Plani i ri urbanistik i Tiranës, replika Artan Lame-Jamarbër Malltezi

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi dje Planin Rregullues të qytetit të Tiranës, në drejtimin e kryeministrit Sali Berisha. Por menjëherë pas download (4)mbledhjes së KRRTRSH-së, Artan Lame nga selia e PS akuzoi se, me planin e ri urbanistik qeveria po betonizon Tiranën. Lame theksoi se konsulenti që bën oponencën për këtë plan është dhëndri i Berishës. Ai tha se PS ka kërkuar oponencë ndërkombëtaresh për planin urbanistik të Tiranës. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Malltezit. “E sfidojmë z. Lame të tregojë vetëm një Plan Rregullues, që të jenë me gjithëpërfshirëse, të ndershme dhe të diskutuara aq publikisht. I ashtuquajturi Plan Francez për qendrën nuk pati as shënime minimale për dëgjesat publike. Ngjashëm me të, edhe plani belg i qendrës nuk pati dëgjesa të hapura publike Në çfarë eksperience të mëparshme planifikuese i bazon pretendimet e tij z. Lame?” – tha Malltezi në reagimin e tij. Plani Rregullues i Tiranës parashikon krijimin e 13 poleve të zhvillimit, ku do të akomodohen funksione kyçe për zhvillimin e qytetit. Polet zhvillimore, të shtrira mbi gjithë qytetin, do të zhvendosin shërbimet më pranë qytetarëve duke stimuluar jo vetëm një cilësi më të mirë jete, por edhe katalizimin e tregut imobiliar në disa zona depresive. Gjithashtu, parashikohet bashkërendimi i pronave për interesa zhvillimi drejt njësive të mëdha urbane. Zhvillimi i transportit publik të propozuar synon të zgjerojë më tej rrjetin e transportit publik në aspektet e zhvillimit të linjave të tramit, të transportit më autobusë, zhvillimit intermodal dhe hekurudhor. Më tej, plani parashikon zhvillimin e një terminali të transportit intermodal, së bashku me rivendosjen e stacionit të trenit të Tiranës dhe në zhvillimin e linjave të tramit përveç sistemit të autobusëve. Plani parashikon të këtë 11 parkime publike, të cilat do të sigurohen nga Bashkia Tiranë, në pjesën qendrore të qytetit. Plani parashikon një sistem unazor të përbërë nga 5 unaza:  Nga ana tjetër, Vizioni “Tirana e Gjelbër” ka udhëhequr Planin e Përgjithshëm Vendor që në fazat e para të procesit të hartimit. Ky koncept i shprehur si domosdoshmëri për rritjen e cilësisë territoriale e jetësore në kryeqytet, reflekton standardet e larta mbi bazën e të cilave do të zhvillohet Tirana europiane. Plani i Përgjithshëm Vendor propozon krijimin në qytet të 40 territoreve të reja të gjelbra dhe të 14 territoreve të reja sportive krahas atyre ekzistuese. Këto sipërfaqe parashikohet të krijohen kryesisht në zonat jashtë unazës së madhe të qytetit. Në planet e detajuara vendore që do të hartohen në vijim, duhet të parashikohet vendosja e hapësirave të gjelbra të tipit B, në mënyrë të tillë që çdo banese t’i shërbehet të paktën një e tillë me distancë maksimale 400 metra. Nuk do të ketë më asnjë ndërtim të paparashikuar në qytetin e Tiranës, por ka vetëm plane të detajuara vendore që do të bëhen në dakordësi me 2/3 e pronarëve, siç e kërkon ligji i ri i Planifikimit të Territorit, duke e bërë këtë planin më konsultativ që është hartuar ndonjëherë.

Plani, për herë të parë, shoqërohet me plan infrastrukturash, me investime publike në ujësjellës e kanalizime, në shkolla, çerdhe etj., të cilat lejojnë urbanizimin e qytetit përpara se ndërtimi të bëhet fakt dhe për të evituar një ‘Komunë të dytë Parisi’.

Ky plan urban, duke marrë parasysh nevojat e zgjerimit të qytetit, planifikon 101 çerdhe të reja, 55 kopshte, 25 shkolla 9-vjeçare dhe 6 shkolla të mesme. Brenda qytetit parashikohen edhe 340 hektarë hapësira të gjelbra.

 

 

 

Komentet janë mbyllur