Armina Mevlani, e dashura e re e Shkëlzen Berishës (Foto)

Armina-ShkelzeniDy ditë më parë, gazeta “Shekulli” publikoi një lajm ku hidhte dritë mbi jetën e re të ishnuses së djalit të Kryeministrit Sali Berisha në Suedi, Sadijes. Tashmë nuk ka asnjë dyshim që Shkëlzeni është ndarë nga bashkëshortja e tij më të cilën ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Por kush është vajza që ka zëvendësuar Sadijen? E gjithë Tirana duket sikur e di dhe e ka të qartë emrin dhe fytyrën e bukuroshes më të cilën Shkëlzeni ka ndërtuar një lidhje. Identiteti i saj nuk ka dalë asnjëherë në media, lidhur me këtë çështje. Ne u interesuam me tej duke e kontaktuar vajzën të cilës i kishim dëgjuar emrin për të pyetur më shumë për këtë histori. Ajo është një figurë e njohur e ekranit, por edhe e botës së modës. Emri i saj është Armina Mevlani. E pyetur nga“Shekulli”, nëse është ajo vajza më të cilën shoqërohet Shkëlzen Berisha, Mevlani pohon: “Nuk dua ta komentoi këtë situatë dhe kam qëndruar larg medieve për këtë çështje” . E pyetur përsëri nëse e mohon lidhjen me djalin Kryeministrit, ajo thotë: “Jo jo, unë nuk e mohoj, por thjesht nuk dua të flasë ta komentoj për momentin. Nuk di çfarë t’ju them! Kjo është e gjitha çka mund të shprehem”. Më këto fjalë e shpjegon Armina gjithë thashethemnajën që qarkullon për një lidhje të mundshme të sajën me djalin e Kryeministrit. Ajo që kuptuam nga bashkëbisedimi me të është se 22-vjeçarja nuk do që të flasë për këtë lidhje dhe për jetën e saj private duke dashur të qëndrojë indiferente ndaj këtij interesimi. “Dua të distancohem dhe nuk dua të falas për këtë gjë”- e mbyll ajo kontaktin me gazetën “Shekulli”.Nga Entela Resuli/Shekulli 

 

 

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

One Response to "Armina Mevlani, e dashura e re e Shkëlzen Berishës (Foto)"

  1. Ben Chicago  19/06/2013 at 11:49 am

    lum babai qe e ka kete vajzen

You must be logged in to post a comment Login