin dhe Inovacionin në dhjetëvjeçarin e ardhshëm në Europë, është instrumenti financiar që implementon “Bashkimin Inovativ”, një iniciativë e “Europa 2020”, që synon arritjen e konkurrueshmërisë globale të Europës për sigurinë. I menduar të zgjasë nga 2014-a në 2020-ën me një buxhet prej 80 miliardë eurosh, programi i ri i BE-së për kërkim dhe inovacion është pjesë e nismës për të krijuar zhvillim dhe punë të reja në Europë.

Horizon 2020 siguron thjeshtëzim më të madh nëpërmjet një grupi të vetëm rregullash. Ai do kombinojë të gjitha fondet e kërkimit dhe inovacionit, të siguruara aktualisht nëpërmjet Kornizës së Programeve për Kërkimin dhe Zhvillimin Teknik, aktivitetet e Programit të Inovacionit dhe Konkurrueshmërisë (CIP) dhe Institutit Europian të Inovacionit dhe Teknologjisë.

Mbështetja e propozuar për kërkimin dhe inovacionin nën Horizon 2020 do të:

-Përforcojë pozitën e BE-së në shkencë me një buxhet enkas prej 24 598 milionë eurosh. Kjo do të sigurojë një zhvillim në kërkimin në nivelet e larta në Europë, përfshirë një rritje prej 77% në financimin e Këshillit të Kërkimit Europian (ERC).

-Forcojë lidershipin industrial në inovacion me 17 938 milionë euro. Kjo përfshin investime të mëdha në teknologjitë kyçe, akses më të madh në kapital dhe mbështetje për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme.

-Siguron 31 748 milion euro për të ndihmuar adresimin e shqetësimeve më të mëdha të të gjithë europianëve si ndryshimet klimaterike, zhvillimi i transportit dhe mobilitetit, bërjen e energjisë së rinovueshme më të përballueshme, sigurimin e ushqimeve të sigurta ose marrjen me problemin e plakjes së popullsisë.

 

Horizon 2020 do të plotësohet nga masa të mëtejshme për të çuar më tej Zonën Europiane të Kërkimit që nga 2014-ta. Këto masa do të synojnë të rrëzojnë barrierat për të krijuar një treg të vetëm origjinal për njohuritë, kërkimin dhe inovacionin.

 

 

Reklama-Eagle

Komentet janë mbyllur