Kujtimet e pashkruara të poetit rumun Cezar Ivanescu për Shqipërinë

Në shtratin e tij, libri i fundit që lexoi ishte një dorëshkrim i përkthimit të romanit “Funerali i pafundmë” të Visar Zhitit. IvanescuVajza e tij, Clara, në objektet që mblodhi, gjeti dorëshkrimin e romanit, me plot nënvizime, shënime. “Është një shkrimtar plot forcë dhe me një imagjinatë turbulluese-padyshim një shkrimtar i madh europian”, – më tha Cezari pasi lexoi dorëshkrimin për shkrimtarin tonë Visar Zhiti

 

Para 5 vjetësh u nda nga jeta poeti i madh rumun, Cezar Ivanescu.Largimi i tij nga jeta ndodhi vetëm një javë pasi u kthye nga promovimi i librit të tij në Shqipëri, nga vendi i origjinës së nënës së tij.Me shuarjen e tij nga jeta Rumania humbi një nga poetët më të rëndësishëm të pasluftës së Dytë Botërore.Ndarja e tij nga jeta ka sjellë një boshllëk në hapësirën kulturore rumune. Kritikët vendas e kanë quajtur si “poeti më i madh i shfaqur në testamentin e gjuhës letrare të Eminescu-t”.

Udhëtimi i tij i fundit për në Tiranë pati plot përkime të rastit dhe shortit. Na kujton pelegrinazhin e fundit të shkrimtarit tjetër rumun me origjinë shqiptare, Viktor Eftimiut, në vitin e vdekjes në 1972, kur ditët e fundit të jetës do t’i kalonte po në Shqipëri.

Nëna e Cezar Ivanescu-t, Ksanthipi, me mbiemrin Naumi, vinte nga një familje emigrantësh nga Korça, të cilët u vendosën në Rumani, në krahinën e Moldavisë, në qytetin Barlad. Për nënën, poeti do të ruante një adhurim dhe dashuri të pashoqe gjatë gjithë jetës. Ikona e nënës do të jetë e kudondodhur në poezinë e tij, shpeshherë të mbyllur në çelësa që e bëjnë hermetike dhe vështirë për ta deshifruar.

