Si të vishesh kur ke një trup me këto forma!

Pyetja se çfarë kriteresh estetike duhet të kemi për t’u futur në grupin e njerëzve të bukur përballet shpesh me debatin se bukuria e download (14)brendshme është më e rëndësishme se ajo e jashtme. Eleganca është një nga kriteret që bën një femër më me sharm sesa një tjetër. Po çfarë është eleganca? Të veshurit me shije tregon një formë elegance, shijeje dhe afirmimi. Nëse jeni gati të jeni një femër elegante dhe klas, ndiqni këto këshilla!

E hollë dhe me muskuj Identiteti juaj morfologjik Komplekset tuaja: Forma trupore është me muskuj.

Dëshira juaj: Të dukesh sa më shumë femërore. Pika juaj e fortë tërheqëse: Trupi juaj është i hollë dhe tonik. Vip-at që kanë këtë morfologji trupore: Sarah Jessica Parker, Cameron Diaz, Madonna, Jennifer Garner.

Zgjedhjet e veshjeve që duhet të përdorni: Ngjyrat që duhet të përdorni: Me trupin tonik që keni, mund të përdorni pak a shumë të gjitha ngjyrat. Por nëse do të zbusni pak imazhin tuaj, duhet të përdorni më shumë ngjyrat e hapura, si pjepër, bojëqielli, …Gjithashtu dhe copat e stampuara ju shkojnë, por përdorni më shumë stampimet me forma rrumbullake, si ato me pika, lulet, por dhe vizat. Këto rregulla të vlefshme krijojnë një iluzion optik dhe e bëjnë siluetën tuaj më të bukur.

Prerjet që ju shkojnë : Harroni gjithçka që përforcon format e trupit tuaj me muskuj. Vishni fustane apo bluza me dekolte dhe gjithçka që nuk është statike. Jepini përparësi fustaneve dhe pantallonave që kanë një prerje drejtë. Pantallonat slim (të ngushta) ju shkojnë, por duhet t’i vishni me një bluzë të hollë mëndafshi. Mund të përdorni gjithashtu dhe jelekë apo fustane me prerje sa më femërore.

Këpucët që mund të mbathni: Çdo lloj këpuce ju shkon, mund të mbathni dhe këpucë me taka dhe me forma të çuditshme.

Çfarë mund të vishni pa asnjë problem: Fustanet e gjata, pantallonat e mëndafshit që valëviten, pantallonat me qemer të ulët veshje me mëngë të shkurta, pantallonat sarouel (si brekushe)…

Duhet të shmangni: Veshjet me mëngë zhapone, pantallonat baggy (si rrepiste), të cilat janë shumë mashkullore për siluetën tuaj. Kur je me forma dhe e shkurtër Një lëvizje e thjeshtë e trupit, një dhënie dore, një buzëqeshje, një fjalë e shqiptuar, mënyra sesi qëndron në tavolinë apo në mes të një grupi njerëzish, të gjitha këto mund të çarmatosin dhe njeriun më të akullt. Por një gjë është e rëndësishme, nëse këto nuk do të ekzekutoheshin në mënyrë natyrale nuk do ta vishnin kurrë një femër me petkun e sharmit. Të dish të vishesh me shije do të thotë të njohësh veten tënde, të mos kesh frikë të tërheqësh vështrimet e të tjerëve, si dhe të respektosh dëshirat dhe gjithçka që të rrethon. Nëse dëshironi të jeni një femër e tillë, mos hezitoni të ndiqni këto këshilla… Me forma dhe e shkurtër Je një femër me forma dhe jo shumë e gjatë, cilat veshje ju shkojnë për të nxjerrë në pah format tuaja, por dhe të dukeni më e gjatë? Identiteti juaj morfologjik Komplekset tuaja: Format trupore dhe gjatësia.

Dëshira juaj: Të dukesh më e gjatë dhe me forma më të harmonizuara. Pika juaj e fortë tërheqëse: Format tuaja trupore!

