visi baner 5

Edikti i Milanos dhe liria fetare

download (17)Në historinë e qytetërimit perëndimor, akti i parë juridik, që hapi portat e lirisë fetare, prej së cilës, u zhvilluan dhe derivuan liritë tjera, është Edikti i Milanos, i hartuar nga Konstandini i Madh (274-337) nga Dardania. Ky Edikt, vuri themelet e konstitucionit shpirtëror të qytetërimit perëndimor, pas shekujve të shumtë sakrifice që përjetuan të krishterët e kishës së hershme. Ky akt juridik, nxori të krishterët nga llogoret e katakombet dhe për herë të parë, krishterimi u pranua si besim i Perandorisë. Me këtë, u pranua përmasa hyjnore e njeriut dhe njëherësh u iniciuan indicet e para të laicitetit të shtetit. Rëndësinë e këtij Edikti dhe dhënies së lirisë fetare, Konstandini dhe Licini, dy perandorë të kohës, e motivojnë nga nevoja e stabilitetit të shtetit dhe për qetësi publike. Këta dy perandorë të famshëm, kuptuan rëndësinë e lirisë fetare, si një përmasë shpirtërore dhe hyjnore, që mund t’i ndihmoj të mirës publike, prandaj e lanë të lirë krishterimin të zhvillohej, e bashkë me të, gjitha besimet tjera.

Është me rëndësi të theksohet se Edikti Milanos, promovoi dhe afirmoi liritë e besimit për çdo fe dhe jo vetëm për fenë e krishterë. Kështu, Edikti hapi portat e mëdha të paqes dhe lirisë dhe u bë fondament për shumë akte tjera juridike e politike të mëvonshme . Me këtë Edikt, u ndihmua organizimin më i mirë i shoqërisë njerëzore, sepse siç thuhet në këtë Edikt, të Konstandinit dhe Lecinit, perandorë: “kemi diskutuar rreth të mirës dhe sigurisë publike, dhe na është dukur se, ndër gjërat që do t’i sillte përparësi njerëzimit, nderimi që i dhurohet Hyjit meriton vëmendjen tonë kryesore.” (Edikti i Milanos, botuar në Drita, 2013, përkthyer nga Don Lush Gjergji, fq. 19). Dy perandorët, janë të bindur në dobinë hyjnore të lirisë fetare, sepse ishte nevojë e kohës së tyre. Ndërkaq përvoja njerëzore e ka dëshmuar se kjo njohje dhe kjo liri, mbetet dobi për çdo kohe. Kjo dobi hyjnore, sipas Ediktit, mund t’i jap shoqërisë të mira publike dhe të krijoj stabilitet.

Përvoja njerëzore ka dëshmua se liria fetare është kërkesa ma jetike e njeriut, që në thelbin e vet ndërlidhet me vet qeniesinë e tij në botë dhe përplotëson gjitha të drejtat dhe liritë tjera. Historia botërore, ka dëshmuar, se, kur cenohet kjo sferë shpirtërore e besimit, rrezikohet e mira publike dhe kohezioni shoqëror.  Për një paqe të qëndrueshme dhe për interesin e përgjithshëm publik, lira e secilit për të besuar është domosdoshmëri dhe njëkohësisht garanci për paqe. Thjesht, kjo përmase e lirisë, është porta ma e sigurta për një paqe dhe liri të qëndrueshme.

Gjatë historisë së njerëzimit, liria si nevojë ekzistenciale e njeriut, ishte objekt i përhershëm i trajtimeve të ndryshme letrare, filozofike, teologjike, etj. Për lirinë, është shkrua shumë dhe s’pushohet së shkruari. Historia është dëshmitare e shumë rasteve gjatë historisë, ne emër të lirisë, etni, grupe të ndryshme dhe individ kanë qenë në gjendje të sakrifikohen.

Është fakt i mirëditur se liria, mbetet një nga nevojat ma jetike të njeriut.

Me gjithë faktin, se, liria është nevojë ekzistenciale e njeriut, diçka e domosdoshme si buka e ajri, ajo asnjëherë s’e ka përmbush përmasën e tejkohëshme që njerizimi e aspiron: të bëhet e plotë dhe të përmbush synimet njerëzore, për një paqe universale e të përhershme. Në botë vazhdon t’mos ketë liri, ndërkohë që në anën tjetër, dijetarë, artistë, teologë e burrështetas, me debate dhe angazhime të ndryshme, përpiqen ta sforcojnë nevojën për paqe e liri.

Nëse kthehemi pak në historinë e njerëzimit, e shohim se liria si koncept ka evoluar, derisa ka marrë përmasën e tejkohëshme, atë përmasë që në fokus ka njeriun, siç e njohim dhe konceptojmë sot brenda qytetërimit tonë.

Në Librin e Zanafillës, në Bibël, mësojmë se njeriu i yshtur nga një instinkt njerëzor, për të mbërri të pamundurën, e humb parajsën tokësore, Edenin, e bashkë me të, edhe lirinë. Nga atëherë, qenia njerëzore vazhdon të bëj luftë mes të mirës e të keqes, mes lirisë dhe jolirisë.

Në anën tjetër, nga antika kemi mitin për Promotheun, i cili për t’ju sjellur njerëzve zjarrin, simbolin e lirisë, pranon të sakrifikohet vet.

Në mendimin letrar e filozofik antik, liria s’kishte përmasën çfarë e kemi në shekujt e mëvonshëm. Me gjithë faktin se demokracitë antike ishin të zhvilluara, ndërkohë që mendimi filozofik e letrar lulëzonte,  mungonte liria e personit. Kjo përmasë e munguar, u përmbush me ardhjen e krishterimit, kur liria fitoi një dimension tjetër, atë të fokusimit te personi dhe kështu e bëri atë qenie të ndërgjegjshme dhe të lirë në një botë komplekse. Më vonë, konceptet mbi lirinë evuluan vazhdimisht. Ndërsa liria individuale, që ma tepër ka karakter pragmatik jetësor, për të cilën aspiron njeriu bashkëkohor, në mendimin dhe praktikën botërore, erdhi pas Revolucionit Francez (1789).

Për shqiptarët, rëndësia e  Edikti i Mialnos, është e shumëfishtë. E para, është fakti historik se është hartuar nga një perandor ilir dhe ky argument duhet të na bëj të ndjehemi krenar. E dyta, është dëshmi se krishterimi te shqiptarët, është burimor dhe autentik. E treta, duke e njohur këtë Edikt dhe përmasën e tij politike, juridike dhe fetare, kombi ynë mund ta forcojë bashkëjetesën ndër fetare dhe krijojë një paqe e stabilitet të përhershëm.

Reklama-Eagle

NJë përgjigje për "Edikti i Milanos dhe liria fetare"

  1. Genti  25/07/2013 në 6:28 am

    Po ju te krishteret kur do ja jepni Ediktin e Milanit muslimaneve ne Kosove, Shqiperi dhe Evrope, te cilet i urreni kaq shume doni ti zhdukni?

Komentet janë mbyllur