Cezar Ivanescu-n, përpos lidhjes biologjike me Shqipërinë do ta lidhte dhe një hollësi e jetës së tij: nga viti 1986 e deri në vdekje, ai jetoi në një shtëpi të ndërtuar nga prindërit e Viktor Eftimiut në Bukuresht, e ndodhur në rrugën ‘Silvestru 50’. Lidhja me Shqipërinë dhe me Viktor Eftimiun do të bëhet e shumëfishtë: “…nëpërmjet kësaj shtëpie jam lidhur dhe njëherë më shumë me Shqipërinë”,- më thoshte shpesh Cezar Ivanescu.Sa herë flitej për Shqipërinë, manifestonte një gazmim fëminor që lidhej me admirimin për nënën e tij dhe për popullin shqiptar. Kur mori kopjet e para të librit të tij në shqip, “Lojë dashurie”, të dërguara me postë nga botuesi i Shtëpisë Botuese Ora, Besnik Mustafaj, dukej i ngazëllyer, i prekur, i entuziazmuar nga cilësia tipografike e librit, nga përzgjedhja e poemave, më thoshte se e tregoj kahmos për të treguar se çfarë cilësie libri bëhet në Shqipëri: një botim bibliofil.Sipas tij, Shqipëria që ai po e shihte pas 33 vjetësh, pas vizitës së parë në vitin 1973, ishte një vend krejt i ndryshuar, një vend në transformim dhe modernizim të shpejtë, një vend që “po shëron plagët e veta”. I premtoi Besnik Mustafajt se do të shkruante dhe një libër me kujtime nga Shqipëria, duke bashkuar disa shënime udhëtimi të vitit 1973, por dhe ato të udhëtimit të tij të fundit. Shorti nuk ishte me të dhe me siguri mbetën shumë projekte të parealizuara.Në shtratin e tij, libri i fundit që lexoi ishte një dorëshkrim i përkthimit të romanit “Funerali i pafundmë” të Visar Zhitit. Vajza e tij, Clara, në objektet që mblodhi, gjeti dorëshkrimin e romanit, me plot nënvizime, shënime. “Është një shkrimtar plot forcë dhe me një imagjinatë turbulluese-padyshim një shkrimtar i madh europian”, – më tha Cezari pasi lexoi dorëshkrimin për shkrimtarin tonë Visar Zhiti. E donte shumë dhe krenohej me Ismail Kadarenë.Por ajo që është më e rëndësishmja, ishin planet e tij për promovimin e letërsisë shqipe, që ai e çmonte aq shumë.Si drejtor i Shtëpisë Botuese “Junimea”, një nga shtëpitë botuese më të vjetra dhe më të njohura të Rumanisë, donte të hapte një kolanë me letërsi shqipe.Gjatë viteve të fundit kishte botuar “Pallati i ëndrrave” të Ismail Kadaresë dhe “Verë pa kthim” të Besnik Mustafajt.Pesë vjet më parë, në të gjithë shtypin vendas vdekja e papritur e poetit Cezar Ivanescu u përjetua si një humbje e madhe për poezinë rumune. Adhuruesit e tij fotokopjonin një foto të poetit, e cila shoqërohej me fjalët “U shua poeti Cezar Ivanescu” dhe e ngjisnin dhe e shpërndanin kudo në rrugët dhe fasadat e Bukureshtit.Shkrimtarë, intelektualë, kritikët letrarë e përjetuan si një humbje të madhe e të parikuperueshme. Në titujt e gazetave shkruhej: “U nda nga jeta poeti i fundit, një ndër poetët e mëdhenj rumunë” ose “pas vdekjes së Nichita Stanescu-t e këtej, poezia rumune nuk ka pësuar një humbje kaq të madhe…”. Vdekja e Cezar Ivanescu-t i kapi miqtë e tij të papërgatitur, ndonëse ai mund të konsiderohet poeti më i përgatitur se akëcili tjetër për vdekjen, sepse i këndoi vdekjes gjatë gjithë jetës dhe koketoi më shumë e më gjatë me të.Poetë, miqtë e tij, adhuruesit e poezisë së tij, por dhe ata që e patën zili dhe nuk e deshën, mbetën pa fjalë.Padyshim evenimenti më i rëndësishëm i fundit i jetës së poetit lidhet me Shqipërinë; në datën 15 prill 2008, u promovua vëllimi i tij poetik “Lojë dashurie”, botuar nga Shtëpia Botuese “Ora”, nën kujdesin dhe parathënien e shkrimtarit Besnik Mustafaj.Për Cezar Ivanescu-n ardhja në Shqipëri nuk ishte një udhëtim i thjeshtë, nuk ishte vetëm promovimi i një libri të përkthyer, por një udhëtim me një domethënie të posaçme për të.Ardhja në Shqipëri ishte si një parathënie e shortit të tij. Janë goditëse vargjet e fundit që shkroi ai për Shqipërinë në datë 7 prill, një javë para se të mbërrinte në Shqipëri: ! më qofsh, Ti,/ Shqipëri,/Varr i dashur,/ Dhe i thellë Lumturie/ i Poetit Shiva,/ Poeti i Fatkeqësisë-Vallëzimit-Yllësish-Pa-Fund!