Vip-at që kanë këtë morfologji trupore: Scarlett Johansson, Katy Perry, Salma Hayek, Dita Von Teese, Jennifer Lopez… Zgjidhjet e veshjeve që duhet të përdorni: Ngjyrat që duhet të përdorni: Nuk do të reshtim së përsërituri, ngjyra e zezë dhe ngjyrat e errëta si: ajo ushtarake, bluja e errët, apo kafja… ju hollojnë dhe ju zgjasin. Sigurisht të vishesh gjithnjë me këto ngjyra është e mërzitshme dhe pse mund të na hollojnë… Cila mund të jetë një zgjidhje? Vendosni një rrip me ngjyrë dhe trishtimi largohet. Ndërkohë dhe një veshje ngjyrë kumbulle mund të jetë e duhura.

Prerjet që ju shkojnë: Një fustan i ngjitur është ideal për ju që keni trupin në formën e 8-ës (që keni gjoks dhe poitrine e vithe). Ndërkohë që një fund me qemer të lartë mund t’ju shtojë sharmin, të njëjtin efekt bëjnë dhe pantallonat me shtrat të lartë. Mos harroni të vishni gjëra të ngushta, mos humbisni në veshje të gjera. Vishni këmisha të ngushta si dhe tregoni këmbët duke veshur taka të larta.

Këpucët që mund të mbathni: Këpucë me taka dhe të kapura para, çizme me taka. Çfarë mund të vishni pa asnjë problem: Fustane të ngjitura, xhaketa të ngushta, kostume me pantallona, fustane veref, ku vini një rrip të trashë… Duhet të shmangni: Fustanet e gjera, fundet e gjata, mëngët e gjera, palltot e gjata.Kur je me forma dhe e gjatë? Pyetja se çfarë kriteresh estetike duhet të kemi për t’u futur në grupin e njerëzve të bukur përballet shpesh me debatin se bukuria e brendshme është më e rëndësishme se ajo e jashtme. Eleganca është një nga kriteret që bën një femër më me sharm sesa një tjetër. Po çfarë është eleganca? Të veshurit me shije tregon një formë elegance, shijeje dhe afirmimi. Si të vishesh kur je me forma dhe e gjatë Identiteti juaj morfologjik Komplekset tuaja: Format trupore dhe gjatësia.

Dëshira juaj: Të dukesh me forma më të harmonizuara.

Pika juaj e fortë tërheqëse: Format tuaja trupore dhe gjatësia! Vip-at që kanë këtë morfologji trupore: Beyoncé Knowles, Rihanna, Charlize Theron. Zgjidhjet e veshjeve që duhet të përdorni

Ngjyrat që duhet të përdorni: Ngjyrat e errëta ju hollojnë. Vishni geta pa shkëlqim dhe ngjyrë mishi, nëse dëshironi të holloni këmbët. Shmangni ngjyrën e bardhë, atë shumë të ndezur, me motive dhe viza. Vishni fustane të thjeshta, por njëkohësisht mos hezitoni të përdorni aksesorë dhe këpucë të lezeçme, që sharmojnë siluetën tuaj si: bizhu apo dhe çanta.

Prerjet që ju shkojnë: Paliçetat pantallona janë një veshje që ju shkon shumë, sidomos kur ato janë në një ngjyre të errët, aq më tepër ato ju shkojnë pasi ju jeni e gjatë. Po ashtu fustanet poshtë gjurit dhe ato të gjata janë veshjet që ju shkojnë shumë, sidomos kur janë me prerjen bust (shpatullat jashtë). Pantallonat që kanë prerje të drejtë gjithashtu ju shkojnë, pasi hollojnë këmbët. Një tjetër prerje që nxjerr në pah sharmin tuaj janë dekoltetë. Këpucët që mund të mbathni: Këpucët me takë ortopedike, këpucët me take të hollë dhe të larta, pasi ju zgjasin dhe hollojnë këmbët.

Çfarë mund të vishni pa asnjë problem: Pantallona me pensa, pantallona me shtrat të lartë, ku mund të vini një rrip, veshjet me dekolte, fundet drejt dhe me qemer të lartë.

Duhet të shmangni: Veshjet e fryra, veshjet me copë tip triko, pantallonat me shtrat të ulët, pantallonat e gjera poshtë.

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

You must be logged in to post a comment Login