visi baner 5

AK e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit

Aleanca Kuq e Zi ka marë vendimin për të hyrë e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit. Në prag të përfundimit të afatit zyrtar për regjistrimindownload (2) e koalicioneve parazgjedhore, lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu bëri të ditur vendimin e kuqezinjve .Në një konferencë për shtyp, Spahiu shpjegoi arsyet që i shtynë kuqezinjtë të mos i bashkohen aleancës opozitare “Për Shqipërinë Europiane”.
“Këto ditë nuk kemi reshtur nga negociatat për tu bërë pjesë e një fronti tërësisht opozitar, jo mbi doktrina politike. Personalisht larg çdo paragjykimi kam kontaktuar çdo lider politik të spektrit opozitar. Me bindje të plotë kemi punuar me qëllimin e vetëm për domosdoshmërinë e një rotacioni politik, ku të gjithë kundërshtarët e këtij regjimi të mblidheshin, të bashkoheshin në një kauzë, sjelljen e një filozofie të re që do ndryshonte Shqipërinë. Shqiptarët kërkojnë shpresë, jo ndryshim xhaketash në pushtet. Me këtë qellim propozuam dje disa kërkesa që lidhen me një ndryshim thelbësor të standardeve dhe të ardhmes së Shqipërisë. Në kauzën e AK-së është realizimi i aspiratës për bashkim kombëtar. Për hir të prezencës së një partie greke ne nuk mund të tradhtojmë kauzën e bashkimit kombëtar, se është një kauze e cila nuk mund të tradhtohet”- deklaroi Spahiu.

 

Reklama-Eagle

2 Përgjigjet për "AK e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit"

  1. betimi  24/04/2013 në 7:58 pm

    Shqiperia ka njohur vetem progres. Nje infrastrukture moderne, rruge qe cdo shtet fqinj do i kishte lakmi. Shqiperia vazhdon te zhvillohet edhe ne sektoret tjer, si energji, turizem e kesht me rradhe.
    Rama ishte per tre mandate ne Tirane, dhe cfare beri, pervecse betonizoi Tironen, dhe dit ti lyej pallatet me bojera te ndryshme. Pai qytetaret e Tirones e perzune, ai u kthey ne bllokuesin me te madh Shqiperise. Bllokoi Shqiperine ne HEQJEN E VIZVE, tash bllokon Shqiperin nga marrja e statusit vend kandidat per ne BE.

  2. Ibrahim  24/04/2013 në 10:23 pm

    hamzai dhe filbi i rames tradhetojne jo vetem berishen qe i zgjodhi ne poste por keta per nje lek e shesin edhe trurin.

Komentet janë mbyllur