Dhe vetëm një javë pas largimit nga Shqipëria, Cezar Ivanescu do të largohej nga kjo botë, me gjurmët e imazheve dhe kujtimet më të fundit për Shqipërinë, tokën amtare dhe me shpirtin në paqe nga kontakti me viset e vendit të lindjes së nënës së tij.Një natë pas mbërritjes nga Shqipëria, më ftoi në shtëpinë e tij, bashkë me disa miq të tij shkrimtarë, për të pirë një gotë verë, ku të flisnim për udhëtimin e fundit në Shqipëri.Fliste me pasion dhe mirënjohje për mikun e tij Besnik Mustafaj, për revelacionin që pati kur dëgjoi zërin e Vikena Kamenicës, për shndërrimet e peizazhit shqiptar etj. Më premtoi se do të kthehej në Pogradec, ku fjetëm natën e parë në Shqipëri, ku donte te qëndronte një muaj, në një dhomë buzë liqenit të Ohrit dhe do të shkruante…Pas vizitës së parë në Shqipëri, thoshte se “kuptova më mirë mënyrën e jetesës së familjes sime, të nënës dhe të gjyshes nga ana e nënës, e cila ishte tradicionale shqiptare”.“Gjyshja dhe nëna ime nuk dinin mirë rumanisht, me të afërmit e tyre flisnin gjithmonë shqip”.“Ne, fëmijët, nuk mundëm ta mësonim shqipen.Babai im ishte oficer karriere.Në shtëpi, nuk na lejohej të flisnim shqip, por vetëm rumanisht”. Ajo për të cilën është më mirë të flasim për një poet a shkrimtar është vepra e tij.Para se të njihja poetin kam njohur poezinë e tij.Një poezi e rrallë, me një muzikalitet dhe rafinament gjuhësor që e bëjnë unik në peizazhin e lirikës rumune.Poet atipik, i thellë, muzikor, të gjitha këto cilësi më bënin të kisha një qasje drejt saj.Përkthimi i poezisë së Cezar Ivanescu-t ishte një provokim dhe një ndërmarrje e vështirë.Vështirësitë e përkthimit të saj nuk kanë qenë të rendit gjuhësor, por të nivelit të kuptimit mbi dhe nëntekstor, të simbolikës, të gjetjes së çelësave dekodifikues, të kuptimit të mistikës së saj, të transmetimit të muzikalitetit të saj etj.Në tekstet e poetit Cezar Ivanescu mund të ketë poezi që të pëlqejnë më shumë apo më pak, por në to vibron diçka “e shenjtë”.Hyjshmëria e vetme e poetit është lindja, akti i krijimit, i cili  kashtos gëzimin me vuajtjen, frikën me shpresën. Fillimisht kam përkthyer poemat me varg të bardhë për t’u ndjerë më i sigurt në ndërmarrjen time.Në takimin e parë personal me të, në një lokal të Muzeut të Letërsisë në Bukuresht, (më kishin lajmëruar se është një tip i vështirë dhe i paparashikueshëm) u gëzua nga propozimi për ta përkthyer në shqip. Nga ai çast më konsideroi si një mesazher të afrimit me vendin e nënës së tij, e më pas u bëmë dhe mbetëm miq.Cezar Ivanescu ishte një njeri i drejtë, i vetëdijshëm për vlerën e poezisë së tij, nuk dinte të bënte kompromise, nuk thoshte një gjë që nuk e mendonte dhe besonte, shumë i sinqertë, shumë guximtar, dhe si pasojë bëhej inkomod në shumë rrethana.Në këtë pikëpamje ishte një personazh atemporal, i rrallë dhe i magjishëm.Tek ai nuk dalloje dyzimin midis poetit dhe njeriut.Ai ishte poet në çdo rrethanë, ai dhe poezia ishin një. Kjo hipostazë do t’i sillte, për pasojë mjaft andralla. Njeri që rrezatonte një kulturë të gjerë, klasike dhe moderne; manifestonte një butësi dhe delikatesë ndaj njerëzve që i çmonte si miq dhe ishte radikal dhe luftëtar kalorësiak me pseudoshkrimtarët që e luftonin dhe që i vinin në dyshim nderin dhe poezinë e tij.Kohëve të fundit mbante një bastun të gjatë dhe barsolinë. Gjatë udhëtimit të fundit me të, për në Tiranë, pata një revelacion: ngjashmërinë e tij me poetin tonë Lasgush Poradeci. Trupvegjël, me bastun e pallarinë, të vetëdijshëm për vlerat e poezisë së tyre dhe për pavdekësinë, me kulturë enciklopedike, mistikë, acidë me kundërshtarët, delikatë dhe të butë me miqtë, përdorues mjeshtërorë të gjuhëve në të cilat shkruan, recitonin poezitë e tyre në publik, mbi të gjitha – dy poetë të mëdhenj. Ky revelacion i fundit më bëri të afërt edhe më familjar me poetin Cezar Ivanescu.

