visi baner 5

Nafta dhe mineralet rrisin eksportet

Eksportet kanë vijuar performancën e tyre pozitive në tre muajt e parë të vitit, duke u rritur me 17.2% me bazë vjetore për periudhën janar-mars 2013, për të arritur kështu në 53.2 miliardë lekë. Tri grupmallrat kryesore kanë shënuar tendencë pozitive, ku rekordin vijojnë ta mbajnë eksportet e mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë, që janë rritur me 47% në 23.4 miliardë lekë, si rrjedhojë e eksporteve të larta të naftës nga kompania “Bankers Petrolium”. Në rritje kanë vijuar dhe eksportet e tekstileve dhe këpucëve, që janë zgjeruar me 4.2% në 16.5 miliardë lekë. Ky zë shënoi rënie përgjatë gjithë vitit të kaluar, por këtë vit eksportuesit duket se po e rimarrin veten teksa partnerët italianë po rikthehen në Shqipëri, duke iu larguar kështu Kinës. Grupi i tretë më i madh, ai i materialeve të ndërtimit e metaleve, ka parë një rritje të eksporteve me 5% në 7.3 miliardë lekë, si rrjedhojë e ecurisë së mirë të eksporteve të kromit. Edhe ky zë vitin e kaluar shënoi një performancë negative.

 

 

Reklama-Eagle

Komentet janë mbyllur