 

 

“Shshsht! Ule zërin!” në Teatrin Kombëtar
Sonte, Teatri Bylis i qytetit të Fierit, në sallën “KadriRoshi” të Teatrit Kombëtar, nis të shfaqë për publikun e Tiranësshfaqjen e tij më të fundit “Shshsht! Ule zërin!”, një dramë satirë e autorit Pëllumb Kulla.Pjesa paraqet një mjedis të pashkelur më parë. Ngjarjet zhvillohen në
një ambasadë shqiptare diku në një vend të Europës Perëndimore,menjëherë pas përmbysjes së komunizmit, gjatë “ndërrimit të qiejve”,kur shteti shqiptar përjeton vetëpastrimin e tij nga mbetjet  e thellakomuniste në mentalitet dhe infrastrukturë.Veprimet skenike përfshijnë vetëm territorin dhe ndërtesën e ambasadës, ku personeli edhe jeton, edhe kryen funksionet zyrtare. Kjo
rrethanë i jep autorit spunton që në gojën e personazhit qendror,ambasadorit, të shprehet: “Është një Shqipëri e vogël, e përmbledhur, si në një epruvetë.Kjo godinë, ky rreth njerëzish, i ka të gjitha: e ka të shkuarën pa nevojë për të vajtur deri në muze; eka të tashmen, pa dallim nga çdo mjedis në atdhe, demagogji, oreksepër pasurim, luftë klasash, klane, armë, thyerje deposh, përgjime.Dhe pastaj e ka të ardhmen të kërcënuar edhe nga e shkuara, edhe nga etashmja”. Shfaqja është vënë në skenë nga regjisori Leka Bungo, i ardhurposaçërisht nga ShBA, dhe është ndjekur me interesim nga publiku tejetartdashës i Fierit. Dhe kjo jo vetëm për fabulëninteresante dhe tëfreskët, jo vetëm për punën e bukur regjisoriale të Bungos, jo vetëmpër angazhimin e aktorëve më të mirë vendas, nga të cilët artisti më i spikatur,Astrit Hasani ka një arritje dinjitoze në rolin eambasadorit të ri, por edhe për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të dy
aktorëve karizmatikë, të Robert Ndrenikës dhe Viktor Zhustit, të cilëtjanë pritur me aklamacion në të gjitha netët. Spektakli zgjat një orë e njëzetedy minuta dhe nis të jepet që nga dita e sotme, dt. 26 prill 2013, ora 20:00

 

Dixhitalizohet fondi unik i bibliotekës më të vjetër të artit

 

Dorëshkrimet e partiturave të Himnit për Vidin, shkruar nga Lec Kurti, drama të shkruara në vitin 1912, të pavëna në skenë, partiturat më shënimet me laps të Çesk Zadesë, Tonin Arapit etj., janë pjesë një fondi të rrallë, ndoshta më uniku për sa i përket fondit të kulturës që ndodhet në Bibliotekën e Akademisë së Arteve. Biblioteka e Akademisë së Arteve në Tiranë konsiderohet si më e vjetra, prandaj Banka Botërore ka mbështetur një projekt për dixhitalizimin e fondit të rrallë të kësaj biblioteke, projekt që u prezantua dje nga rektori i Akademisë së Arteve, Petrit Malaj dhe drejtoresha e kësaj biblioteke, Miranda Bakija. “Me këtë dixhitalizim u japim mundësi studentëve të navigojnë në materialet e ndryshme dhe të gjejnë elementet e duhur për punimet që iu nevojiten”, –tha rektori Malaj.Për drejtoreshën e Bibliotekës së Universitetit të Arteve, Miranda Bakija, e rëndësishme është se nëpërmjet këtij dixhitalizimi do të bëhet e mundur ruajtja e këtyre dorëshkrimeve origjinale, qofshin këto të artit skenik, muzikës apo arteve pamor. Fondi ka më shumë se 900 dorëshkrime, nga të cilat 600 i përkasin muzikës.

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

You must be logged in to post a comment Login